Qeveria shqiptare, fond për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

17 Shtator 2020, 12:35Politika TEMA

Shqipëria do të financojë hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Lajmin e përhapi vetë ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se duhet marrë “përgjegjësia politike” nga Tirana, se shqiptarët në atë zonë kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare”.

Edhe pse pranon se ky hap është ende i pamjaftueshëm, Cakaj nënvizon faktin se ky hap shënon “fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje