Spiropali, ultimatum opozitës për Reformën Zgjedhore: Dorëzojini nesër propozimet, s'thirret ODIHR pa pasur një draft! Ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, ca kërkoni

17 Shtator 2020, 13:43Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali teksa foli për ndryshimet kushtetuese dhe kundërshtimin e opozitës për reflektimin e tyre në Kodin Zgjedhor u shpreh në Kuvend se ODIHR nuk ka punë me sistemet zgjedhore apo me ndryshimet kushtetuese.

Sipas saj, për këtë vendos Kuvendi ndërkohë që Këshillit Politik i mbetet vetëm puna e reflektimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë Spiropali i bën thirrje opozitës, që deri nesër të kenë sjellë propozimet në Këshillin Politik për pragun zgjedhor dhe afatet e listave të veçanta, por duke shtuar se ky nuk është një ultimatum.

“Për çfarë duhet këshilli politik më. Kur opozita jashtëparlamentare refuzon realitetin. Ne duhet të njohim legjitimitetin e Këshillit Politik. Kurse Këshilli Politik nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit.

Përfaqësuesit tanë të mbajnë qëndrim. Në këtë fazë opozita vijoi këmbënguljen. Të presësh rezultatet e gabuara të çon vetëm në humbje. Sipas tyre ruajtja e koalicioneve është zgjidhje.

Insistuan PD- LSI se ndryshimet kushtetuese u kryen në shkelje të 14 janarit dhe 5 qershorit. Tani thonë që këto nuk pengojnë koalicionet.

Vijojmë të themi se ndryshimet kushtetuese kanë kaluar në parlament, janë në fuqi. Këshilli Politik punën e vetme që mund të bëjë është të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

Kemi kërkuar që brenda të premtes të paraqesin propozimet për pragun zgjedhor, s’kanë ide për këtë.

U kemi kërkuar të paraqesin listën unike, afatet, dhe si do kryhet. Nuk e kuptoj pse vijojmë t’ua kërkojmë. E kanë refuzuar legjitimitetin.

Ne i bëjmë ende pyetjen. çdo të thotë t’i drejtosh ODIHR kërkesën, ne s’kemi ende një draft. është bllokuese. Opozita bllokoi depolitizimin e administratës zgjedhore. Deri nesër kanë kohë të sjellin propozimet.

Nuk është ultimatum, por kërkesë e aryeshme. Nuk janë pjesë e institucioneve dhe pasojat duhet t’i kenë ata. ”- tha Spiropali.

Ditën e djeshme zyra e ODIHR u tregua e gatshme të ofrojë ndihmë ndaj Këshillit Politik, por duket se mazhoranca nuk do marrë në konsideratë kërkesën e opozitës që ODIHR të japë ekspertizë për ndryshimet kushtetuese.

2 komente në “Spiropali, ultimatum opozitës për Reformën Zgjedhore: Dorëzojini nesër propozimet, s’thirret ODIHR pa pasur një draft! Ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, ca kërkoni”

  1. Zgalem says:

    Kjo politikane eshte me formim profesional te plote dhe di te trajtoi problemet , ne raport me rendesine , qe kane . Eshte kritikuar se diku ne nje fjalim elektoral , e ka quajtur , Edi Ramen , Skenderbeu i sotem . Edhe kjo shprehje , ne ç”do konteks , qe te merret , eshte realitet . Koha e tregoi dhe vijon ta vertetoi se Edi Rama , eshte politikani , qe ne 30 vite te pushtetit rrumpalle , beri shtet . Shteti rrumpalle berishist , nuk ka ndonje ndryshim nga shteti pushtus . Me shtetin rrumpalle , siguria eshte zero , bandat nga Lazarati , depertuan ne gjithe vendin , madje dhe ne Europe . Vrasjet , zhdukja e personit , torurat , ne zyrat e Gazidedes , jane falangat e pushtetit rrumpalle . A eshte kjo pa aftesi qeverrusese , apo veper agjenturore , nuk e gjen Spiropali , por gjykata .
    Ne analize te fundit , Ministria Spiropali , mbetet nje politikane e ekuilibruar dhe e komletuar , ne sherbim te nje kauze antirrumpalle . Sa here kritikohet Spiropali , aq here berishizmi ndihet ne veshtiresi . Zgalem

  2. filja says:

    ABSURDE o njerez te zbritur ne Toke! Si do jape ekspertize ODHIR per ndryshimet kushtetuese ne Shqiperi kur ato i kane bere parlamentaret shqiptare?! ODHIR do tu shpegoje parlamentareve shqiptare se çfare kane pase ata ne mendje kur bene ndryshimet kushtetuese?! Njerez, zbrisni ne Toke, ose shkoni ne xhungel! Parlamenti shqiptar duhet te zbatoje kompetencat e tij dhe te mos behet pjese e baltes se kenetes jashteparlamentare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje