Nga Adriatik Doçi
Komisioni i Vetingut ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës, Tritan Hamitajn, për fshehje pasurie, kontrata fiktive huaje, mungesë burimesh dhe deklarime të pasakta rreth pasurisë. Tritan Hamitaj ka qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës 2010-2015.
Hamitaj bëhet kësisoj anëtari i gjashtë i ish-KLD-së së famshme që largohet nga drejtësia për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me në krye Bujar Nishanin deri në vitin 2017 dhe më pas Ilir Metën, është një nga institucionet e drejtësisë së vjetër më të kritikuarat nga raportet ndërkombëtare për mbrojtjen e gjyqtarëve të korruptuar dhe KÇK, vlerësimin fiktiv të gjyqtarëve, emërimet politike dhe klienteliste në sistem dhe së fundmi, para së të shkrihej në fund të vitit 2018, për angazhimin në krah të Partisë Demokratike kundër ligjit të Vetingut.
Në muajin korrik 2020, dha dorëheqjen nga drejtësia një tjetër anëtar simbol i ish-KLD-së, Gjin Gjoni, nga frika e përballjes me Vetingun. Në letrën e dorëheqjes së depozituar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, institucionin që ka zëvendësuar KLD, Gjin Gjoni, shkruan se u largua nga drejtësia pasi ishte kontaktuar për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Para së të përballej me Vetingun, në 10 tetor 2019, dha dorëheqjen nga drejtësia edhe Astrit Haxhialushi, anëtar i ish-KLD. Haxhialushi dha dorëheqjen me pretendimin se është sëmurë.
Në tetor të 2019 ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia, para se të përballej me Vetingun, edhe gjyqtarja Eneida Civici, anëtare e ish-KLD-së. Në 18 korrik 2019, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra një tjetër anëtar të ish-KLD-së, Ilir Mustafaj, për probleme me pasurinë.
Në 31 korrik 2018, shkalla e parë e Vetingut shkarkoi nga detyra gjyqtarin Artan Bronci, anëtar i ish-KLD-së, për fshehje dhe mosjustifikim pasurie. Vendimi u la në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut.
Që të gjithë këto anëtarë kanë bashkuar votat duke marrë vendime të kritikuara dhe të shumëdebatuara si për mbrojtjen e gjyqtarëve që Ministria e Drejtësisë kërkonte të shkarkoheshin nga detyra për praktika abuzive, ashtu edhe për emërime dhe rritje në detyrë të gjyqtarëve. Ndërkaq, nuk ka ende vendim nga organet e Vetingut për tre ish-anëtarë të tjerë të KLD, Vangjel Kosa, Neritan Cena DHE Gerd Hoxha. Pjesë e KLD-së kanë qenë edhe Ridvan Hado, Brunilda Kadi dhe Petrit Çomo, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga organet e Vetingut.(Shqiptarja.com)
Ne djall….BASTARDET…FUCK META…
Bastarde, shkerdhatat e kombit
Te gjithe keta shkerdhata duhet te shkojne ne burg se u kane shkaktuar deme te medha qytetareve.SPAK te mos flej gjum se e ka bere llalla gjumin dhe te thelle madje
Qelbesirat e Metes dhe Nishanit. Keta duhet te futen ne burg. Qe te gjithe, pa perjashtim, me Meten dhe Nishan karakurven te paret
Drejtësi , për këta të pa drejtë!!
Plehra. Te paftyre. Mire ua bejne.
Marcin pas tyre edhe Salen dhe Meten se bashku me Nishanin dashte perendia.
Reforma në drejtësi nuk duhet të mjaftohet vetëm me shkarkimin e këtyre të korruptuarve. Organet përkatëse duhet t’i hetojnë dhe ndjekin penalisht për pasuritë e vëna padrejtësisht. SPAK duhet të sigurojë provat dhe ti fusë në burg.
Prej belas jep doreheqjen Gjin Gjoni…, kjo eshte e drejta e tij. Por SPAK-u nqs ne te vertet ekziston e zbaton ligjin, duhet te mari ne shqyrtim kete kelysh buceje qe ka ber kerdine. Te gjithe paperjashtime duhet te kalojne ne vrimen e gjylperes se Drejtesise, vetem keshtu mund te hecet perpara.
Pastrim halesh
Detyra qe kane kryer me persosmeri keta capacul kane qene te mbushnin xhepat me poshtersite e tyre duke vjedhur ose duke nxjerre te pafajshem hajdutet drigaxhinjte vrasesit dhe te tjetersonin pronen e tjetrit. Vetem heqja eshte shume pak. Ata duhet te shkojne ne burg per pasurite e pamerituara dhe te kryejne denimin e atyre qe nuk kane denuar dhe finalja sekuestrim i gjithe pasurive.
E pyeten Zotin njehre njerzit nga kureshtja :
Nga ta kuptojme kush eshte i Miri dhe i Ligu ?
Zoti u pergjigj : Shikoni fytyren e tij .
Konfiksim pasurie , ajo dhemb me shume se shkarkimi .
Ilir degjenerata ka shkaterruar nga themelet drentesine dhe krejtesisht organet funksiont te shtetit ligjor duke grupuar njerez te botes se krimit droges, prostitution vrasje etjera,, 100 vjet burg jane ndoshta pak per masakren qe ka bere shqipetarve,,
Pse nuk ma botoni kometin ketu dhe ne te tjera shkrime?
Filluat perseri te me censuroni ne 99% te komenteve.Keni urdher nga Mero apo xhaxhi Edi?
=
Komentuesit kane te drejte te ankohen kur Tema kejon kar dhe pidh por jo kritika kunder udheheqjes e PPSH. Bile duan ta dine qe kane te bejne me nje gazete censure si ne kohen e diktatures.