FOTOT: Divorcohet reperja amerikane Cardi B

16 Shtator 2020, 17:12Lifestyle TEMA
FOTOT: Divorcohet reperja amerikane Cardi B

Reperja amerikane Cardi B ka vendosur të divorcohet nga bashkëshorti, Offset, pas tre viteve martese. 27-vjeçarja, e njohur për këngët me tema të fokusuara tek seksi, paratë dhe fuqizimi i femrave, si dhe për stilin e saj lirik, ka paraqitur kërkesën për ndarje në Gjykatën Superiore të Shtetit të Gjeorgjisë. Seanca e parë, sipas Gjykatës është vendosur të mbahet më 4 nëntor. Ndërsa përfaqësuesit ligjorë të artistëve nuk pranuan të bëjnë komente mbi arsyet që e kanë çuar çiftin drejt ndarjes.

Cardi B, emri i vërtetë i të cilës është Belcalis Marlenis Almánzar dhe muzikanti Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, u martuan në mënyrë të fshehtë në 2017. Një vit më pas erdhi në jetë vajza e tyre, Kulture. Por martesa e tyre ishte e vështirë, me ndarje dhe thashetheme për tradhti dhe ribashkime.

Divorci i çifit vjen në një moment kur karriera e Cardi B, po njeh rritje të madhe, pas publikimit të këngës së saj “ËAP”, në bashkëpunim me Megan Thee Stallion. Hiti I saj I fundit qendron në krye të listës “Billboard Hot 100” tre javësh.

Një ish-striptiste, Cardi B, ka lindur në Neë York. Ajo hyri në rrjedhën kryesore të muzikës në 2017 me “Bodak Yellow”, dhe hitet pasuese “I Like It” dhe “Bartier Cardi”.

1 komente në “FOTOT: Divorcohet reperja amerikane Cardi B”

  1. Dortomuzi says:

    Cardi BYTHA! Do e festoje divorcin me nje tufe zezakesh te rreshtuar per tja ngopur ne bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje