Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur operacioni ndërkombëtar “Los Blancos”, ku mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë.
Përmes një shënimi në facebook, Lleshaj shprehet se shkatërrimi i këtij grupi është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.
“Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.
Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.
Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia , Holanda , Greqia Hungaria, Rumania, Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Dubai dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar.
Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot”, shprehet Lleshaj.
Leshi ka te drejte , nje goditje ndaj rivaleve mafjoze.
KRENAR PER MINISTRIN QE I DUHET SHQIPERISE QE DUAM !
I sakte.
Fjale pak e pune shume…
Keep going !
Alban Amerikani…Leshi vetem shqyp di…
Lesh ti ke konkurentin tend gon kulici berisha pjes los blanco ne qe ti as ke ndermend te meresh se preket grupi viva la vita lokal deri para ca kohe mblidhesb shkerdhen like hsbelli o hsbellot viva la vita. Dea.
Ka qene e shtrenguar te bashkepunoje policia e shtetit.Po ne e dime nga pervoja dhe shohim cdo dite qe policia e shtetit ka 30 vjet qe bashkepunon me trafikantet e droges.E sheh populli po e thone dhe organizmat antitrafik te vendeve te huaja.Shqiptaret i dine te pakten 2-3 gjuhe te huaja o Lleshi nuk i hedh dot hi syve.Ka 30 vjet qe policia eshte me mafien.
Ministri me I mire I brendshem nder vite.Bravo!