“Bosët e drogës kanë gjetur parajsën në Dubai”: Historia e Eldi Dizdarit që u rrit pa baba dhe si u arratis me të shoqen, pas vrasjes në Bllok

17 Shtator 2020, 17:45Politika TEMA
“Bosët e drogës kanë gjetur parajsën në

Operacioni ndërkombëtar për goditjen e kartelit të drogës që kontrollohej nga shqiptarët dhe vepronte në 10 shtete ka nisur prej të martës dhe ka përfunduar dje në mëngjes.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në studion e ABC News se për herë të parë në pranga ka persona që konsiderohen si hierarkia e trafikut të drogës, referuar këtu Eldi Dizdarit, i cili sipas tij, është parë nga autoritetet shqiptare si i paprekshëm.

“Në ditët në vijim do kemi edhe emra të tjerë. Operacioni edhe në Shqipëri është bërë ditën e martë, por është mbajtur diskret dhe ka vazhduar.

Arrestimet në Shqipëri kanë përfunduar dje në mëngjes.

Prokurori i Firences është ai që ka nisur hetimet në vitin 2015. Për herë të parë në Shqipëri kemi një arrestim të peshave të rënda, ose të peshqve të mëdhenj.

Është Eldi Dizdari. Policia e Emirateve të Bashkuara e quajti sukses me konferencën shtypi.

Mund të donte që këtë operacion mund ta bënte SPAK.

Përgjithësisht është një kartel. Po ta shikosh nga mënyra se si është i strukturuar, ka përmasat e një karteli.

Gjëja që bie në sy është që italianë dhanë informacion më parë se ne. Ata kanë pasur kohë të bënin edhe kërkime.

Por lajm është përfshirja e një emri si Eldi Dizdari që nuk ka qenë i ekspozuar në Shqipëri, sepse ishte në krye të listës së trafikut.

Agjencitë tona të ligjit e kishin si një person te paprekshëm. Sot bizneset e kanë më kollaj të kërkojnë para hua nga grupet e trafikuar se sa të shkojnë në bankë.

Ai është i përfshirë në këtë histori”, tha Artan Hoxha.

Hoxha deklaroi se vrasja në ish-Bllok e ndodhur dy vite më parë ka ndodhur pikërisht për shkak të konfliktit që ka nisur fillimisht mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Ai u shpreh se bosët e drogës në Shqipëri kanë ndërtuar një parajsë fiskale në Dubai duke ikur nga drejtësia, por edhe rivalët e tyre që mund të tentojnë t’i ekzekutojnë.

Gazetari tregoi edhe historinë e Eldi Dizdarit, që është rritur pa babanë, që sipas tij e kanë ekzekutuar në Tropojë në vitin 1998.

“Prokurorisë së Firences i janë dashur 5 vjet të lidhë fijes. Arrestimi i Eldi Dizdari, përmendej vetëm nën zë.

Ngjarja në ish-Bllok zanafillën e ka nga një konflikt mes tij edhe Ervin Matës.

Eldi Dizdari nuk u pa më në Shqipëri dhe u spostua në Dubai. Sot disa nga boss-ët më të mëdhenj të trafikut të drogës kanë gjetur një parajsë fiskale në Dubai.

Ata janë vendosur aty dhe unë jam kurioz nëse ka gjetur njeri me Eldi Dizdari.

Para pak ditësh ata i kanë dërguar mesazh njëri-tjetrit në sistem.

Këtu ku jemi ne, le të vazhdojë të merret Artan Hoxha me ne.

Sot disa bossë të krimit dhe trafikut janë të instaluar aty, ka nga Lushnja, nga Tirana, nga Tropoja, Shkodra. Janë të vendosur në Dubai.

Ai ka një histori. Ai është rritur jetim. Babai i tij është vrarë në janar të vitit 1998, një ditë pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt dhe Demirit.

Në pritën e datës 6 Janar në aksin që lidh Sopotin dhe Qafën e Lushës, është vrarë Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj dhe Naim Dizdari.

Eldi Dizdari e ka dajë Avdyl Matoshi. Më vonë ai është larguar deri kur më vonë .

Në vitin 2015 kam ndeshur teksa flisja për kokainën nga Ekuadori këtë grup personash. Eldi Dizdari nuk ishte një personazh që mund t’i afroheshe kollaj.

Ishte një personash që rrinte në hije dhe e ekspozoi lidhja me ish-Missin”, tha Artan Hoxha.

Dizdari dhe e shoqja mbyllën bizneset dhe ikën në Dubai pas vrasjes në Bllok

Eldi Dizdari nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.

Ai ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të bashkëshortes së tij, ish-missit Suada Sherifi.

Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë sëbashku një vajzë të vogël.

Mirëpo, prej disa kohësh e gjithë familja është shpërngulur në Dubai.

Në këtë mënyrë, Suada është detyruar të mbyllë edhe bizneset e saj në Tiranë, siç ishte ajo e një qendre tregtare në qendër të Tiranës, shkruan ABC.

Ndërkohë ish-missi gjatë kësaj periudhe i ka mbyllur të gjitha kontaktet me publikun, pasi edhe profilin në Instagram e ka kthyer në privat dhe me shumë pak ndjekësa.

Shkak u bë vrasja në ish-Bllok, pas përplasjes me Ervin Matën, e cila mendohet se ndodhi për prishje të pazareve të drogës.

Dizdari njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para më shumë se një viti në Durrës.

10 komente në ““Bosët e drogës kanë gjetur parajsën në Dubai”: Historia e Eldi Dizdarit që u rrit pa baba dhe si u arratis me të shoqen, pas vrasjes në Bllok”

  1. Altin says:

    Sa rre mer kopetent . Un jetoj ne Dubai dhe sot e mora vesh qe qeka parajse fiskale . Dubai eshte nje emirat qe nuk paguan taxa ( deri janar 2018 .se atehere u vendos tvsh 5%) .per kete ne Dubai kan zyrat gjithe kompanite me te medha e serioze ne bote por parajse fiskale eshte gje tjeter . Eldi Dizdari apo x e y ne Dubai nuk regjistrohet askund ne cdo istitucion bankar a financiar pa emrin e vet .Plus ktu cdo gje eshte online te duhet se nuk ben leje pune o qendrimi dhe ske si e ben pa u deklaruar me emer mbiemer e pass biometrike . Nuk eshte se ka bo noi zbulim te madh policia e Dubait .Qe kur hyn ne kufi ato ti kane te gjitha te dhenat se atje nuk hyn dot pa vize e nuk i shpeton askush as Donald Trump me qene. Parajse fiskale eshte ajo qe nepermjet kompanive tip guacke ti mshihesh dhe asnje se di qe jan parate e tuaja … Pastaj kaq vite sa thua un do ta kisha takuar kete qofte keto gangsterat e tjere qe sajon ti kopetent se shqiptaret jemi pak dhe te gjithe kemi pune e bisnese me se legale e njihemi shum mire me njeri tjetrin . Gjithsesi ne jemi jashtzakonisht te vegjel ketu ne dac si komunitet ne dac si ekonomi.

    1. Hoxh Tani says:

      Jete e poshter, nuk te leni as me rrejte icike sa per duhon! Ta zeni ne fyt.

  2. Henks says:

    Gazetarët shqypo janë pa pikën e profesionalizmit, në 15 foto, vetëm 1 është e autorit për të cilin bën fjalë artikulli, 14 fotot e tjera janë të gruas së tij modele në poza seksi dhe të nxehta. Tani, ky artikull flet për një modele apo për një bos droge?? Kështu është kur e merr diplomën në lokal. Albanistan hesapi.

    1. Eddie says:

      hahahahahahahab

  3. Martin says:

    O Altin.. rri se nuk i di te gjitha ti. Ky gjithollogu po. Ky si kofili pas te vjelave i thon 1 llafi.. ato qe di gjith dynjaja ky kokekatrori ben sikur i ka zbuluar vet.. pastaj i fut ca mashtrime oa lidhje dhe kaq esht puna.. mendjen e ka te mbushur sikur di shume . Ky esht nje langaraq qe s’ka shokun

  4. Daja says:

    Alton Ke te drejte ku kolici eshte peshk i vogel eshte shkerdhen berisha peshk madh dhe ndjek ??.

  5. Kosovari Romantik says:

    @Henks
    tash ky drogella n’burg e gruaja qysh rrin pa kar. A bon me e qi une honorar se thojn ara don fare e gruja don kar haha.

  6. cancun says:

    Sa per ate sigurine e dubait te them nja dy gjera, nuk jam askushi por momentalisht kam tre pasaporta te ndryshme, Belge, Israeli , Meksikane,
    Imagjino se ca beje disa te tjere te famshem te cilet kane punesuar gjeneraten e tretë ne biznes.
    Mbase dhe ju e dini qe
    Per momentin bossi i te gjithe bosave ne Hong Kong eshte nje shqiptar!

  7. gimi says:

    Ky s’di te flasi shqip. Nuk e di nese ka bere gjuhe letersi kur ka qene i vogel.

  8. Nik says:

    Njè pèrgjigje pèr bizesmenin Altin qè na jeton nè vendin e pèrrallave mbuluar me ferexhe .Nuk e njeh ti zotèri kètè morrin e shtypur sepse nga frika fshihej por 613 kile kokain me kushèririn e tij vitin e shkuar?? Nuk mund tè ofendoni falas gazetarin pèr tè vetmen arsye se magjistratura italiane i kishte nèn kontroll prej vitit 2015 tè dhe sa pèr dijeni polica italiane simbas statistkave èshtè ndèr mè ekspertet nè botè.Ju uroj gjith tè mirat si biszesmen nqse je,,, jam kurioz pèr ju se si jeni bèr bizesmen dhe ku i keni gjetur tè ardhurat sepse dhe ne kemi ndonjè tè njohur (njeri i pastèr me aktivitet famacije)edhe ju keni hapur farmaci??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje