55-vjeçari anglez arrestohet në Durrës me BMW të vjedhur

15 Shtator 2020, 10:14Kronika TEMA

Një 55-vjeçar anglez është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të hynte në Shqipëri me një makinë të vjedhur.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë nga autoritetet doganore, u zbulua se automjeti tip “BMW” që drejtohej nga 55-vjeçari ishte e vjedhur.

Në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Drejtorinë e Policisë së Durrësit, u mësua se makina rezultonte e vjedhur në Britani të Madhe më 28 Gusht 2020.

55-vjeçari aglez u arrestua në flagrancë për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje