Gramoz Ruci, Ilir Meta dhe Edi Rama, gjate ceremonise se perkujtimit te 100 vjetorit te Luftes se Vlores, ne Sheshin e Flamurit
Nga Ardian Ndreca
Në vitin 1920 Shqipnia lindi për së dyti.
Me 13 qershor Avni Rustemi vrau në Paris anmikun ma të madh të integritetit territorial të vendit.
Komisioni i Luftës me Qazim Koculit e Qazim Kokoshin përzuni italianët në luftën e Vlorës.
Elez Isufi sulmoi dhe nxori jashtë serbët në zonën e Dibrës.
Ahmet Zogu me Xhemal beg Bushatin, Sulço beg Bushatin, Maliq Sokolin zmbrapsën jugosllavët në Luftën e Koplikut.
Hasan Prishtina e Bajram Curri nxitën me forcë lëvizjen në Kosovë.
Në të gjitha frontet shpëtoi tanësia e kufijve të Shqipnisë.
Me 9 nandor 1920 Konferenca e Ambasadorëve i njohti Shqipnisë kufijt e vitit 1913, me 17 nandor 1920 vendi ynë u ba antar i Lidhjes së Kombeve.
Në Shkodër s’u kujtue kush për Luftën e Koplikun, as në Dibër për atë të Elez Isufit me shokë. Fatmirsisht u kujtuen për Luftën e Vlorës.
Por, ka ardhë koha me i ikë do interpretimeve që metodologjia historike marksiste rranjosi me dekada, roli i masave në luftë dhe heshtja ndaj të gjithë atyne që ma vonë nuk u rreshtuen me komunistat.
Lufta e Vlorës ka qenë e mirëorganizueme, ka pasë nji Komision Lufte, kryetarë çetash, pse ndryshe nuk do të kishin mbërrijtë me mposhtë nji ushtri me trupa elitare, siç ishin arditët.
Asht e padrejtë me vijue mos me përmendë edhe sot emnat e Qazim Koculit, Qazim Kokoshit, Hasan Hysos, Selman Hysenit, Hamit Selmanit, Duro Shaskës, Hysni Shehut, Osman Haxhiut, Sali Muratit, Shero Eminit, Ahmet Lepenicës, Said Toptanit etj. Ajo luftë nuk asht fitue me akte trimnije individuale, por me organizim dhe strategji ushtarake.
E kur bahet fjalë me kujtue njerzit e thjeshtë, ushtarët e panjohun të asaj lufte më pëlqen me kujtue nji djalosh për të cilin shkruen Ago Agaj në kujtimet e tija:
“Në rrëzë të një ulliri të vjetër u përpoqëm me një burrë të panjohur, pas veshjes i Mesaplikas, i cili i plagosur në gjoks kërrusej e drejtohej herë pas here nga dhëmbjet po zë nuk nxirte. Vrapuam pranë tij por s’kish mundësi t’a ndihmonim as neve as mjeku më i math i botës.
-Mbahu or mik se kështu e kanë burrat dhe hidhe mendjen te Zoti – i tha Resuli. Na shikoi të dyve qetësisht në sy dhe na tha: “Im gjysh e im atë po kështu kanë vdekur, po lanë djem pas vetiu. Une s’lë njeri pas.”
Dhe pasi u mbloth e u ç’mbloth dy tri herë filloi prapë: “Punë e madhe, le të rrojë Shqipëria”.
U trondit dhe njëherë tërë trupi, u pështet mirë për ulliri dhe dorëzoi shpirtin e tij trim”.
O Ndrece, ju keni kenduar ne kohen e PPSH kengen lapidar.
Rroft partia desh me thane
por ai kish marue. hahahahahahahahahahahah
Bravo z. Ndreca qe kujton ushtarin e panjohur te luftes se Vlores.
Z.Ardian, nuk po e kuptoj kete lloj varianti ne te shkruar dhe po habitem se si ka mundesi qe gazeta tema boton te tilla monstruozitete.
Ne kemi pranuar gjuhen tone letrare te cilen e kemi mesuar ne shkolle variant te cilin e ka pranuar edhe Kosova,
Ja p.sh nje pacavure e shkruar nga ju gje e cila tregon vetem se injorance asgje tjeter:Konferenca e Ambasadoreve i njohti…cfare dmth kjo ?
Duhet shkruar:Konf.Amb.njohu etj etj .
Mendoni se njihni mire historine e Luftes se Vlores ?
Ta them une qe nuk e njeh aspak.
Po ju pyes:cfare perfaqeson per ju emri kol.Kasem Sejdini nga Elbasani ?
Prandaj rri me mire aty ku te takon sic thoshte latini:Shkarpaci xen vend nder shkarpa !
Popull Martir, popull Hero. Nuk ka te dyte me Golgoten shqiptare. Prandaj Laberia eshte kocka ne fyt e cdo agresori.U mbush Tirana me emrat e gazetareve she femijeve te bllokut, por nuk gjen nje vend per Qazim Kokoshin, Koculin dhe Osmen Haxhin qe shkrine pasuri per Shqiperi.Italianet nuk ja falen Koculit turpin e 1920 dhe nuk eshte ashtu sic thote krymenistri. Ajo lufte u fitua ne shehs beteje. Italianet e asaj kohe dajak hengren edhe ne Abisini, edhe keta te sotmit Shqiperine e kosniderojne province te Italise.
Scutari, respekte.
Ky gomari, Ardian Ndreca, nuk eshte njeri i keq, me thënë te drejtën. Por eshte pak i fryre ne veten e tij, ose si i themi ne në shqip “megaloman”, ose ne anglisht i thone ‘pordhac’.
Por eshte pordhac i padëmshëm. Rreket te shkruajë jashtë rrymes per t’u dukur i veçantë, por e çon çeshtjen e gegërishtes deri ne donkishotizëm.
Gegërishtja eshte dialekt, ashtu siç eshte edhe toskërishtja, por gjuha zyrtare ngrihet mbi dialektet dhe i unifikon ato.
Shyqyr qe eshte i vetem ne budallallekun e tij, dhe vetëm nganjehere i bashkohet ndonje idiot, ose idiote qe kerkon të shkruajë ne dialektin tiranas, te Shqipërisë se mesme. Por mbetet me kaq dhe nuk shkon me shumë.
Or Taj,aa je tuj shkru dialekt bre burrè.Unè di se Berisha hapi nè Plepat e Durrèsit njèkurs tre mujor pèr tu bèr hetues ose prokuror ,thua se nè tè njèjtèn kohè ishte hapur nè Viçidol njè kurs pèr historian dhe letèrsi?E provoj edhe Lega e Veriut nè Itali pèr tè vendosur dialektin e tyre tè veriut por e humbèn betejèn pa filluar ende nè disa gazeta lokale etj etj.Nqse gazeta Tema èshtè njè gazetè nacionale gjuha qè pèrdoret i pèrshtatet studimeve nga ana e sudiuesve,profesorève tè gjuhès shqipe dhe nuk èshtè se u ngrita sot nga gjumi unè me dy tre miq dhe menduam se dialekti i veriut nuk na pèlqen.Dialekt ka ,Fieri,Lushnja,Tirana,Tropoja,Burreli,Peshkopia,Shkodra,Korça,dialekti verior èsht i èmbèl dhe i pèrket gjuhès shqipe dhe shumè mir pèrdoret nè gazeta lokale,teatro,por jo tè pèrshkruani luftrat nè dialekt pastaj kèto luftra nè veri tè vendit qè u zhvilluan ju si historian vlersoni luftèn nè Dibèr nè krahasim me Vlorèn dhe rrethinat e saj??Tè janè veshur syt nga miopia veriore i dashtun Ndrec ,historian se ty ka me tonellata .
sHKODRANET KANE NJE THENIE TE ARTE PER ATA QE U KA IKUR TRURI:
“Te hypte vetja ne qejf!” Ardian Ndreca ka lindur ne Shkoder, por i ka ikur truri ne Vatikan,
pandeh se duke u bere anetar korrespondent i Akademise se Shkencave behesh historian.
Ju qe flisni per standartin keni problem tosknishten se ajo eshte standarti por dijeni mire se pa konsensusin e te dy paleve edhe njimije vjet tosknisht ne veri nuk do te flitet, Ne vend qe te merreni me argumenta per thelbin e artikullit merreni me fjale boshe per dialektet.
Tu bej nje pyetje dhe para se ta bej, do tu rekomandoj qe te shkoni ne arkiven e tvsh dhe te lexoni videon e gjalle te nje bashkeluftetari te Sali Muratit . Ai eshte Mersin Karefili (sot nuk jeton) dhe thote: Sali Muarti i tha Qazim Kokoshit se ne te beme kokosh, por ta shkulim bishtin dhe te bejme pule. Tani pyes: perse ja ka thene kete zoti Ndreca si historan qe na hiqesh? Prandaj beni mire qe mos kerkoni te retushoni ate qe ka ngjare; ju te paaftet dhe hileqaret, mbani vendin se do u peshtyjne te tjeret , ne mos sot, neser edhe atje ku te shkoni