Nga Eduard Zaloshnja
Rekordi i numrit më të madh të pjesëmarrësve u vendos në zgjedhjet e para pluraliste (1991 e 1992) pas diktaturës komuniste – përkatësisht, 1.84 dhe 1.83 milionë. Ndërkohë edhe rekordi i numrit më të vogël të banorëve mospjesëmarrës (60 mijë dhe 40 mijë) u regjistrua në po ato zgjedhje (Numri i mospjesëmarrësve është llogaritur nga diferenca mes numrit të banorëve të rritur në vend, raportuar nga INSTAT-i, dhe numrit të pjesëmarrësve të raportuar nga KQZ).
Në zgjedhjet parlamentare të 2001-shit (zgjedhjet anormale të 1996-ës e 1997-ës nuk janë përfshirë në këtë analizë) pati një rënie të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve, si rrjedhojë e emigrimit masiv në vitet ’90 dhe e rritjes së numrit të banorëve mospjesëmarrës (shihni grafikun shoqqërues).
Në vitet ‘2000 ka patur një rritje graduale si të numrit të pjesëmarrësve, edhe të mospjesëmarrësve (si rrjedhojë e rritjes së moshës mesatare të popullsië). Përjashtim bëjnë zgjedhjet e vitit 2013, ku u rrit ndjeshëm numri i pjesëmarrësve, ndërkohë që u ul ndjeshëm numri i mospjesëmarrësve.
Për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nga një model statistikor që kam ndërtuar me të dhëna të sondazheve që kam zhvilluar deri më sot (dhe duke presupozuar se identifikimi biometrik i votuesve do të shmangë votimin familjar), më rezulton se numri i pjesëmarrësve do të rrotullohet rreth shifrës 1.5 milion, ndërsa numri banorëve të rritur aktualë mosvotues do të jetë rreth 700 mijë.
ti me keto sontazhet ben si fallzhor, do behet keshtu se keshtu ma merr mendja mua , ik ore Zaloshja se na je bere si ato qarixhofkat qe shikojne fall gocave te reja per tju dal fati te shkretat besojne arixhofkat por ty nuk te beson njeri se ti me keto falle qe ben ke shtyre jeten dhe nuk ka dale asnje nga ato qe ke thene o derzi