Plagosi babë e bir në Durrës, arrestohet pas dy orësh ndjekjeje 39 vjeçari

14 Shtator 2020, 21:08Kronika TEMA

Është arrestuar personi i cili qëlloi me armë zjarri dy persona (babë e bir) në qytetin e Durrësit.

Pas dy ore ndjekjeje forcat blu kanë arritur të vënë  në pranga  autorin e dyshuar. Autori i dyshuar Altin Llulla është gjetur në një servis makinash.

Gjatë arrestimit policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e krimit dhe automjetin që është larguar.

Ndërsa dy të plagosurit janë Haxh Balla, 63 vjeç dhe Marenglen Balla, 39 vjeç.

Për veprime të mëtejshme, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje