Nga Eduard Zaloshnja
Në një intervistë në media, Jozefina Topalli deklaroi se rrotacioni nuk do të sillte një revolucion në mënyrën e qeverisjes. Sipas saj, Lulzim Basha, në qoftë se do të bëhet kryeministër, do të bashkëpunojë me po të njëjtin grusht oligarkësh që ka bashkëpunuar deri më sot Edi Rama. Prandaj Topalli bëri thirrje për një lëvizje qytetare, të ngjashme me të Bjellorusisë, që do të dërgonte në shtëpi si Edi Ramën, edhe Lulzim Bashën.
Në fakt, lindja e një lëvizje të tillë qytetare do të ishte e mirëpritur për të gjithë ata që janë zhgënjyer me elitën politike shqiptare, sepse në 30 vjet nga rrëzimi i diktaturës, Shqipëria ka mbetur e fundit rajon, në renditjet që bëjnë institutucionet dhe organizatat perëndimore për shumë fusha të rëndësishme, si ekonomia, varfëria, financat e shtetit, demokracia, mediat, korrupsioni, drejtësia etj. Dhe në këta 30 vjet, të treja partitë kryesore e kanë patur në dorë drejtimin e jetës së vendit (kush më shumë e kush më pak).
Sidoqoftë, Topalli e di mirë se nga e thëna në të bërë, shtrihet një det i tërë… Gjatë 30 vjetëve të fundit, shqiptarët janë ngritur në protesta jo të organizuara nga partitë politike aktuale vetëm kur u është rrezikuar jeta (siç menduan se do t’u rrezikohej nga ardhja e lëndëve kimike siriane) ose kuleta (si në rastin e shëmbjes së skemave piramidale, apo në rastin e rritjes së pagesave të studentëve për provimet e prapambetura).
Për një lëvizje të gjerë qytetare që do t’i kundërvihej të gjithë elitës politike të vendit ndoshta duhen pritur vite, në mos dekada… Ndërkohë zgjedhjet e rradhës janë vetëm 7 muaj larg. Dhe shqiptarëve do t’iu duhet të zgjedhin nëse do të votojnë për partitë në pushtet, për partitë në opozitë, për partitë e reja, apo për asnjerën.
Nga sondazhet që kam zhvilluar deri më sot, më rezulton se deri më 25 prill, gjasat janë që të bëhen rreth 1.5 milionë banorë të rritur të gatshëm për të shkuar në kutitë e votimit. Ndërsa rreth 700 mijë të tjerë ka gjasa të mos votojnë (koha për realizimin e votimit me postë të emigrantëve duket e shkurtër). Deri më sot, banorët e rritur mosvotues nuk kanë dhënë ndonjë shkëndijë për lëvizje masive qytetare, siç e shpreson Topalli. Me pak fjalë, çfarë do të ndodhë me qeverisjen në vitet në vazhdim do ta përcaktojnë vetëm ata 1.5 milionë që do të votojnë…
Në fakt, barra e përcaktimit të qeverisjes për mandatin e ardhëshm do të bjerë vetëm tek 250-300 mijë banorë të rritur, sepse pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve në zgjedhje janë votues të vendosur të njërës apo tjetrës palë. Ndër votuesit e lëkundur (250-300 mijë), disa mund të vendosin në fund që të mos shkojnë në votim, kurse disa të tjerë do ta vendosin afër zgjedhjeve se për cilën parti do të votojnë. Me fjalë të tjera, këta 250-300 mijë do të përcaktojnë nëse do të ketë rrotacion apo jo…
Dhe kuptohet që rrotacioni (në qoftë se ndodh) nuk do të jetë revolucioni që pret Topalli. Thjesht do të zëvendësohen disa ministra socialistë me disa ministra demokratë e lsistë. Sidoqoftë, historia e rrotacioneve në Shqipëri, ka treguar se, të paktën në vitet e para, ministrat e rinj dhe kryeministri i tyre i japin një impuls jetës së vendit. Për rrejdhojë, në vitet e para, Shqipërisë i rriten pikët në renditjet që bëjnë institutucionet dhe organizatat perëndimore për shumë fusha të rëndësishme, si ekonomia, varfëria, financat e shtetit, demokracia, mediat, korrupsioni, drejtësia etj.
Jo zotëri se Shqipëria nuk ka qenë gjate 30 viteve e fundit në rajon. Në 2009 u antaresuam në NATO, kishim dhe liberalizimin e vizave. Këto arritje tregojnë që Shqipëria kishte njëfarë reputacioni në Europë sepse për të dyja arritjet duhej një konsensus unanim si në shtetet e NATOs ashtu dhe të BE-se. Pra kemi qenë para Maqedonise dhe Malit të Zi në atë kohe. Nqs i referohesh 8 viteve të rilindasve në pushtet atëherë jam dakort. Mbase vetëm në 1997 kemi qenë më të injoruar dhe poshtë se sot në raport me Europën në rajon. Nuk mjafton ta mbash mirë me ambasadorët e t’u bësh qejfin që mos të dalin kundra, ndërkohë që shtetet përkatëse nga ata vijnë të injorojnë e të tallin me proceset integruese. Përkundrazi, më mirë t’a kemi keq me ambasadorët por të ruajmë dinjitetin tonë dhe shtetet përkatëse të respektojnë pastaj. Po kujt t’ja thuash se. Shqipëria do të vazhdojë të shkojë gropë e me gropë me të paaftin në pushtet që e tërheqin nga hunda oligarkët, siç bëri së fundmi me kazinote. Këtu do jemi (pasi me injorancën që jeton në Shqipëri prapë do i fitojë zgjedhjet).
Postojeni
Shqiperia mezi po pret qe te behet Lulzim Basha kryeminister,qe nen udheheqjen e kriminelit Sali mut muti ta coj Shqiperine edhe njehere ne 1997 ose ne maskren e 2011.Shqyptar votoni LYLIN qe te vij Saliu!
po edhe revolucioni nuk wshtw rrotacion
Nje mandat i trete per PS dhe Edi Ramen eshte real dhe ne harmoni me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
Sa te jete Sali Berisha ne krye te “Trustit te Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes” dhe Partise “Demokratike” te Shqiperise,
Edi Rama do ta drejtoje Shqiperine.
Rama ka kohe qe ika lene çelsat e zyres te porta e jashtme e kryeministrise po problemi qendron se nuk ka kush i merr.!!!!!!!
Keta jan injoranta ,
nuk din as gjuhen Shqipe.
Ku ka fjal rrotacion Shqip o idiote/a.
E do qeverisin kta?
Nuk i votojn as njerzit e tyne, i njohim çfar injorantash jan.