Ish-deputeti i PD kandidon për postin e Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve

17 Shtator 2020, 12:38Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sali Shehu ka dorëzuar sot dokumentet për pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, një ditë përpara përfundimit të afatit zyrtar të aplikimeve.

Sali Shehu ka qenë deputet i PD-së, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Kryesisë së Partisë, si dhe Kryetar i KLSH-së, ndërsa tani kërkon një tjetër funksion publik.

Kujtojmë se në njoftimin e publikuar nga Kuvendi për plotësimin e 12 vendeve në KQZ-në e re, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit.

Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Komisioner
1-Iris Ruci
2-Halil Hyseni
3-Hysen Osmanaj
4-Lefterije Lleshi
5-Arben Xhiku
6-Haki Mustafa

7.Sali Shehu

Zv/Komisioner
1-Hysen Osmanaj
2-Arben Xhiku
3-Haki Mustafa

Komision rregullator
1-Iris Ruci
2-Agim Paskali
3-Hysen Osmanaj
4-Lefterije Lleshi
5-Odeta Berberi
6-Arens Cela
7-Anjeza Dajzmaili
8-Spiro Maliqi
9-Naim Mecalla
10-Durim Grabova
11-Arben Xhiku
12-Haki Mustafa
13-Lindita Tako
KAS
1-Agim Paskali
2-Hysen Osmanaj
3-Ledio Braho
4-Lefterije Lleshi
5-Arens Cela
6-Spiro Maliqi
7-Redinela Beqiraj
8-Durim Grabova
9-Farie Osmani
10-Theodhori Sallaku
11-Eldrina Karafili
12-Arben Isaraj
13-Lindita Tako

3 komente në “Ish-deputeti i PD kandidon për postin e Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Ky qelbesira e Berishes qe u shperndante arme militanteve te PD ne 97. Akoma dalin keta mostra ne skene? Nuk ka ky vend njerez re mencur e te paperlyer?

  2. rryka says:

    Ketij personi saliut nr 2 icili nuk ka lėnē maskarallik pabere dhe nuk ka lenėgjē pa vjedhur dhe toka nė vende te ndryshshme duke bere pallate dhe gjera te tjera bē krah te berishes.Ky eshte per burg , spaku duhet te meret me te dhe jo te kandidoje per krytetar komisioni te zgjedhjeve, TURP KUSH E DËGJON.

  3. tony says:

    Ketij personi saliut nr 2 icili nuk ka lėnē maskarallik pabere dhe nuk ka lenėgjē pa vjedhur dhe toka nė vende te ndryshshme duke bere pallate dhe gjera te tjera bē krah te berishes.Ky eshte per burg , spaku duhet te meret me te dhe jo te kandidoje per krytetar komisioni te zgjedhjeve, TURP KUSH E DËGJON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje