Cikloni i rrallë godet Greqinë: Shkëputje e energjisë në ishujt e detit Jon, nuk ka patur dëme në njerëz

18 Shtator 2020, 16:50Rajoni TEMA

Greqia perëndimore ka raportuar dëme si pasojë e ciklonit të rrallë mesdhetar që goditi rajonin, por sipas Zv/Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, nuk ka patur të plagosur.

Ai tha se janë regjistruar shpëkutje të energjisë elektrike në ishujt e detit Jon të Zakinthos, Kefalonias dhe Itakës dhe  ekipet lokale në bashkëpunim zjarrfikësit po bashkëpunojnë për të rikthyer rrjetin.  Goditjen më të fortë e pësoi Itaka, Kefalonia, Zakynthos dhe Akaia perëndimore, me shpërthimet e erës që kaluan 80 km/h.

Reshjet më të mëdha të shiut u regjistruan në Itakë, në 86 mm, por për shkak të shkëputjes së energjisë, shumë qendra meteorologjike nuk regjistruan më të dhëna pas orës 4 të mëngjesit.  Zjarrfikësit bënë të ditur se qytetarët kishin telefonuar për të raportuar rënie të pemëve dhe përmbytjen e disa shtëpive, por nuk ka patur deri më tani raportime të të dëmtuarve apo njerëzve të bllokuar.   Në Itakë, një varkë lundruese u përplas në brigjet me shkëmbinj nga era e fortë, por 2 personat që ishin brenda dolën vetë në breg dhe ndodhen gjendje të mirë shëndetësore.

“Jemi në alarm”,- tha Hardailias, duke shtuar se 9 orët e ardhshme do të jenë kritike për zhvillimin e sistemit të ashpër të motit.  Ai tha gjithashtu se njësitë rajonale të Magnesia, Arkadia dhe Fokida, do të ndikohen, ndërsa ditën e Shtunë, stuhia do të godasë Atikën dhe Evian.

1 komente në “Cikloni i rrallë godet Greqinë: Shkëputje e energjisë në ishujt e detit Jon, nuk ka patur dëme në njerëz”

  1. degelisi says:

    Sazan Dhalla ndodhe ne Greqi per eleminuar demet e shkaketuara nga furtuna e dhalles, injorances

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje