Për herë të dytë brenda pak muajsh, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka vizituar sërsh qytetin e Sarandës.
E shoqëruar nga kryebashkiaku Adrian Gurma, Kim vizitoi Manastirin e Dyzet Shenjëtorëve, pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.
Përveç vizitës ambasadorja Kim u njoh nga Adrian Gurma dhe për vështirësitë e biznesit gjatë sezonit, si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj, që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon.
“Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjēn Yuri Kim,ishim sot në Manastirin e Dyzet Shenjëtorëve,pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.
Duke shijuar mrekullitë e këtij Monumenti Kulture të kategorisë së parë,diskutuam edhe për ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit jo të zakontë turistik,që po mbyllim.
Duke iu përgjigjur interesimit të Ambasadores,e informova atë mbi vështirësitë e biznesit gjatë sezonit,si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj,që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon.
E falenderova zonjën Kim për vizitën e dytë brenda pak kohësh në qytetin tonë,ashtu siç kishte premtuar.
U përshëndetëm përzemërsisht,me premtimin nga ana e saj,që do të vizitojë përsëri Sarandën”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.
Vazhdoka akoma gënjeshtra fetare? Amerika beson te Zoti i $1. Prandaj edhe në Shqipëri ambasadorët e SHBA kanë mbështetur gjithmonë ”burra shteti” gënjeshtarë dhe autokratë, diktatorucë.
Znj. Kim! Dini gjë nga dolën ato skeletet e dinosaurve dhe skeletet e Homo sapiens dhe Homo naledi? Këto skelete datojnë shumë kohë përpara krijimit të Adamit dhe Evës siç thotë bibla. Dhe në bibël nuk thuhet që Zoti krijoi dinosaur. Nuk kishte dinosaur në kopshtin e Edenit. Dakord që jetojmë në një botë me gënjeshtra dhe kush gënjen më shumë bëhet kryeministër e kush i mbështet këta gënjeshtarë bëhet ambasador, por edhe kështu sikur nuk ka lezet! Edhe me shkencën edhe me gënjeshtrat e fesë. Zgjidhni të paktën një nga gënjeshtrat. Një fjalë e urtë thotë se ”është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakontë respektohet nderi dhe mirësjellja; një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një diplomat që qeveris një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet për diplomat”. Një fjalë tjetër e urtë thotë se ” diplomacia është të flasësh shumë gjëra kur s’ka gjë për të thënë dhe të heshtësh kur ka shumë gjëra për të thënë”.
Znj. Kim! Dini gjë nga dolën ato skeletet e dinosaurve dhe skeletet e Homo sapiens dhe Homo naledi? Këto skelete datojnë shumë kohë përpara krijimit të Adamit dhe Evës dhe botës siç thotë bibla. Dhe në bibël nuk thuhet që Zoti krijoi dhe dinosaurin. Nuk kishte dinosaur në kopshtin e Edenit. Dakord që jetojmë në një botë me gënjeshtra dhe kush gënjen më shumë bëhet kryeministër e kush i mbështet këta gënjeshtarë bëhet ambasador, por edhe kështu sikur nuk ka lezet! Edhe me shkencën edhe me gënjeshtrat e fesë. Zgjidhni të paktën një nga gënjeshtrat. Një fjalë e urtë thotë se ”është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderi dhe mirësjellja; një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një diplomat që qeveris një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet për diplomat”. Një fjalë tjetër e urtë thotë se ” diplomacia është të flasësh shumë gjëra kur s’ka gjë për të thënë dhe të heshtësh kur ka shumë gjëra për të thënë”.
1. Eshte skandal per Saranden qe nuk ka nje shesh, bulevard ose rruge me emrin 40 Shenjtoret.
2. Por ne te kundert kemi emra qe asnjeri nuk i njef dhe asgje nuk perfaqesojn, kemi monumentin e Hilari Klinton dhe ate te Bexhet Pacollit ne qender te Sarandes.
4. Keto 2 figura nuk kane as lidhjen me te vogel me Saranden, madje Hilari as nuk di se ne c’far shteti te Botes ndodhet ky qytet.
5. Kjo tregon sa Hipokrita, sa te pa Kultur dhe lepiresa qe jemi si Shtet.