E vetmja rrugë që Rama të marrë mandatin e tretë

9 Shtator 2020, 10:51Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Dy linja dallohen në fushatën aktuale të Ramës. E para ka të bëjë me karikaturizimin e dyshes Basha-Kryemadhi për të treguar se në fakt pas tyre është Berisha-Meta. Nuk është larg së vërtetës.

E dyta ka të bëjë me demonizimin e dyshes së vjetër duke kujtuar të kaluarën, konkretisht Gërdecin dhe videon e famshme të Metës.

Është një strategji e provuar si joproduktive. Në 2005, u ndoq e njëjta strategji dhe ideatori ishte Rama; Berisha e kishte të freskët bilancin e mbi tre mijë të vdekurve nga ‘97-ta, dhe megjithatë shqiptarët e votuan pasi ishin lodhur duke parë hajdutllëkun e të gjithë atyre që sot hiqen si socialistë të kulluar dhe anti-Rama, por mbi të gjitha nga batutat dhe mospërfillja e Nanos.

Dhe kur harruan ‘97-ën, aq më pak sot shqiptarët janë të predispozuar të mbajnë mend 26 të vdekurit e Gërdecit dhe 700 mijë eurot e Metës.

Nëse do shkojnë të votojnë sot, shqiptaret shkojnë me synimin nëse do penalizojnë apo premiojnë Ramën. Se kush vjen më pas, se çfarë kanë bërë, nuk janë pyetje qe i bën, elektorati shqiptar.

Që t’i shpëtojë një fundosjeje elektorale, Rama është në limitin e kohës që të ndërrojë imazhin e qeverisjes. Sot askush nuk e kupton se çfarë duhet tek kultura një koketë si ministrja aktuale; nga vjen, çfarë të shkuare politike ka!

Ju lutem na i kurseni thëniet se ka punuar në Itali në një studio të madhe dhe erdhi të ndihmojë vendin. Këta na kanë dalë të gjithë hajdutë me çizme.

Pse duhet të rrijë Balluku në krye te tryezës, dhe cila është përgatitja e saj profesionale? Kuptohet, përjashto eksperiencën që ka pasur në Greqi, për të cilën nuk ka të dhëna.

Apo Cakaj tek e jashtmja, prezencë qe e ka bërë qesharak ketë dikaster. Janë njerëz që nuk thonë asgjë dhe që nuk janë në gjendje të mbajnë asnjë peshë politike, perveçse bëhen barrë politike.

Çfarë kuptimi kanë ca të tjerë që vijnë vërdallë si kali në lëmë dhe pa asnjë cilësi profesionale apo politike, por vetëm me kosto.

Njerëzit janë të lodhur dhe nuk ju mjaftojnë batutat e Ramës dhe tullat e Ahmetajt i cili as për spektakël politik nuk bën, që të dalin në kutitë e votimit.

Nëse do bëjë një qeveri të re, dhe për këtë është në zgrip të kohës, duhen personalitete të fushave. E majta nuk i ka të paktë profesionistët dhe profesorët që mund të drejtojnë dikastere dhe që t’iu japi besim njerëzve që diçka do jetë ndryshe.

Përndryshe, nëse vazhdohet me emra të konsumuar dhe banalë, apo trafikante interesash dhe delfinë të oligarkëve në qeveri, atëherë mesazhi që jep Rama nuk është aspak fitorja por sinjali se po përgatit tranzicionin e pushtetit.(Dritare.net)

37 komente në “E vetmja rrugë që Rama të marrë mandatin e tretë”

  1. dada says:

    Asgje nuk kuptova

    1. Tik Taku says:

      Ky është problemi….
      Si puna jote janë me dhjetëra mijëra që nuk kuptojnë as më elementaren se si funksionon politika reale.
      Analfabetë funksionalë quhen dhe janë aq të përhapur sa i gjen jo vetëm në çdo zyrë shteti por deri në parlament.

    2. Kute says:

      RAMA BURE SHTETI
      Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA Jane KUNDRA SHQIPERIS MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN ADOLESHENT

  2. ervin qerimi says:

    PS ne e mori ne qafe Rilindja ndersa Rilindjen e lane pa asnje pike kalamajte e bashkise qe u katapultuan ne Qeveri . Keto votime jane per Qeverine aktuale pastaj shohim e bejme .

  3. Ja ke fut kot plako, ja ke fut kot says:

    Kur u ndoq, sipas teje , ne 2005 e njejta linje, Rama nuk ishte ne krye te PS-se, por Nano.
    Keshtu, kjo teze bie.
    Te gjithe e dime se si perfitoi Berisha, Pd nga percarja e te majtes, gje qe solli ate ne te imagjinushmen, kthimin e Berishes ne pushtet, 8 vjet pas shkaterrimit te madh qe ai i beri dhe solli vendit.

  4. Qofte larg says:

    Mooos o Zot!
    Na more me qafe o Dritan.
    Edhe kjo na duhet

  5. Dani says:

    Po te ishe ti minister do na kishe nderua nje turko bullkar po ik more hajdute se gjith fetyre qe i njohim ne politiken shqiptare e gazetar e psedo analista 99.9 Jeni hajduta as se keni fare problem per shqiprine ndoshta shqiptaret mendoj se Rama eshte e keqja me e Vogel pre shqiprine koj ngelet per tu pa

  6. Shqiptari Ilirise says:

    Pse ja fut kot dhe luan opinionistin e rëndësishëm o Dritan?!
    Ç’farë të bëjë p.sh më shumë Gent Cakaj?
    Ai është ministër në detyrë për shkak të lojës politike të ndyrë yë Metës.Cakaj kryen gjithë punët e Ministrisë dhe Rama çastaj shkon si përfaqësues si Ministër që është dhe puna e Cakës nuk duket.
    E di ti që me angazhimet që ka Rama,mos jetë Caka,atë ministri dhe gjithë integrimin e mer lumi?
    Po ik o Dritan e mos ja fut …….s kot e bëj kopetentin duke folur nga jashtë si e ëma e Zeqos!
    Po ik o Dritan mjaft dhe mend nga kafja e lagjes!

  7. Kujtim says:

    Shume mire e ke Dritan.

  8. analisti says:

    O Driton
    ai Gent Cakaj është djali me formimin kulturor më të madh që i ka ardhur ndonjëherë Min. së Jashtëme.
    Është njohësi perfekt i proceseve integruese dhe një puntor i pa lodhur.Po ai nuk bën show mediatik.
    Ti që të bindesh,ose ftoje në ndonjë emisionin tënd ose shko pi një kafe dhe ta shohësh sa injorant e katundar do të duket vetja kur të hysh në muabet.
    Provoje pastaj broçkullit tu dhon men!

  9. MOS E DHËNTË ZOTI !?? says:

    BASHA KRYEMINISTËRRRRRR!!!!!??????

  10. goliku says:

    Tani je teper i sakte, nqse Rama vazhdon me kokefortesine qe e karakterizin per lesh do te shkoi dhe kjo jo pse do rezohet por do te vine ne pushtet kriminelet Meta, Berisha, boll me ministra tranguj dhe pa asnje vlere si keta qe permendni me larte.

  11. Arian says:

    Mirë me ministrat e tjerë po me zonjën Balluku çfarë ke.ajo e ka treguar veten me aftësitë menaxhuese që ka në çdo vend pune.eshte personi adapt që të bëj dhe kryeministrin e Shqipërisë.

  12. Loni says:

    E the mire Tani por kujt ja the….Rama i urren profedionistet .Ai do lepe peqe

  13. Po nuk fitohet me me spiropalin,nikollen,ahmetajn,beqajn,ballukun etj,jane te konsumuar dhe pa vlera more z.rama,e kupton apo je i marre peng e nuk mund te veprosh ndryshe.

  14. Pyka says:

    Ne kohen e Birishit dhe Mutit(Metes)korrupsioni ishte marramendes….sot korrupsioni eshte galopant(te dytet,pas Sierra Leones)..?..sot u kerkojne votat kokepalareve…le tu kërkojnë vota jeniçerëve te tyre,se populli do tu japi rroçken…kjo ështe pakpor e sigurte…

  15. rexha 10 says:

    PO TE KORROPTUARIT MINISTRAT E QEVERISE RAMA ,KUJTE JA ADRESON zoti DRITAN??MINISTRA QE TE DUKET SIKUR RAMA I KA NXJERRE NGA TAJARET E TIJE. PERSE JU GAZETARE NUKE I BENI PYETJA MINISTRAVE TE RAMES ?_SEPSE E DINI SHUME MIRE PERGJIGJEN GENJESHTER QE DO TE MERRENI. LERE PASTAJ KORRUPSIONIN.

  16. vlora says:

    Analize e sakte.Epara tri prurjet ne kulture,ne arsim,ne punet e jashtme ishin jo te goditura PS e votuan shqiptaret dhe nuk kishin pse vinin ministrat nga kosova .Falet psh te vij nje Qose nga kosova nuk ke cthua po ata te dy?Pak djem e vajza shqiptare ka qe jane exelente?Apo nuk i prishet qefi Batonit.Lexova qe ne min.e financave do vij Spiropali ose Ahmetaj .Tallje me te madhe me popullin nuk ka.Humbja e thelle eshte e sigurte.Shqiperise i duhet nje ekonomist i zoti qe tu vere fre shpenzimeve te teperta e te ngreje ekonomine e shkateruar.Flitet se do kthehet prap Beqja.Pa e paragjykuar.Ai eshte njeriu me i ndershem.RON VETEM me rogen e tij dhe ate e ndan me te vobektet por ka nje te keqe.Ne opinionin e gjere perceptohet si babai i korupsionit se nena u be Spiropali ne dogana

  17. Olimpia says:

    Ndonje mendim e ke drejte.Por themelore o Dritan eshte programi, jane idete .Rama duhet te beje kthese rrenjesore drejte politikave te majta te cilat ne perendim perfshi edhe SHBA , po i theksojne fort partite socialdemokrate ,por edhe te gjelberit dhe te djathtat sociale.Bile dhe njeriu me bosh,politikani i korruptuar dhe mashtruesi shembullor Basha po kthehet me premtime ne Robin Hud .Kuku moj nane ,thone shkodranet. Cilat jane keto politika …..
    Industrializim i vendit .Synimi i shfrytezimit me cikel te mbyllur i pasurive te vendit dhe ngritja e industrive te reja hitech.Rrjedhoja do te jene punesim i rinise, rritja e vleres se shtuar dhe rrogave,ulja e varferise dhe e emigracionit,rritja cilesore e rrjetit te aresimimit politeknik.
    Rritja e rolit te shtetit ne ekonomi ,sidomos ne energjigike, ne deget strategjike dhe ne sherbimet ndihmese
    Goditje e forte e mashtrimit gjigand tatimor dhe detyrimi qe veprimtaria ekonomike dhe sherbimet private te paguajne deri ne qindarke taksat dhe sigurimet shoqerore.
    Permiresimi rrenjesor i administrates shtetrore ne te gjitha hallkat,lufte pa kompromis korrupsionit dhe krimit.
    Ne program kombetar i modernizimit te bujqesise dhe ngritjes se i industrive perpunuese.Me hapsiren dhe klimen se la Shqiperia mund te shnderrohet ne ne prodhues i rendesishem i ushqimeve bio me vlere per tregun e pasur perendimor por edhe kinez,japonez,etj.
    Krijimi i kushteve per rritjen e rolit te sindikatave te cilat per vete natyren e tyre duhet te shnderrohen ne aleatet me te mire por edhe kritike ndaj te majtes shqiptare.
    Perkrahje legjislative dhe politike realizimit te plote te reformes ne drejtesi per arritjen e goditjes pa meshire te krimit dhe korrupsionit te niveleve te larta.
    Pa keto masa Shqiperia nuk del cuore nga varferia dhe prapambetja .Pa rishperndarje me te durante te te ardhurave kombetare ,pa kujdesin ndaj punetoreve dhe shtresave te varfera nuk mund te kete te ardhme .Ne se Rama nuk eshte i gateshem drejt kesaj kthese, spese ne thelb eshte nje liberal dhe jo nje i majte ,PS me primarie le te zgjedhe nje drejtesi tjeter.Brenda popullit te majte ka personalitete ,mjafton tu jepet mundesia. Dhe fitorja e PS eshte pothuajse e sigurte perballe llumit te ndyre qe perfaqesojne Meta dhe Berisha,pasi Basha dhe Mona jane thjesht nulla.

    1. Thank you says:

      Flm. Sikur te merreshin seriozisht keto ide. Nje tjeter qe do shtoja une do ishte strategjia per turizmin dhe ndertimi i resorteve super moderne ne brigjet e adriatikut sipas stilit turk all inclusive.

  18. Qetësusi says:

    Imagjinoni Cakaj perballè Lavrov per cèshtjen Shqiptare ne ballkan

    1. Shqiptari Ilirise says:

      O Qetësues,
      Cakaj ka qënë përballë Lavrovit dhe Tadiçit të Sërbosë dhe i ka bërë të flasin me vehte.Me argumenta dhe fakte si një njeri i super kulturuaar dhe super edukuar që është.
      Aq sa pas takimit të gjithë ministrat e jashtëm që në fillim e panë me dyshim e takuan dhe donin ta takonin.Dhe sot,megjithëse është ministër në detyrë,e takojnë dhe këmbëngulin ta takojnë se është një enciklopedi kulture.
      Po Cakaj nuk është Showman!
      Ai bën punën!
      Ju doni Salinjtë,Lulëzimët,Palokët,Nokët, e sojin e sorollopin e injorantëve xhahilë që mezi po presin tu a hypin prap si gjithmonë!

  19. Lani says:

    A e shikon o Dritan që nga komentet e mësipërme ia ke futur kot? Komentuesit duan statuskuonë. Fundja përse janë në pushtet? Mos vallë iu nxi b… për shqiptarët? Shiko administratën si sillet. Armiqësore është me njerëzit e biznesin që ankohet përditë për ata. Shiko me çfarë servilizmi ndaj shefit dhe megallomanie para publikut sillen politikanët. Ti kërkon nga Rama që të ndryshojë ndonjë gjë që ta besojnë njerëzit përsëri. Por ai duket që i kanë shteruar idetë. E ka përqendruar ekonominë në ndërtim pallatesh pavarësisht burimit të parave të ndërtuesve, “ biznesmenëve”. Me kësi idesh as deri në Surrel nuk shkohet?

  20. Erion says:

    Per ju qe mbroni kalamanin koqevar Caka, se ai i shkreti na beka te gjithe punet e Min Jashtme po nuk i duken se nuk ka titullin e ministrit. Po mire mor trushkulur pse duhet te bente gjithe ate katrahure i gjati me spondeliatroze te theksuar duke sjelle nje birbo nga kosova. Pak burra e gra ka shqiperia per t’u bere nje minister i jashtem.
    Like hajduti ka te gjitha gjynahet e kesaj bote por ne rastin e mosdekretimit te C(k)aka kishte plotesisht te drejte.
    Shikoni pak Besen si thote tani: jo une jom ka iki pe ministrie e pe shqipnie se ne jemi dy shtete te ndryshme. E kuptoni ku jemi. Ramovic tall carin, ben ca i do qejfi, ben minister ke ti doje bytha; gojet e liga thone se me ndryshimet e qeverise ne shtator do sjelle 2 ministra nga izraeli. Fundja kush mund ta ndaloje, ato brekdhjeret qe ka ne PS, apo populli qe mezi mbush barkun me buke.
    Imagjinoni, edhe ne emigracion, te pakten ne amerike, komunitetet e etnite perfaqesohen ne te gjitha nivelet.
    Ne shqipe ta merr ai gent loqen, ate besa baxhellen e ti sjell ministra a thua se eshte ne tokat e babait. Dhe ka fytyre e shan te tjeret pastaj: toke e xanun.
    Realitet i hidhur.

  21. Erion says:

    Per ju qe mbroni kalamanin koqevar Caka, se ai i shkreti na beka te gjithe punet e Min Jashtme po nuk i duken se nuk ka titullin e ministrit. Po mire mor trushkulur pse duhet te bente gjithe ate katrahure i gjati me spondeliatroze te theksuar duke sjelle nje birbo nga kosova. Pak burra e gra ka shqiperia per t’u bere nje minister i jashtem.
    Like hajduti ka te gjitha gjynahet e kesaj bote por ne rastin e mosdekretimit te C(k)aka kishte plotesisht te drejte.
    Shikoni pak Besen si thote tani: jo une jom ka iki pe ministrie e pe shqipnie se ne jemi dy shtete te ndryshme. E kuptoni ku jemi. Ramovic tall carin, ben ca i do qejfi, ben minister ke ti doje bytha; gojet e liga thone se me ndryshimet e qeverise ne shtator do sjelle 2 ministra nga izraeli. Fundja kush mund ta ndaloje, ato brekdhjeret qe ka ne PS, apo populli qe mezi mbush barkun me buke.
    Imagjinoni, edhe ne emigracion, te pakten ne amerike, komunitetet e etnite perfaqesohen ne te gjitha nivelet.
    Ne shqipe ta merr ai gent loqen, ate besa baxhellen e ti sjell ministra a thua se eshte ne tokat e babait. Dhe ka fytyre e shan te tjeret pastaj: toke e xanun.
    Realitet i hidhur.
    Poshte dallkauket qe po ja marrin shpirtin e boshatisin shqiperine. Si mund te rrish te te qeverisin genti, besa, edvini, apo belindat, nga me bythederrja ajo balluku e deri ke me e shtremeta.

  22. Lik says:

    E vetmja ministri qe ka sukses eshte ajo e rendit qe dukshem po lufton kriminalitetin megjthe problemet e shumta qe ka vendi,shumica te mbartura.

  23. RROFTË HASHIM ?? THAÇI ♥️ says:

    SUPER DRITAN HILA ! Përherë ANALIZË BRILANTE dhe e PËRKRYER ! GAZETARI më i mirë që ka mbetur në SHQIPËRI. RESPEKTE ZOTI HILA ??????????????

  24. Skrapari says:

    O mik ! Xhaketa rama nuk mban mê arnim ! Ska rrobaqepês qé e merr pérsipér kêt zhele ! Prandaj kemi apo skemi, duam apo s’duam, na duhet njé xhaket e re !.

  25. Miku says:

    Dritan! Si gjithmone i sakte dhe i perpikte…. Ke shkruar shkurt dhe ke bere nje analize perfekte…. sigurisht kjo vlen per ata qe kuptojne…. por me sa duket per te gjithe ata/ato qe ka aty si “ministra” ai e di me mire se ti e se une qe nuk vlejne nje lek, por ai eshte i kapur si nga deliri i madheshtise qe cdo idiotesi qe i shkon ne mendje i duket shpikje e papare, ashtu dhe nga kapja nga oligarket qe delfineshat e tyre e detyrojne ti mbaje ministre per te rrjepur deri ne fund kete vend, pa asnje keqardhje se paku per Ramen qe me keto mosrreagime po firmos turpin e tije…. jane po keta oligarke qe ju jargaviten dhe rropen e rrezuan Beriahen, jane po te njejtet qe po rrjepin dhe do rrezojne eshe Ramen.
    Nuk kampse te kwtw keqardhje per te pasi fundin e tije po e firmos vete….

  26. qytetar says:

    Ke ka per burre Ky !?

  27. Sheko says:

    Vete Rama dhe disa te tjere ne PS jane Ok,por nje pjese te mire te administrates e ka cope cope,ku theret kiameti.O Edi pastro administraten nga pisat, sepse me emrin tend dhe punen tende vazhdojne e vegjetojne si shelgu ne zall….

  28. rudi says:

    Pse i bie larg e larg more Dritan djali. Ti aty tek ministria e jashtme e ke inatin. Nuk ta dha Rama dhe ti ike me vrap nga qeveria. Mos vuan ndopak nga deliri i madheshtise ose mendjemadhesise?

  29. Ladi says:

    Urgjentisht te largoje, mafiozin Arben Ahmetaj. Sa per Cakaj e Balluku jane intelektuale te denje per PS por mire do ti bente PS nje rrotacion, jo per te mohuar kontributin e Cakaj e Balluku por per strategji politike ne prag fushate. Ndersa Ahmetaj, o zot, o Rama, te lutem largoje ate vemje. Nuk e kuptoj se c’fare shikon tek ai. Uroj ti lexosh keto komente si dhe te komentuesve te mesiperm. Shikoji si keshilla dashamirese. Nuk kemi asgje personale me te lartepermendurit, por ketu flitet per ardhmerine e PS, fatet e Shqiperise, dhe ato nuk mund te lihen ne dore te Ahmetaj, nje intrigant, imoral, hajdut e i pacipe.

  30. more tiii says:

    Gjëja më e mirë që ka bërë rama ishte sjellja e ministrave nga trojet shqiptare. Kjo tregon se ka akoma një % atdhetarie. Kjo përkthehet edhe në vota,sepse shqiptarët nacionalistë,duke mos patur përfaqësim partiak,i çojnë votat e tyre tek ai që është më pak i shitur të grekët.
    Ata që e kritikojnë për këtë,ose janë 300-at e kanës dhe ymerit,pse kokcepë ça identitet kombëtar.
    Nqs fiton rama,do të jetë vetëm për shkak se në shqipëri nuk ka asnjë parti të djathtë kombëtare.
    Këtë boshllëk po shfrytëzon rama.

  31. spata says:

    Rama nuk ka kohe me te ndryshoje strategjine ne qeveri .Cdo ndryshim per te eshte pike e dobet .Si dy apo tre te levizi nuk ka me efekte per elektoratin .Keto duheshin bere fill mbas zgjedhjeve vendore .Per sa i perket imazhit te krijuar nga vete Rama se cperqson kjo ka qene e gabur. Per tu hequr udheheqes me vizjon perendimor ,ku ish armiqt u bene miq , eshte perpjekur ta zbatoje dhe tek ne.Kjo, per psikologjine shqiptare nuk ka funksjonuatr bile i ka ulur kredibilitetin .Kush ka qene Zogu,Balli, Mithati ,Bushatllinjte ,Toptanet,Bajraktaret si dhei ntelektualet e kohes keto populli i di me mire se komentuesit qe i bejne .
    Gabim i madh dote jete poropaganda Tv dhe ajo e medjave pro socjalistve te bejne davat e gabimeve qe ka berte Opozita .Populli i di me mire dhe nuk do tja zeshe me ne goje kermen Sali ,Lulushin ,Meten Moniken dhe grupi na bashkoje rakija e Shehut .Ska me krahesime se kush eshte me i mire njeri apo tjetri .Populli ka halle mbijetese. Te shpalosi ,po qene te zgjuar, ndryshimet qe duhen bere ne administratat qe kane lidhje drejt persedrejti me popullin .Ta filloje qe nga uji,dritat,shkresat,ankesat per mos zgjidhje te problemeve te mbartura me pronesin,legalizimet ,dhenjet e dokumentave te pronesise.Te mos harroje se pensjonet jane te ulta dhe ka shume te falimentuar qe kane dale ne drite te diellit e sjane demshperblyer me vite.Po mbylli dhe pasojat e termetit me nje transparence te ndershme ,ka mundesite pretendoj per mandatin e tret. Ndryshe llogarite nuk behen per te ndryshuar mbeshtetjen ne zgjedhjet e 2021.

  32. katarakti says:

    Dritani nuk eshte as i pari, as i fundit qe i adreson kete kritike Rames: Venien e njerezve te paafte dhe te panjohur ne krye te puneve, qofte si deputete, ministra etj etj. Dhe pergjigja e Rames, ne heshtje, ka qene: cme cani trapin! Po nuk iu pelqeva une aty i keni Berishen me Meten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje