"Gur këndor i rimëkëmbjes shqiptare", Rama homazh për Pashko Vasën: Një nga etërit më të lavdishëm të kombit, ishte ndër “socialistët” e parë europianë

17 Shtator 2020, 10:38Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot për të përkujtuar shkrimtarin e njohur shqiptar, Pashko Vasa, të cilin e quan një gur këndor të rimëkëmbjes shqiptare në shekullin XIX, pesha e të cilit sipas tij, mbetet e admirueshme sot e gjithë ditën.

“Pashko Vasa është një gur këndor i rimëkëmbjes shqiptare në shekullin XIX, pesha e të cilit mbetet e admirueshme sot e gjithë ditën.

Shkrimtar e publicist, diplomat e nëpunës i lartë civil e mbi të gjitha, një shqiptar kolos, me shumë dhunti e me shqipen dykrenare në zemër ai i flet sot e gjithë ditën ndërgjegjes së kombit tonë.

Veprat e shkruara të shkodranit të talentuar që lindi në kryeqytetin e vjetër të Ilirëve, më 17 shtator 1825, në familjen mirditore të Hilë Gjokë Vasës dhe Drande Gjegjës, kanë bërë epoke dhe janë xhevahirë atdhetarie në tekstet shkollore e në çdo librari.

Drithëron epika dhe njëkohësisht lirika e tij poetike që lajmëron ardhjen në letërsi të një Fishte, të një Shiroke e të një Mjede; fryma elegjiake me rënkimet në një gegnishte të hyjshme e lartësojnë në nivelin e autorëve më të mirë europianë; kultura, intelekti dhe njohja e thellë e ngjarjeve, i japin dorë të rendisë fjalën fluturake të artit krijues, me lehtësinë e një Petrarke e një Torquato Tasso, poetë aq domethënës për të.

A mjafton vepra e shkruar për të rrokur Pashko Vasën, Vaso Pashën? “Brenda meje, shumë personazhe”, pat shkruar Shekspiri, a thua se ka lënë epigrafin e jetës së shkodranit. Katoliku shqiptar, në realitet fort besimtar, e aspak supersticioz, realist e praktik, i shërbeu perandorisë së gjysmë hënës me një luajalitet që në këmbim i mundësoi të peshonte si pak të tjerë në favor të çështjes shqiptare.

Revolucionari dhe një nga “socialistët” e parë europianë, që pagëzimin e luftës e mori në betejat për bashkimin e Italisë qysh 22 vjeç, shkelqeu si vali dhe pasha në shekullin e Abdyl-Hamidit II, duke qeverisur rajonin më delikat e të vështirë të kohës, Malin Liban (Mont-Liban), ku përplaseshin e tërhiqeshin si batica e zbatica deti, interesat me divergjente të fuqive të mëdha, në mozaikun më të koklavitur fetar, mes maroniteve, melkiteve, sunnitëve, druzëve, alauiteve dhe shiitëve; meritë e padyshimtë e shqiptarit të madh, oriental por aspak levantin, që kjo shkapërdarje e patreguar gjeti një « modus vivendi » në kohën kur triumfonte revolucioni industrial, në zemër të Belle époque dhe të nacionalizmave të shfrenuar.

Pushtetari perandorak, ishte nga ana tjetër dhe më shumë se çdo gjë tjetër, shqipua i paepur i maleve, që tërhoqi fort pas vetes një mori vëllezërish myslimanë e të krishterë në Stamboll për t’i dhënë dum çështjes kombëtare. Themelues i Komitetit të fshehtë të Stambollit dhe i Shoqërisë së Shkronjave, ai është në fakt i parëlinduri dhe maja e ajsbergut e një morie shqiptarësh mjerisht ende të panjohur stambulliote, që ftilluan atë rrjet të padukshëm e tejet efikas ndikimesh e ndërveprimesh, që mu në zemër të perandorisë, ringriti flamurin e kombësisë dhe të mbrojtjes së integritetit të trojeve tona.

Elegant, galant, burrëror e gjithaq i ndjeshëm, reflektoi me thellësinë e qetë të një romantiku syçelët, plagët e shumta dhe gëzimet e pakta me të cilat e sajdisi fati gjatë një jete ku morti, por edhe shpresa, iu bënë mysafirë të përhershëm.

Fisniku Pashko Vasa është dhe do të mbetet një nga Etërit më të lavdishëm të kombit tonë, të cilin e begatoi aq shumë me dashuri, përkushtim e një trashëgimi të pazëvëndësueshme letrare.“- shkruan Rama. (TemA)

13 komente në ““Gur këndor i rimëkëmbjes shqiptare”, Rama homazh për Pashko Vasën: Një nga etërit më të lavdishëm të kombit, ishte ndër “socialistët” e parë europianë”

  1. Cifuti x says:

    ..ha..
    ..socjalist vaso pasha..
    Sipas ksaj na del se skenderbeu ka qen republikani i par botnor kurse aleksandri i math ka qen demokrati me i par.
    Po ismail qemali ?
    Pa tjeter qe kalo andej nga LSI ja..

    1. Kalec Dega says:

      Lol…komenti me i bukur….
      …ah sikur te ishte gjalle Pashko…do kishte marre testen e Partise Punes dekoruar nga Meta i Rames, lol!

  2. rexha 10 says:

    PO QE PASHKO VASA SOCIALISTE I BIE QE MIHAL GRAMENUA TE ISHTE DEMOKRAT ,SEPSE BENTE THIRRJE PER RREMBIMIN E ARMEVE SI SALI BERISHA. HAJDE KRYEMINISTER HAJDE ,KE FILLUAR QE TE BESHE DALLIMET EDHE TE PATRIOTEVE TANE QE LUFTUAN PER TE RUAJTUR GJUHEN SHQIPE DHE KUFIJTE SHQIPTARE.TE KUNDERTEN E ASAJE QE JU PO BENI SOTE QE PO MENDONI TA SHISNISI VENDE,.
    KRAHASONI XHAMADANET E KETYRE FIGURAVE TE SHENJTA TE SHQIPTAREVE ME CORAPET E KRYEMINISTRIT TONE,DHE PASTAJ LE TE FLASIN PER RENDESINE E TYRE. HA::::::::::::::::::::::::::::::::::HA SA IRONIKE AQE EDHE PER TU TALLUR. NE FILLIM E THOTE PER SHAKA ,PASTAJE E KTHENE NE MODE KY KRYEMINISTER I ATIJE VENDI.

  3. Alban Dega says:

    Socialisti Pashko Vasa, sipas dilerantit te Surrelit.

  4. Titaniku says:

    O koketulèr.E ka thene socialist ne thonjza.
    “socialist”. Duket se keni shume njihuri jo vetem nga gjuha shqipe por edhe nga vepra e Vaso Pashes.
    Shkrim brilant per Vaso Pashen njeriu qe drejtoi per 25vjet Libanin

  5. albaniafirst says:

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria-Vaso Pasha

  6. Zgalem says:

    E shifni , apo jo ? Socialistet e ka ven ene thojza , qe do te thote socialist i kohes se tij , por memedhetar dhe i perkushtuar per gjuhen dhe folklorin . Rama , i perkujton figurat e kombit . Ka kulture te gjere , qe u mungon te gjithe politikaneve te tranzicionit . Nje kryeminister diturak dhe atdhetar . Zgalem

  7. Mirel says:

    Keto shkodramet si nuk i ngjan pake Pashko Vases socilaistit europian. Mbeten Salista kriminela dhe u shndruan nga shkodran ne tropojan.

  8. Ateum says:

    Na hape barkun!
    DUket su Nje lloj nakatosje neveritese e pathosit dhe patetizmit folkorik te Grida Dumes dhe Agron Gjekmarkajt..
    Thjesht, katunarizem pompoz letrar. Tallava.

  9. Gomari filozof says:

    Kur perandoria osmane po behej kerme , filloi te jepte “me qera” pjesezat e saj periferike me synim krijimin e e mini-shteteve kombetare satelite proturke rreth saj per te ruajtur copen qendrore. “Qeraxhinjte” qe dolen ne krye te kesaj pune filluan punen per zgjimin e popujve qe deri ne ate kohe nuk e dinin as vete se cfare ishin. Ketu gjeten edhe “trimerine” rilindasit tane qe me qylaf dhe dekorata turke ne gjoks filluan te krijonin gjuhen e shkruar dhe te hidhnin drite mbi heronjte kombetare.
    Deri atehere cfare ishte Vasho Pasha. Pyesni ne Liban se cfare perfaqsonte guvernatori Vaso Pasha. Nje nenpunes i eger turk qe vriste priste jo vetem njerezit por edhe qente dhe macet, digjte pemet dhe te mbjellat, qe mos mbinte me asgje.
    Perfitoi Shqiperia? Padyshim ! Por jo nga “trimeria” e rilindasve.
    Doni te me shani per kete qe po shkruaj ? Shameni !
    Ne 1990 u permbys rregjimi komunist ! E permbysen “trimat” e demokracise ? Heheeeeee. Komunizmit i kishte ardhur ngordhja nga jashte. Quajeni edhe Sali Berishen “Gur Kendor” po deshet, se na i ka kenduar edhe ai.
    Paralelet bejini vete.

  10. Kola says:

    Pashko Vasa, figure e madhe atdhetare, poet i fuqishem.

  11. AF says:

    Shkrim mjaft brilant e kjo kulture dhe ky civilizim e ben Edin nje nder lideret e veçante shqiptare qe kane patur influence e drejtuar Shqiperine gjate shek XX dhe XXI, dhe te duhur per Shqiperine, nje nje kohe mjaft te veshtire. Kujton Pashko Vasen e madh dhe veprat e tij politike dhe letrare. Vepra e P.Vases “O moj shqiperi” eshte defakto kryevepra e poezise shqiptare,e vleresuar,por jo aq shume. Te rrenqethet trupi kur e dehjon te recitohet nga i madhi R.Arbana . Prandaj merr vlere ky kujtim i z.Rama per P.Vasen.

  12. Lame Duka says:

    Nje shkrim i merituar per nje figure ende te pazbuluar si duhet per ne shqiptaret, sic eshte Pashko Vase Shkodrani, apo Vaso Pasha. Shpesh cuditem me erudicionin e kryeministrit, Edi Rama, me faktin se ku e gjen kohen qe te angazhohet ne analiza te tilla. Qe ai eshte i ndryshem nga te quajturit politikane te ketyre 30 vjeteve te fundit ne vendin tone, kjo nuk ka nevoje per ta diskutuar. Me ke e perse? Ata te cilet Ramen e shajne dhe e mallkojne nga mengjesi ne darke, kete e bejne thjeshte e vetem politikisht, demek si kundershare, sepse qofte ne dije e ne kulture, qofte ne atdhedashuri e ne aftesi, jane aq lilipute sa nuk ia vlen te merresh me ta. Jane nga ata qe bejne vrima ne uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje