FOTOT/ Dita e parë e shkollës, OSHEE vëmendje fëmijëve të ngujuar në Malësinë e Madhe

14 Shtator 2020, 13:18Sociale TEMA

Teksa sot shënohet dita e parë e shkollës dhe mijëra vogëlushë kanë vrapuar drejt bankave të dijes, një pjesë fëmijësh nuk kanë mundësi ta ndjekin ëndrrën e tyre të edukimit për shkak të plagëve të hapura që ka lënë gjakmarrja.

OSHEE duke përcjellë urimin për këtë ditë, është ndalur te këta vogëlushë/e të privuar duke siguruar se arsimimi i tyre është një mision edhe për ta duke i siguruar mësimdhënësit dhe bazën materiale.

Ndër të tjera, OSHEE shkruan:

Ju nuk jeni vetëm❤️

“Bashkë me ndriçimin ne ju sjellim pranë edhe dritën e dijes?

Çasti më i bukur që i lidh bashkë nxënësit dhe mësuesit në një urim të përbashkët është ai i ditës së parë të shkollës. OSHEE-ja i uron sot sukses gjithë kësaj armate vitale të së ardhmes. ??‍???‍??‍?‍?‍?

Veçanërisht ne urojmë sot fëmijët e #ngujuar në zonën e Shkodrës, të rrethinave, të Malësisë së Madhe, të cilët me gjithjë dëshirën për të mësuar, nuk shkojnë dot në shkollë, por falë ndjeshmërisë dhe përkujdesit të OSHEE-së prej 4 vjetësh kanë pranë, në vatrat e tyre, mësuesit e përkushtuar, librat dhe mjetet mësimore?”, nënvizon OSHEE. (TemA)

1 komente në “FOTOT/ Dita e parë e shkollës, OSHEE vëmendje fëmijëve të ngujuar në Malësinë e Madhe”

  1. ervin qerimi says:

    Hipokrizia ka mbire ne cdo sektor te ketij shteti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje