Të shkarkuarit e vetingut i çojnë letër Prokurorisë së Përgjithshme: Duam rrogat që na takojnë

18 Shtator 2020, 12:52Kronika TEMA

Të shkarkuarit nga vettingu edhe me vendimin e apelit nga Kolegji i Posacem i Apelimit i kanë kërkuar prokurorisë së Përgjithshme pagesën kalimtare dy rroga dhe vjetërsinë për efekt pensioni dhe pensioni suplementar.

Të gjithë ata që shkarkohen në shkallën e parë marrin 80 % të pagës deri në vendimin e fazës së dytë, atë të KPA-së.

Në momentin që jepet dhe vendimi i apelit për shkarkim, atëherë ata nuk kanë më asnjë lloj përfitimi apo pagese.

Megjithatë, disa kërkesa të të shkarkuarve kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit ia ka kaluar Këshilli të Lartë të Prokurorisë , i cili pritet të dalë me një vendim.

6 komente në “Të shkarkuarit e vetingut i çojnë letër Prokurorisë së Përgjithshme: Duam rrogat që na takojnë”

  1. hasani says:

    Po perse paskemi prokurori te pergjithshme? Po kush eshte prokuror i pergjithshem, se nuk e kemi pare prej me shume se 1 viti? Hajdutet duan akoma ta zhvasin kete vend. Ato jane denuar se kane vjedhur dhe kerkojne edhe rroga, perse paska rroga per hajdutet dhe kriminelet?

  2. v says:

    Jepuni se pak kane vjedhur.Te gjithe ata jane per ne burg ,dhe meqense ne burg nuk i fusni se i keni shoke pagujini se parate e popullit jane dhe per popullin ju as qe pirdhni fare

  3. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Rrogat duhet ti merni ne burg,por cfare ti besh kesaj mut drejtesie.

  4. H says:

    Hajduti , gjënë e vjedhur, e konsideron të drejtën e vet.

  5. Ladi says:

    Vertet kemi prokuror te pergjithshem? Me duket se eshte UFO.

  6. Ujku Plak says:

    Pse jo? Edhe Presidentin hajdut e kemi por ai pakuhet rregullishte nga taksat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje