Ministri turk i nxjerr hartën Pompeos: Kjo i tronditi të gjithë, s’ka paqe për Greqinë nëse nuk ndryshon

14 Shtator 2020, 12:32Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se vendi i tij nuk është tërhequr nga pretendimet në Egjeun Lindor kundrejt Greqisë.

Në një konferencë për shtyp, Çavusoglu deklaroi se tërheqja në portin e Antalias e anijes “Oruç Reis” u bë për shkak se ajo është duke iu nënshtruar një kontrolli teknik, shkruan abcnews.al.

“Kur anija është në port nuk ka nevojë të shpallësh një NAVTEX të ri”, iu përgjigj ai kritikëve që e konsideruan këtë zhvillim si një tërheqje të Turqisë përballë presionit grek dhe atij të BE-së, raportojnë mediat turke.

Çavusoglu paraqiti gjithashtu një hartë të ujërave territoriale greke dhe turke në Egjeun Lindor duke theksuar se këtë ia paraqiti edhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

“Kur ia paraqita këtë hartë Pompeos, ai më tha se e dinte situatën. Atëherë presim që të sillen sipas kësaj situate”, tha Çavusoglu duke theksuar se nëse Greqia nuk heq dorë nga kjo hartë, nuk ka se si të ulet tensioni në rajon.

8 komente në “Ministri turk i nxjerr hartën Pompeos: Kjo i tronditi të gjithë, s’ka paqe për Greqinë nëse nuk ndryshon”

  1. juri says:

    u dhjefsha titujt me mut

  2. Tronditja says:

    kush u trondit??????
    Lajmet per konfliktin Turko Grek jane cdo dite te njejta.Mos shkruani me nese ska gje te re.
    Kemi Tv ne shpi shohim CNN etj etj
    “Kjo i tronditi te gjithe….” VK

  3. Klimax says:

    Hahahaha! “Kjo i tronditi te gjithe”?!!!!!!! Bota e di fare mire dhe e njeh Greqine si shtet me 1400 ishujt e saj qe perbejne se bashku me bregdetin kontinental te saj 13676 km vije bregdetare duke qene vendi i dymbedhjete ne bote per gjatesine e vijes bregdetare! Nuk e njohin turko-mongolet?!!!! Do e mesojne dhe njohin edhe ata se jane te rinj dhe ne me pak se 100 vjet qe po u lagen kembet e qelbura ne brigjet e Egjeut nga udhetimi i larget prej stepave te Kaspikut dhe u “falet” se jane akoma te verbuar nga syte prej shkelqimit te kollonave te mermerta ………. ashtu sic do mesojne se edhe cfare simbolizojne per Greqine nje ulli, nje vresht, nje varke!

    1. Henks says:

      O klimax grekqiri, po përse shan byrazerët e tu turq, jeni e njëjta rracë, jeni vëllezër…

  4. ana says:

    Gjurma e kuqe i takon me te drejte Turqise! Ta gezoje!

  5. Jeronim says:

    Shtetit artificial qe u krijua para 200 vjetesh me emrin Greqi, pjesa me madhe e ishujve ju kane dhene padrejtesisht.
    Sepse jane ishuj qe i Takojne Turqise, pasi jane ngjitur me bregdetin e saj.
    Nje pjese tjeter te ishujve i ka zaptuar vete, pasi nuk ja kane dhen asaj ne zoterim.
    Turqia nuk e ka njohur dhe nuk e njeh vendimet e Mongo Bay pikerisht per kete shkak.
    Turqise ne gjithe bregdetin e saj i takon 12 milje dete.
    Dhe ishujt kontrabande qe ka Greqia nuk duhet te kene me shume se 20 metra dete, nderkohe qe me 2023 duhet ti kthehen Turqise.
    E ku ka ndodhur qe ishulli te jete 580 kilometra larg Greqise e 2 kilometra larg bregut te Turqise, e ti perkiska Greqise.
    Gjithe keto gjera tani, duhet te shkojne ne vendin e vet, qe bota te mos hyje ne lufte per shkak te nje shteti te krijuar para 200 vjetesh, qe zaptoi tokat e te tjereve e tani kerkon ta zaptoi dhe detin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje