Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar sot në foltoren e Kuvendit se nëse automjeti i ti ka kushtuar 100 mijë euro, ai do të japë dorëheqjen në moment.
Lleshaj iu përgjigj akuzave të deputetit Andi Përmeti, i cili tha se ministri i Brendshëm nuk ka sqaruar publikun në lidhje me makinat e shtrenjta me të cilat qarkullon, por ka zgjedhur thjesht të sulmojë mediat që kanë nxjerrë lajmin.
Por Lleshaj thotë se ai ka vetëm një makinë tip “Honda” të vitit 2010 dhe se makina në fjalë është e ministrisë dhe kushton 49 mijë euro.
“Unë kam një mjet Honda të vitit 2010, në emër të Sandër Lleshajt. Kjo media s’ka të drejtë të gjëmojë nga mbrapa mjetet e Ministrisë së Brendshme që janë disa.
Është thënë në media që kjo makinë është blerë 100 mijë euro, ndërkohë që një media tjetër më e ndyrë thotë që kjo është blerë 150 mijë euro dhe unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë nga Ministria e Brendshme nuk ka kushtuar 150 mijë euro, as 100 milion, por 49 mijë euro. Hajde blejë ti!
Unë ju sfidoj juve që nxini, në qoftë se ai mjet s’ka kushtuar 49 mijë euro unë jap dorëheqjen këtu.
Në qoftë se s’ka kushtuar 100 milion, atëherë jepni dorëheqjen ju”, tha Lleshaj.
Muhabete vari l(l)eshin… jo e jap jo s’e jap doreheqjen po beri kaq apo aq… e thjeshte fare, nxirr kontraten dhe transferten e kryer per blerjen e makines…. dhe e marrim vesh te gjithe… por me duket se nuk i nxjerr dot
Kujtou qe nuk je minister rendi por je minister i brendshem . Duhet te ishe i pari i vendit dhe jo te shprehesh si nje drejtor i rendomte .
Kesaj i thone :Shjetan budallenjte hedhin gurin e radhes ne lume e te zgjuarit e qeverise mundohen ta nxjerrin!
Për ska rëndësi jep apo jo dërëhejen ministëri sepse tërë hajdutë janë në atë karike që ulen.Përse duhet ajo makinë sikur edhe 49000 euro sikur të jetë blerë kur minatorët kanë muaj që nuk marin paratë.Ska më turp kur hsikon disa të kollarisur që shëtisin me makina lloksoze dhe njëri i hap derën tjetri i mban çantën apo xhakëtën.Më bën përshtypje si nuk ju vjen turp kur shohin një popull që vuan për bukën e fëmijëve edhe këta sorollaten posht e lart jo për punë por për kafe dhe për të farmakosur ku është më mirë.Të tillë qeveritarë meritojnë të udhëtojnë me karoca jo me BMM-ra..
aman Sander betohu ne bibel, se ky eshte halli me i madh qe te ka gjetur, te ndeshesh me njerez ne parlament ose jep doreheqjen ti ose une. Kur droga dhe vrasjet VUU. Ky nivel kaq i ulet sjelljeje s’ka qene ne asnje moment i pranishem pervecse ne keto vite harami.
Pas termetit ju tha Rama te levizni me kalë se ska lek per makina po ky spjerdh as per ramen. Nuk te ben minister makina e shtrenjte dhe shpura e bodigardeve qe mban me vete. Po kujt ti thuash…. ky di vetem te kapardiset si kembore e madhe