Humbi gjithë familjen në rrënoja, rrëfimi i Albert Carës: Dy miq më mbetën në jetë, Edi Rama dhe njeriu që po ndërton varret e fëmijëve

13 Shtator 2020, 17:15Sociale TEMA

“Dy miq kam në këtë jetë. I pari është kryeministri Edi Rama, i cili më ka përcjellë në Rinas, për kurim në Itali.

Më ka puthur në ballë dhe më tha Zoti do ta bëjë më mirë.

Dhe për tre muaj rresht ai mbajti kontakte me mjekët e mi atje. I dyti është njeriu që po më ndërton varret e fëmijëve. Mik shtëpie, mik buke, mik me shpirt”.

Këto janë fjalët e Albert Carës nga Thumana, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili asokohe u dërgua për kurim të specializuar në shtetin italian.

Sot Alberti, edhe pse i vetëm dhe me dhimbjen e humbjes së të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij, banon në Kamëz, në një apartament që i është dhuruar me financim nga qeveria shqiptare.

Në një video për ERTV, Cara ka shprehur falenderimin, që siç thot ai, nuk mjafton me fjalë, për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare, lidhur me kurimin e tij jashtë shtetit dhe më pas blerjen e apartamentit në Kamëz.

Në të njejtin pallat me Carën, u janë dhuruar apartamente nga bashkia Kamëz, edhe 5 familjeve të tjera të Thumanës që humbën të dashurit e tyre në 26 nëntor.

Për ERTV, foli edhe Aurel Lala, djali i vogël nga Thumana që në 30 nëntor të vitit 2019 kërkoi të takonte nga afër në spital, Kryeministrin Rama. Sot Aureli banon në një nga pesë apartamentet e dhuruara për ta në Kamëz.

Babai i tij, Rolandi, rrëfeu se ai dhe familaj e tij sot, falë mbështetjes së qeverisë, nuk ndihet vetëm dhe se Aureli ka nisur tanimë një jetë të re, me miq të rinj në Kamëz.

12 komente në “Humbi gjithë familjen në rrënoja, rrëfimi i Albert Carës: Dy miq më mbetën në jetë, Edi Rama dhe njeriu që po ndërton varret e fëmijëve”

  1. Lenci says:

    Cfare turpi kryeministri nxjerr fakiret qe ndihmon me parate e publikut ta lavderojne ne fb e tij privat . Neveri dhe turp qe perdor viktimat e termetit per makiazh politik.

    1. Kute says:

      RAMA BURE SHTETI ka BERE DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS

      1. Kalec Dega says:

        Rama ka bere shume edhe per gjuhen shqipe!

    2. Bureto says:

      Po kur Ramën e anatemojnë se nuk ndihmon familjet e dëmtuara nga tërmeti, si dhe me çfarë financime do ta bënte? A nuk janë punët e qeverisë, në çdo rast, punë që kryhen me fonde të buxhetit të shtetit? Po ashtu me Kushtetutë a nuk është qeveria administratore e pasurisë publike? Dhe së fundi kur qeveria akuzohet, sidomos padrejtësisht sipas saj, a ka të drejtë ajo të mbrohet? Nëse psh. Grida Duma apo Albana Vokshi, i drejtojnë gishtin Ramës se nuk po bën asgjë për të dëmtuarit nga tërmeti, ky ç’duhet të bëjë, t’i duartrokasi ato?!

  2. v says:

    Bravo .Nje njeri qe vlereson nderin,jo si znj cangoni qe edhe mori shtepi dhe pension dhe del neper televizione dhe ankohet

  3. filja says:

    PO Babalja çfare thote apo eshte arratise dhe ai?

  4. Miku says:

    Edhe Fatos Nano e kishte mik Edin, biles edhe Ilir Meta, por me mikun kishte Kokedhine.
    Edhe e rren mendja kete fatkeq qe paska bo mik Edi Ramen.

  5. Zoti ta beft mbare says:

    Histori njerzore. Humanizmi nuk vdes kurre.

  6. !! says:

    S’mund te rri pa perdore nje shprehje qe dikuj mund ti duket e besdiseshme, dhe tej e konsumuar : ” Mirenjohja eshte virtyti i fundit, por mosmirenjohja eshte vesi me i keq “. Pra, edhe pse mirenjohja eshte virtyti i fundit, ajo prap se prap eshte virtyt.
    Nuk ka njeri ne bote, sa do i keq dhe negativ qofte ai/ajo, qe nuk i ka bere mire dikuj.
    Rama eshte njeri i mire, por vetem per pakicen. Shumices i ka shkerdhyer robt e shtepise dhe i ka lene pa buk.

  7. Kute says:

    RAMA BURE SHTETI ka BERE DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS ,, ,,,

  8. Shenjestra says:

    Edi Rama eshte i madh,po punon per popullin,per shqiperine e rrenuar nga Sali Krimineli.Njerzit e kryekriminelit Sali Berisha, ngrihen sot e nxierin pocaqilleqe nga goja kundra Rames.Por ama me mire akoma se populli po i kupton kush eshte pd-ke dhe asnje vote asaj partie fashiste.Pd-ke dhe Lsi po ja bejn varrin vetes se tyre.Qenkan budallenj fare.

  9. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Po te kishte bere Rama krimet e saliut dhe te ishte ne qeveria saliu do e kishte varur ne litar ne mes te tirane po njerzit harrojne shpejt harruan gerdecin harruan 21 janarin pa permendur shume te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje