Teksa sot është afati i fundit i aplikimit për vendet vakante të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mësohet se deri tani kanë aplikuar për kryetar Ilirjan Celibashi dhe Ilir Rusmajli.
Ndërkohë, ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë miratoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të përzgjedhë anëtarët e KQZ.
Më herët Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dha dorëheqjen nga pozicioni një muaj para mbarimit të mandatit.
Ai u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha.