Në kërkim të një njeriu….

8 Shtator 2020, 18:11Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Abraham Linkolni është një figurë që më frymëzon edhe kur nuk jam mirë më shëndet. Kthehem rregullisht dhe lexoj e rilexoj nga jeta dhe për jetën e tij. Unik, në çdo drejtim, dhe një nga më të mëdhenjtë që ka nxjerrë njerëzimi.

Në përfundim të luftës civile, ai mbajti një fjalim me vetëm 10 rreshta, ndër të cilat tha: “Gjaku i atyre që u vranë në këtë luftë nuk u derdh kot; se ky vend, me hirin e Zotit do të përjetojë një rilindje të lirisë, dhe se qeveria e popullit, e dalë nga populli dhe që punon për popullin nuk do të zhduket nga faqja e dheut.”

Njerëz të tillë nuk lindin shpesh, dhe unë nuk shpresoj që ndonjë “farë” e tillë të jetë sjellë nga era edhe këtyre anëve.

I dëgjoj fjalimet e politikanëve tanë, që flasin me orë të tëra dhe nuk thonë asgjë. I shikoj hipokritë kur bëjnë “adetin” për të nderuar çdo 5 Maj të rënët për Atdhe, ndërsa përbetohen pa pikën e sinqeritetit dhe idealizmit, për të punuar për të mirën e vendit dhe popullit.

E dëgjoj shpesh pyetjen: Përse nuk doli një njeri këtu që të mendojë e punojë për këtë vend?
Por si duhet të jetë ai njeriu:

Të jetë si herkuli i filmave epikë që të vrasë “tiranët”?

Të jetë një njeri që të ketë zgjidhjen magjike të zhvillimit të këtij vendi?

Unë mendoj se nuk duhet të jetë as njëri e as tjetri. Por të jetë një njeri që së pari ta dojë këtë vend e këtë popull, dhe të punojë për të me shpirt dhe ndershmëri.

Linkolni u bë president në një kohë kur fjalimet e fushatës i mbante hipur mbi fuçitë e drurit në porte, në skela, apo mbi karro. Amerikanët i besuan fjalës së tij dhe jo pudiumit.

Linkolni i ngjiste fjalimet e tij të shkruara me dorë në trungjet e pemëve e shtylla, dhe njerëzit i lexonin.
Sepse nuk ka rëndëi ku flet e ku shkruan, por çfarë thua e çfarë bën!

Ndërsa ne shqiptarët sot, për fat të keq, dashurohemi me dekorin e skenës së mitingjeve, i cili shpesh nuk i lë gjë atij të festivalit të Kanës. Dhe mendoj se është edhe faji ynë që ne nuk gjejmë dot një udhëheqës të vërtetë.

Po po, është shumë edhe faji ynë!

6 komente në “Në kërkim të një njeriu….”

  1. qytetari says:

    E kemi pasur Ataturkun tone,Ahmet Zogun,trim,diplomat fin dhe europian,qe filloi dhe zbatoi reforma,qe po e rikthenin kete vend te mbuluar nga ferexheja e zeze e mentalitetit te pushtuesit osman perseri ne Europen e Gjergj Kastriotit.
    Por ne vazhdim beri gabimin fatal,qe u largua nga Shqiperia.

    1. Bureto says:

      E larguan. U largua si gjithë monarkët e tjerë. Çfarë të bënte? Ka ndonjë precedent, së paku në historinë moderne, që një monark të bjerë ‘rob’?! Po një gabim e bëri vërtet ai, që premtoi, apo i shkau goja se, nëse Atdheu invadohej nga fashistet italianë do të vishte opingat dhe do shkonte të luftonte në mal! Nuk e bëri frikacaku, ashtu siç e bëri ‘trimi’ Enver, i cili luftonte me Nexhmijen në vilën e Bahri Omarit, kunatit që për këtë mundësi, e pushkatoi.
      Sa i përket shkrimit të Kikisë, në lidhje me Linkolnin nuk ke ç’të shtosh, vetëm se krahasimi i dy kohëve, ai kur jetoi Linkolni dhe me këta tonët sot, nuk shkon. Linkolni jetoi e punoi para 200 vjetësh dhe njerëz si ai frymëzojnë, por nuk mund të kopjohen se kjo nuk ka sesi të ndodhë.

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Je budallallepsur fare,o Kaki!…Sa shume qejf qe i ke papiruset… ?
    Harron qe sot eshte koha e internetit…

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Pak te duket sali vampiri me theniet e tij prej krimineli:bashkfajtor e bashkvujtes,or taj kap do njerez te pasur dhe familja e tij sheike,apo prona eshte e shenjte dhe familja e tij xuni gjithe Shqoperine dhe pronaret u bene ish……
    Apo pak te duken theniet e monikes me kajake e lopata dhe reaktiv,besoni te abaz aliu se nuk ju ze virusi…
    Apo lulu 7×7 dhe eshte vetshpallur KM disa here..
    Apo pak te duket qe fluturon me perime…
    Apo te duken pak ulurimat e saliut,ta bej fytyren so kepuca,kercenimet per vrasje,revolucion,terheqje zvarre,hedhje ne lane e sa e sa xhevahire flori nga iliri e politkane si muli noka ndoka qoka,palma….

  4. bashkim says:

    Te flasesh keshtu si ti o Kkikia eshte gabim per te mos thene me shume. Ne gjithe luften e tyre drejt prosperitetit brezat njerezor kane zgjedhur nje model pozitiv te se kaluares e jane perpjekur ta arrijne e pastaj ta tejkalojne ate . Ti permend Linkolnin e madh te cilin brezat e amerikaneve e paten dhe e kane nje idhull per ta ndjekur
    Po mire mo i dashur po ne nga hici vijme valle? A ka shembull me ideal per tu ndjekur se atdhetaria,perkushtimi e burreria e ENVER HOXHES ! Inatin kija -thote populli per dike qe e urren-por hakun mos ja ha. Ne kemi heronje burra te shquar ne historine e ketij vendi por gjithe e keqja qendron ne faktin se e para ne na i perbaltin te huajt e cdo kontinenti lideret tane dhe kryesorja na kane futur ne gjak helmin e ambicjes e mohimit te vlerave te te njeri tjetrit. Nuk ka Europa ne historine e-saj burra trima e me te zgjuar se gjysherit e baballaret tane. Vepra atdhetare e tyre e kemi te gjalle para syve ne cdo hap por duhen sy e shpirt atdhetari per t’i pare e zemer e guxim per te ndjekur shembullin e tyre…………

  5. Baliu says:

    Edhe po te jet sjelle, ai duhet te kaloj neper zyrat e ambasadave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje