Shkaqet e irritimit të Berishës dhe Metës nga mesazhi i Ramës për Fatos Nanon

17 Shtator 2020, 17:13Politika TEMA
Shkaqet e irritimit të Berishës dhe Metës nga mesazhi i

Pas urimit të Edi Ramës për 68- vjetorin e liderit historik të socialistëve dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, pati një çakërdisje dhe mllef të paparë nga kasta politike e ashpër e opozitës, që përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Me kontributin personal të ish-kryeministrit u përhapën video të sherrit të vjetër ndërmjet Ramës dhe Nanos, që ndër vite kanë shkëmbyer replika e batuta të ashpra.

Për një pjesë të publikut që është i ri, apo nuk ka qenë i vëmendshëm në zhvillimet historike shqiptare, nuk kuptohet se çfarë përfaqësojnë këto sulme dhe pse e bëjnë, pasi në një farë mënyre, urimi i Ramës për Nanon përveçse njerëzor, është edhe dialektik, sepse është parardhësi i tij politik.

Duke qenë edhe se Rama kohët e fundit po bën gjithnjë e më shpesh postime për njerëz të njohur apo figura në përvjetore lindjesh, apo dedikime funebre, edhe ky urim për Nanon, mund të quhet brenda normalitetit.

Por, në politikën e polarizuar shqiptare dhe të mbushur me intriga pallati, më shumë sesa me beteja reale politike, ai postim u cilësua një kujë e madhe.

Kjo ngaqë si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, luftën politike e konsiderojnë më shumë një shumësi aktorësh të fuqishëm që bashkohen së bashku për të mundur një tjetër.

Në vitin 2006, Sali Berisha, një vit pasi mburrej ditë për ditë se e kishte nxjerrë në pension politik Fatos Nanon, e thirri në Pallat të Brigadave, i dha dorën, duke i bërë karshillëk Ramës në fushatën për kryetar bashkie të Tiranës.

Pastaj, edhe në vitin 2009, Fatos Nano doli kundër Edi Ramës, duke kërkuar të mos votonin për të. Njëjtë bëri edhe në vitin 2011.

Përse i bëri Nano këto veprime? Sepse Sali Berisha i premtoi se do e bëntë president. Në 2007-n nuk e bëri nga frika se Bamir Topi do t’i ikte nga mazhoranca dhe rrëzonte qeverinë, në 2012-n nuk e bëri pasi u ndje i sigurt me Bujar Nushanin, që e donte për të emëruar kryeprokurorin dhe kapjen e të gjitha gjykatave.

Kurse Edi Rama i tha Fatos Nanos se nuk do ta propozonte për president, pasi PS ka një propozim të ndryshëm për kreun e shtetit, për një person jashtë politikës: u fol për Ismail Kadarenë dhe shumë figura të tjera të ngjashëm me staturën e Alfred Moisiut.

Tani Fatos Nano, kur e pa se as Sali Berisha e as Ilir Meta nuk i qëndruan korrekt në ambicjen e tij, atëherë u kthye në shtëpi.

Dhe këtë nuk e ka bërë jo vetëm Nano, por edhe Petro Koçi dhe disa emra të tjerë të grupit të hershëm të PS-së.

Përveç Arben Malajt që shkoi me Gon Dukën për inat të Erion Veliajt.

Dhe realisht është një zhvillim brenda normales. Por politikisht ka një kleçkë: Berisha e ka mundur PS-në gjithmonë kur e ka përçarë.

Në 1992 humbi keqas zgjedhjet lokale 4 muaj pas referendumit të 22 marsit që fitoi PD.

Atëherë futi në burg Fatos Nanon për të përçarë partinë dhe ja arriti qëllimit pjesërisht.

Por në 1996, ju desh të vidhte zgjedhjet që t’i fitonte. Në 2005, PS humbi falë përçarjes dhe daljes në skenë të LSI-së, por sërish Berisha nuk mori mazhorancën e ju desh të fuste mik Nanon të Lufter Xhuveli të krijonte qeverinë.

Ndaj dhe ka kaq irritim nga bashkimi i “shoferëve të dy turneve” të PS-së siç shprehej Edi Rama në urimin e tij për parardhësin…

6 komente në “Shkaqet e irritimit të Berishës dhe Metës nga mesazhi i Ramës për Fatos Nanon”

  1. Kute says:

    SALI LUGATI VETEM LEH si QEN RUGESH
    Nanon e futi ne burk per pushtetin e tij
    Mir QE nuk beri nonje Aksident
    Te gjith kundershtaret e SALI QENIT bejn Aksident
    SALI VIRUSI plus LIKE FLOLIRI
    ANTISHQIPETAR

  2. hiqeni qofe nji prej kryekurveve ,
    kermeve ? sb ? ose mut-mutin
    dhe shifni efektin domino ne bordellon e Politikes
    Shqiperi rilind

  3. Kanani says:

    Pune delfinesh gazidede like sali shkerdhen kolqi viva la vita. Dubai gesdari cocaina. Fatosi i di me mire se kur iku nuk iku INVESTiGoI per USA ??. Los RED.

  4. Malo says:

    Sa turpe sa turpe Saliu ne Opozite ju trembeni bashke me Meron?????

  5. Bo Bo ke Ka President Ky Vend !!!
    BO BO CFAR NDYRESIRASH JANE KETA TE DY
    BO BO CFARE NDYRESIRASH JANE EDHE ATA TE DY TE TJERET ED RAM LUL BASH
    CFAR MBAN KY VEND !! KE VOTON KY POPULL
    TER JETEN NE GJUME ,TER JETEN ME ENDRRA ,
    TER JETEN VIKTIME E KETI KLANI ,
    QE TALLET ME NJE POPULL INJORANT .

  6. Konjak says:

    Zoterinj te Temas , po ju a beni urime per ditelindie apo nje ngjarie tjeter te rendesishme ne jeten e njeriut ; kur atij individi apo personalitet qoft , me par e ke shar e baltosur me liber shtepie ?. A thoni qe te urosh personin , qe me pare ke hedhur mbi te plehra pa kufi , eshte njerezore ; sigurisht eshte veprim i njerezve hipokrit , jo i njerezve normal . Zoteri Rama eshte KM i vendit tim , dhe kam respektin e duhur , por per keto raste duhet te jem kritik , qe edhe moralisht – zoteria – te mos bjere ne moralin e interesit . Zoterinj te nderuar ky veprim i pa menduar mire , nuk ka se si te quhet brenda normalitetit . Sa per justifikimin e urimit ndaj zoteri Nano , nuk mund ta quajme – dialektik – sepse urimi vjen i njeanshem per te gjitha kohrat . Sa per drejtimin e pushtetit , per keto 8 vjet , nga zoteri Rama , gjendia eshte kjo qe eshte , te gjith i kemi syte ne ball dhe e shikojme . Ne nuk mund te pajtohemi me propagandat e njerezve qe qeveria i mba nene gune , duam qe populli te gezoje respekt dhe vemendie te barabart nga pushteti . Nese edhe qeveria e ardheshme , do te mbaje te njejtin qendrim ndaj popullit te vet ; atehere — hall i madh per shqipetaret — .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje