“Ata sakrifikuan të moshuarit”, si u përhap Covid-19 në azilet e Suedisë

16 Shtator 2020, 16:55Bota TEMA

Të moshuarit në azile përbëjnë gjysmën e viktimave nga koronavirusi në Suedi. Një pjesë e personelit shëndetësor dhe familjet e viktimave kanë fajësuar neglizhencën e qeverisë të cilët nuk kanë pranuar të shtrojnë në spitale pacientët e moshuar, raporton euronews

Moisiu Ntanda ishte 72 vjeç kur vdiq nga koronavirusi në një shtëpi suedeze për të moshuarit.

“Xhaxhai im ishte gjithmonë aty për mua. Prandaj po luftoj për të tani”, ka thënë mbesa e tij, Juliana Jihem.

Ntanda vuante nga demenca. Ai u diagnostikua me Covid-19 më 12 prill dhe vdiq vetëm katër ditë më vonë.

“Mjeku i cili po ndiqte protokollet për të moshuarit, na komunikoi se  xhaxhai im ishte i moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore dhe për këtë arsye nuk do të trajtohej në spital”, tha mes lotësh Jihem.

Suedia ka konfirmuar 5,800 viktima nga Covid-19, gati gjysma e tyre në azile. Shkencëtarët  kanë kritikuar qasjen e autoriteteve dhe vetë qeveria ka pranuar se nuk arriti dot të mbrojë të moshuarit.

“Ata nuk u përpoqën të shpëtonin jetën e tyre. Ata ishin të frikësuar se njësitë e kujdesit intensiv do të mbingarkoheshin dhe nuk mund të kujdeseshin për të rinjtë”, thotë Anders Vahlne, një profesor i virologjisë në Institutin Karolinska. “Dhe kështu ata po përzgjidhnin pacientët”.

3 komente në ““Ata sakrifikuan të moshuarit”, si u përhap Covid-19 në azilet e Suedisë”

  1. john says:

    super kan bere sevap dhe nuk shkaterruan ekonomine

  2. Alb says:

    Si gjithmon vendet qe nuk zbatuan urdhrat e ketyre “shpetimtareve” do sulmohen pse faji kujt ishte qe u perhap virusi se pergjegjesi kryesor eshte obsh ne kete mes, sistemi shendetsor ne shumicen e vendeve te europes a deshtoi ne suedi perkundrazi e perballoj virusin me me pak viktima dhe pesoj me pak deme ekonomike se cdo vend tjt. Tani pleqt e suedis nuk jan me te dhimbsur se ata te italis e gjetk.

  3. Simon says:

    Pse nuk e mbaje xhaxhane ne shpi moj
    rrote curve, apo me mire qenin se xhaxhane apo prinderit. Ke dhe llape e flet. Te degjeneruar.
    Kjo eshte kapitalizma. Hipokrizi e gjalle, ska respekt per familjen, prindi shkon ne azil, femija del jashte shpise 18 vjec e si plas familjes se ku shkon. Si qente rrugac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje