Humbi mbesën në aksident, mesazhi prekës i tezes: Më copëtove zemrën o yll, dje të urova ditëlindjen, sot shkove në botën tjetër

15 Shtator 2020, 08:30Sociale TEMA

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit u mori jetën dy vajzave të reja që po udhëtonin me një “Volkswagen” kur u goditën nga një tjetër makinë tip “Benz” me shpejtësi 160 km në orë.

Vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa u plagosën Denisa Dibra dhe Nervida Garunja.

Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën që i humbi jetë në aksident. Ajo shkruan se dje i kishte uruar ditëlindjen ndërsa sot shkoi në botën tjetër.

“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar zemren tezes; ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time; sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet” shkruan Suzana Paljevic.

Katër vajzat po udhëtonin drejt Korçës në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.

Behar Pema, shoferi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë.

Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.

Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.

1 komente në “Humbi mbesën në aksident, mesazhi prekës i tezes: Më copëtove zemrën o yll, dje të urova ditëlindjen, sot shkove në botën tjetër”

  1. Aksi says:

    Nje gomar i pire te merr jeten e kalamanit per 10 sekonda. Tmerr!!! Mos paci paqe as ne kete e as ne ate bote, derra qe s’kontrolloni dot veten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje