Në magazinat e tij u kapën 613 kg kokainë, Arbër Çekaj dënohet me vetëm... 14 vjet burg

15 Shtator 2020, 18:50Kronika TEMA

Pothuajse një vit pasi Prokuroria shpalli pretencën për Arbër Çekajn, sot më në fund është dhënë vendimi.

Edhe pse në magazinat e tij u sekuestrua një sasi e frikshme prej 613 kg kokainë, ai do të bëjë vetëm 14 vite burg.

Çekaj u dënua me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfiton falje të dënimit dhe për këtë arsye do të vuajë vetëm 14 vite.

Avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se i kishte kërkuar gjykatës që vendimi të bëhej me praninë e mediave.

Ai tha se nuk është pranuar asnjë kërkesë nga ana e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqtarja ka aplikuar për në Gjykatën e Apelit dhe se vendimet e këtyre gjyqtarëve bazohen mbi vendimet në dëm të të tjerëve.

“Gjykata ishte e pozicionuar që në fillim të procesit”, tha avokati.

Si Çekaj, ashtu edhe të dënuarit e tjerë kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Donaldo Lushaj është dënuar me 16 vite burg, por do të vuajë në qeli 10 vite e 8 muaj, ndërsa shoferi Armando Pezaku, u dënua me 13 vite burg, ndërsa do të vuajë 8 vite e 8 muaj.

Të gjithë ata do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Avokatët paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër Krimit të Organizuar.

5 komente në “Në magazinat e tij u kapën 613 kg kokainë, Arbër Çekaj dënohet me vetëm… 14 vjet burg”

  1. LSI = CORRUPTION , MAFIA , CRIMINAL ORGANIZATION , NARCO-TRAFFIC , KILLERS says:

    SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK , hajde përpara dhe ma KAP !!! NJË përdorues i RËNDOMTË HASHASHI që kapet me 5 GRAM HASHASH , kèta HORRA PROKURORË dhe GJYKATËS e dënojnë me 7 VJET BURG , kurse këtë PESHKAQENIN me 700 KG KOOKAINË të Pastër vetëm me 14 VJET BURG , dhe ato NUK do ti bëj të PLOTA , mbani mend O NJERËZ !!! MBAS 3-4 VJETËSH del nga BURGU dhe fillon VRASJETdhe LARJEN e HESAPEVE dhe TREGËTINË e KOKAINËS nga EKUADORI dhe COLUMBIA !!!

  2. LSI = CORRUPTION , MAFIA , CRIMINAL ORGANIZATION , NARCO-TRAFFIC , KILLERS says:

    SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK , hajde përpara dhe ma KAP !!! NJË përdorues i RËNDOMTË HASHASHI që kapet me 5 GRAM HASHASH , kèta HORRA PROKURORË dhe GJYKATËS e dënojnë me 7 VJET BURG , kurse këtë PESHKAQENIN me 700 KG KOOKAINË të Pastër vetëm me 14 VJET BURG , dhe ato NUK do ti bëj të PLOTA , mbani mend O NJERËZ !!! MBAS 3-4 VJETËSH del nga BURGU dhe fillon VRASJETdhe LARJEN e HESAPEVE dhe TREGËTINË e KOKAINËS nga EKUADORI dhe COLUMBIA !!!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  3. vlora says:

    Kjo eshte dhe drejtesia e re .Xhafa kete drejtesi deshet ?Gjeni nje vend ne bote qe per 600 kg kokaine te denon 14 vjet.Sikur kjo te shperndahej ne shqiperi do kishte helmuar jo vetem njerezit po dhe gjith bagetite.Gjyqtare e prokurore sa moret per kete gjyq?Turp te kini.Kriminele,funderina.Kure nuk ka per tu bere ky vend.Duhet ikur nje ore e mepare nga ky vend i koruptuar

  4. Predatori says:

    Po ta kryejë të plotë dënimin është një kohë relativisht e gjatë dhe kur të dalë nga burgu do dalë me mend të tjera. Fëmijët do ti rriten pa e parë dhe gruaja do t’i jetë plakur.
    Por nuk do habitesha që ky të përfitonte nga disa amnisti dhe të dilte nga burgu pas 3-4 vjetësh. Në këtë vend çfarë nuk ndodh.

  5. Luan says:

    Ai sa u kap droga u fsheh u arratis mori garancine nga politikanet pronare te droges dhe mori nje denim sa per te thene se pas 3-4 vjetesh del dhe do demshperblehet per te hequr njollen.Droga ishte e politikaneve pd -ps-lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje