Basha e Kryemadhi përballë Ramës në Durrës, një vetëvrasje politike

19 Shtator 2020, 20:29Politika TEMA

Në praktikën botërore politike njihet teoria e përballjes direkte mes lidershipeve të partive apo blloqeve politike në fushatat zgjedhore.

Nuk bëjnë fjalë këtu për udhëheqjen e formacioneve politike apo të koalicioneve në zgjedhje nga ana e liderëve politikë, pasi kjo është normale dhe nuk kanë si i shmangen në asnjë rast.

Por ajo që duam të themi është se bëhet fjalë për të garuar në një zonë të caktuar ‘kokë më kokë’.

Një përballje e tillë e liderëve politikë është në funksion të ngritjes së moralit të mbështetësve dhe militantëve, duke demonstruar forcë dhe dëshirë për fitore.

Por dhe mungesën e frikës në përballjen direkte, çka tregon besimin e një lideri politik tek forca e vet dhe udhëheqësia e tij për fitoren.

Dhe në Shqipëri, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm po qarkullon në ambientet politike, mediatike e deri në ato diplomatike ideja e një përballjeje “kokë më kokë” mes kryeministrit dhe kreut të mazhorancës Edi Rama, kreut të PD Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

“Fushëbeteja” e zgjedhur me sa duket është qyteti bregdetar i Durrësit, teksa lidershipi politik në Shqipëri po tenton t’i japë përmasa “epike”, në përpjekje për të karikuar elektoratin në prag të zgjedhjeve.

Lëvizja e Edi Ramës me sa duket ka grishur dhe kundërshtarët e tij politikë në këtë beteje “navale” politike në qytetin bregdetar, duke e kthyer qytetin e dytë metropol në vend, pas Tiranës, qendrën e “gravitetit” dhe të vendosjes së fatit zgjedhor më 25 prill 2021.

Në mbledhjen e fundit të strukturave drejtuese të PS, teksa u përzgjodhen të deleguarit e PS në të gjitha qarqet e vendit, kalimi i Ramës nga qarku i Vlorës në qarkun e Durrësit shkaktoi një debat të thelluar në media dhe në politikë.

Ku lidershipi i PD dhe LSI u mundua të japë versione të ndryshme për këtë lëvizje që nuk janë rastësi në jetën politike të Edi Ramës, duke thënë se është shkak keqqeverisja dhe mosmbajtja e premtimeve në Vlorë.

Durrësi është një sfidë më vete edhe për vetë PS, pasi deri më tani ka qënë drejtuesi socialist në këtë qark, ish kryebashkiaku Vangjush Dako ai që mbante peshën e fushatës dhe për pasojë kishte bërë që qyteti bregdetar të mos u ndahej fitoreve në të gjitha zgjedhjet.

Por lidhur me kandidimin e tij në Durrës kryeministri nuk la shumë dilema, teksa ka thënë se kjo ka lidhje me rindërtimin e qytetit pas dëmeve nga tërmeti dhe me një projekt të Emirateve Arabe. Gjithashtu, ai thotë se dhe origjina e tij është nga Durrësi.

“Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin sepse është një zonë me rëndësi të posaçme në këtë fazë kur ne na duhet të ndërtojmë aty një shembull spektakolar të ndërtimit pas gjithë asaj tragjedie që kaloi Durrësi.

Është pjesa më e dëmtuar dhe pjesa më sfiduese e rindërtimit pasi aty do të duhet të bëjmë një punë shumë të madhe. Kemi ecur shumë me projektet. Siç dihet ose për atë që se dinë e përsëris se për rindërtimin në Durrës ne kemi një marrëveshje që unë e kam bërë me princin e Emirateve të Bashkuara.

Janë Emiratet e Bashkuara që do të na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë teknike në mënyrë që të arrimë të bëjmë diçka fantastike në Durrës.

Kështu që nuk ka lidhje e dyta me të parën apo e para me të dytën. Pastaj unë jam edhe nga Durrësi dhe nga Vlora jam edhe nga Shkodra madje”, ka deklaruar Rama.

Pra kryeministri Rama e ka vendosur kandidimin e tij në Durrës dhe kjo është e sigurtë tani.

E pastabilizuar duket situata në kampin opozitar e më konkretisht në gjirin e PD, ku udhëheqësia në këtë parti është bipolare.

Drejtimi i PD ndahet mes Sali Berishës e Lulzim Bashës dhe për këtë askush në Shqipëri, në PD jo e jo, nuk ka asnjë dilemë.

Kryetari i PD Lulzim Basha gjendet nën një trysni të fortë nga ana e ish kryetarit të kësaj partie dhe “babait” të tij politik Sali Berisha, i cili ka një ndikim të padiskutueshëm në parti, aq sa dhe në daljen e fundit publike në një emision televiziv Basha deklaroi se Berisha është i lirë të kandidojë ku të dojë në 12 qarqet e vendit si deputet i sigurtë.

Një deklaratë që do të thotë se Berisha nuk ka ndërmend të lëvizë nga Tirana dhe për më tepër këtë radhë as që diskutohet të jetë i 7-ti në listë sikurse ishte në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017, por i pari në kryeqytet. Duke zhvendosur madje dhe Bashën.

Jo pa qëllim Berisha që javë më parë, teksa është vënë nën shigjetimin dhe talljen e anëtarëve të komisionit përzgjedhës të kandidatëve për deputetë të PD, Ruli, Mustafaj dhe Marku që bënin “tek e çift” nëse do të jetë në listë, e ka “orientuar” Bashën se mund të kandidojë në Durrës përballë Edi Ramës.

I pyetur se pse nuk kandidon përballë kryeministrit Edi Rama në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.

Duke lënë kështu të kuptohet se fushatën e Durrës duhet ta udhëheqë vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Berisha e ka vënë Bashën nën presionin e fortë që të tregojë veten e për ti thënë se nëse kërkon që të fitojë zgjedhjet dhe të bëhet kryeministër, duhet të përballet me kundërshtarin politik Edi Rama pikërisht atje ku kandidon vetë ai, në “folenë” e tij.

Ndërsa mediat afër Berishës dhe Metës nxituan të nxjerrin lajmin se “në selinë e PD po qarkullojnë zërat se Basha mund të shkojë të drejtojë qarkun e Durrësit për t’u perballur direkt me Ramën.

Durrësi është një qark i rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të shpeshtë të shifrave elektorale ndaj parashikohet një betejë e fortë në qytetin bregdetar. Beteja do ishte më shumë sesa interesante nëse dy liderët do përballeshin “kokë më kokë”.

Me sa duket Basha, në përpjekje për të treguar se nuk ka frikë dhe është i sigurtë në fitoren e PD, mund të shtyhet nga zori të kandidojë në Durrës përballë Edi Ramës, kundërshtarit të tij politik.

Vetëm tetë muaj më parë vetë Basha në një emision televiziv ka deklaruar se “jam gati të përballem me Ramën kurdo dhe ku të dojë ai dhe ta mund. E kam mundur njëherë në vitin 2011 në Tiranë dhe e mund prap”.

Por me sa duket për të treguar forcë e potencë politike dhe pavarësi nga mbështetja e Ilir Metës, edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nuk e përjashton mundësinë e një kandidimi në Durrës.

“Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, (të garoj në Durrës) është interesante. E gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes”, ka deklaruar Kryemadhi ditë më parë.

Pra sikurse po lëviz “ingranazhi” politik në Shqipëri, mund të kemi një përballje mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhjit në qarkun e Durrësit më 25 prill 2021.

Nëse rezulton të realizohet kjo përballje “kokë më kokë” në Durrës, ajo që mund të themi është se do të ishte tepër fatale dhe një vetëvrasje politike për Bashën dhe Kryemadhin.

Kryeministri Edi Rama shquhet për zotërimin e skenës politike falë artikulimit të saktë publik, batutës dhe një populizmi të pashoq, që tërheq si me magnet turmat.

Gjë të cilën Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk e zotërojnë, pa vënë në diskutim aftësinë e tyre për të qënë udhëheqës normalë të fushatës për PD e LSI. Megjithëse e kanë të vështirë të ngjallin besim dhe frymë në radhët e elektoratit.

Kryeministri Edi Rama është një politikan novativ në fushatat elektorale. Në vitin 2013 doli me strategjinë e largimit të “stërplakut të politikës shqiptare Sali Berisha”. Madje nuk e pati për gjë të deklaronte se ishte me origjinë nga Mirdita, deklarata të bëra në fillim me gjysmë zëri në Rrashbull të Durrësit dhe më pas me tërë fuqinë në Kamzë.

“Jam njëri nga ju, me shtëpi të palegalizuara”, tha. Lëvizje këto që i dhanë një dorë të mirë për të marrë votat e të zvarriturve për dekada me radhë për një tapi dhe mbështetjen e Veriut të vendit.

Në zgjedhjet e vitit 2017 doli me strategjinë e “tepsisë për PS”, duke fajsuar aleatët kryesisht LSI për defektet e qeverisjes në mandatin e parë. Mori plot 74 vota PS me këtë strategji.

Kështu që nuk do të jetë çudi që në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit të ardhshëm ta zhvillojë duke takuar njerëz afër vilës së Ilir Metës e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit dhe Lulzim Bashës në Lalz dhe në Hamallaj.

E bën Edi Rama, nuk ka turp fare dhe ndoshta do të ishte më efektive kjo metodë krahasimore për popullin e thjeshtë, duke bërë diferencën mes kreut demokrat që ka vilën e katërt aty dhe Monika Kryemadhit që ka vilën e katërt dhe ajo bashkë me bashkëshortin President Ilir Meta.

Madje mund të mos qëndrojë fare vetë në fushatë, por duke qënë se ka të “lirë” Eduart Shalësin, ta caktojë pikërisht në Durrës ministrin e Shtetit, sikurse ka bërë në zgjedhjet e vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, kur përballë tij garonte i ndjeri Sokol Olldashi.

Rama në atë kohë nuk bëri asnjë ditë fushatë në Tiranë, dhe shënoi një fitore të thellë. Vetëm Shalsi “markonte” një për një një në të gjitha lëvizjet Olldashin.

Kështu mund të veprojë Rama dhe në Durrës duke lënë Shalsin në “portat” e vilave të Meta-Kryemadhit, Berishës dhe të Lulzim Bashës në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj.

Dhe bombardimi i publikut me luksin e këtyre vilave ndërkohë që Kryemadhi dhe Basha nuk kanë ditë që nuk qahen për varfërinë e shqiptarëve, është një goditje fatale e imazhit të tyre përballë qytetarëve dhe votuesve shqiptarë që me zor mbyllin muajin me të ardhurat e pakta.

Prandaj themi se përballja mes tyre është fatale në Durrës dhe vetëvrasje politike për Bashën dhe Kryemadhin.

Por dhe për “ëndrrën” kryeministrore të Metës e Bashës dhe asaj presidenciale të Berishës.

Të presim!/M. Nikaj-TemA

25 komente në “Basha e Kryemadhi përballë Ramës në Durrës, një vetëvrasje politike”

  1. Bbb says:

    Mos e krruj ne Durres o piktooooor
    Mos se kshu si jan egersu dynjaja ktu as nonat e veta sdurojn tu dalin perpara
    Do hysh edhe ne histori boterore masnej …

    1. ben says:

      Bbb-do me pelqente te komentoje mbas zgjedhjeve, sidomos nese Bashes dhe Mona cizmes do ti merrte perendija ato pak mend qe ju kane mbetur dhe do te perballeshin me Ramen ne Durres. Fitorja e PS dhe e Rames eshte e garantuar, jo sepse Rama eshte ai qe kemi deshire te shohim ne krye te qeverise, por eshte e keqja me e vogel. Bashen dhe Liken qe eshte mbrapa Mones i kemi provuar qe nuk lane gje pa vjedhur, prandaj per sa kohe qe ata te dy dhe Berisha me Meten te jene kundershtaret e Rames, ky i fundit do vdese ne karriken e K.Ministrit.

      1. XheJ eN Bi says:

        ben..
        Ben ,do të lutesha që nick name ose ta ndryshosh ose ta bësh ben+ se të ngatrojmë me me ben salcukun.
        Po e lexove komentin ,do të lutesha ta pranoje dëshirën time.

    2. Kute says:

      RAMA BURE SHTETI
      Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe MONA GOJ BYTHA dhe LIKE FLOLIRI
      RAMA I ngorth ne Dures
      I Treth te 3

  2. qytetari says:

    Ti or birazer rama, sic po vazhdojme te shohim,nuk ja nga asnje nga ato gjysma e qyteteve shqiptare qe permend,por vec nga Azia,tutje nga Anadolli dhe nga Arabia,
    I ziu shqiptar,varferia varferi dhe turqi-arabia ne shtepi.

  3. Troposa says:

    Edi fiton bindshem….pa problem…..kurse monika jo cizme te heqe..po dhe breket….ehe sja hedh syte njeri…luli eshte i mbaruar me kohe….

    1. Ilir says:

      Po ato qe harroi te makina e fatosit, sikur i hoqi perpara cizmes apo jo!?

  4. Lili says:

    Jam sidomos aty ku jane paret: sa evtopa dha pare per vloren ke ne Vlore, tash ne Durres se aty do vene ´Gjoben’’ 20Per qind!

  5. Marie says:

    As mos e diskutoj njeri dhe si durrsake ju them qe Edi do fitoj bondshem ne durres,se asnji kryeminister ne shqiperi po rinderton banesat e rrenuara nga termeti,hidhni syte nga Italia,ka mbi 5 vjet qe as germadhat nuk jane larguar ne Ammatrice,jo me ti ndertohen shtepite,forca Edi je me i.miri per shqiptaret!

  6. 2025 EU Cabal says:

    The Albanian Stockholm Syndrome….. Ky liber do botohet shume shpejt….
    Populli i burgosur shqiptar ne dashuri me rojtaret e tyre padrone ….ose ndryshe edhe pse te lidhur me zinxhir, terhiqen zvarre, varferohen,vriten shpirterisht, torturohen dhe tallen me ta perseri i duan torturuesit , xhelatet e tyre.

    Pra nje popull i skllaveruar por ne dashuri me mafjozet qe i shfrytezojne si skllever.

    E kane emrin shqiptar

  7. Juristi says:

    As mos t’ju rrej mendja o gazetar dhe ju o milet i nderuar,qe Sala,Luli Basha dhe Monika do kandidojne ne Durres.Nuk jane budallenj,nuk e hajne karremin.Ato deri kur te shpallen emrat, do te thone,po,ne Durres do kandidojme,por ne fund,partia vendosi,do thone,qe te kandidojme ne filan vend,ku mendojne qe e kane te sigurte.

  8. Poko says:

    Marrja ne krah e Emieateve te Bashkuara nga Rama ne Durres, do ti bej durrsaket , jo fleten e votimit por koken te fusin ne kuti.

  9. milet i mjere says:

    O milet debil. Filluat te diskutoni kush eshte me i miri?
    Te gjithe jane per burg, Gazetaret qe shkruajne te tille artikuj jane me mjeranet.
    Populli nuk duhet te votoje per asnje prej Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e kompani,PD,PS,LSI.

  10. Qyterar i zakonshem says:

    Ne kohen e Skenderbeut ishte zakon qe komandantet e ushtrive kundershtare sfidonin njeritjetrin tek per tek. A thua do te shohim nje te tille ndeshhe ? Hahaha……. ç’u kenaqem !

  11. Konjak says:

    Mos u mundoni kot me kot , te demtoni njerin apo tjeterin me diversionizma ; megjithqe kenaqesia juaj eshte prapaskena , sot per sot ketyre hyleve ju ka dale boja .Me interes dhe e domosdoshme eshte puna e sinqert , dhe pregatitia e zgjedhieve ne menyren me te mire te mundeshme , veprim nga i cili do te fitojme te gjithe . Nga kjo fitore e mundeshme , fiton shqiperia se bashku me gjithe shqipetaret , emerin e mire , – kaq shume te munguar-, ne Evrope dhe ne bote . C’far na mungon , apo na mundon , te shkojme , te gjith , sic jemi , drejt se mires !?. Zoterinj te nderuar , nga sjellia e nje numri te vogel politikanesh , nga mendesia dhe deshirat e tyre varet kalimi yne nga rruget qorre qe ndjekim ngjer me sot , ne nje autostrad plot drite e hapsire ; nga ku perparimi jone dote jete i sigurt dhe i garantuar , per te qene te barabart nder te barabartet , me perendimoret , kaq te deshiruar nga gjithe shqipetaret . Zoterinj gazetar , si shperndares te ngjarieve , zhvillimeve e njofieve , keni detyren morale –mos kujtoni se morali ka emigruar nga shqipetaret — pervec asaj ekonomike , te propagandoni fuqishem interesat shoqerise shqiptare , me perparesi nga propaganda per politika apo lidere politik , cikletdo qofshin ata . C’do individ , interesat baze i ka , kur ndodhet ne mes te gjithe shoqerise , dhe jo kur ndodhet ne mesin e politikaneve , keto jane vetem interesa te castit . Populli te punoje per vete , jo per- mashtruesit politik – . Shiko veten mor i mjere , mos punoni per te tjere .

  12. Bojkotim 2025 says:

    Bojkotim total dhe vetem Bojkotimi eshte fitore.
    =

    BOJKOTIM i zgjedhjeve per kontroll, sundim dhe pasurim te Oligarkeve politikane mafjoze.
    =
    Ndryshe do instaloni ne pushtet Mafjen me te rrezikshme qysh nga Al Capone e kompani.
    =
    Kush ben dallim midis KOMUNISTEVE(PD\PS\LSI), ia kift nonen gomari…

    1. Bobi Prej Tirone says:

      He he he

  13. Labi says:

    O milet,
    po Edi e tha vete, Durresi u demtua edhe nga Dako edhe nga termeti,dhe Edi siç e tha edhe vete me ndihmen Arabe do ja ndryshoje faqen durresit.
    E sigurt qe do hidhen qindra milione dollare dhe do hapen dhjetra kantjere ndertimi. Edi do kujdeset qe te rritet punesimi dhe padiskutim qe do i detyroje ndertuesit qe te paguajne cdo punetor minimalisht 500 mije leke ne muaj. Fundja 3-4 muaj para fushates nuk do jete ndonje humbje qamet per ndertuesit. Pastaj do vije schow i inagurimive ku kryeministri do pompohet si babaxhan qe ben mrekullira sidomos kur merret vete direkt me hallet e njerezve, sepse ka edhe ndonje minister qe nuk punon ashtu siç i udhezon i MADHI .
    Si mjeshter i FASADAVE dhe manipulues briliant i llumit me siguri do dale triumfator nga Durresi.
    Te pakten ky eshte plani i tij.
    A do e hane durrsaket karremin??

  14. Ladi says:

    Po ke te hane durrsaket o inteligjentet e komenteve te paguara, rrenat e Lulit sonanabul, apo Mones kungull?! Natyrisht qe Rama eshte fitues, sepse punon, e do kte ven, nuk ka frike kerken dhe nuk pjerdh per te gjithe lepirsat rreth e qark medias..

  15. Agim Rinushi says:

    Ju qe i jepni fitore te sigurte Edi Rames,jeni te verbuar nga ndonje privilegj qe u ka dhene. Po ta kishte te lehte fitoren Rama, lejon koalicionet,hap listat 100%,nuk ndryshon zonen nga Vlora ne Durres,nuk shperndan formular ne administrate ku i kerkon secilit nga 50 vota,nuk ben presion mbi deputetet e ministrat. Eshte e kote,koha e ndryshimit ka ardhur. I dha edhe Berisha ta mbaje me te forte,por populli kapi armet. Rama besoj se nuk do te vije deri ketu,se nuk eshte shpellar.

  16. Prof Dr.Kalec Dega says:

    Nese e kuptova ne rregull: Rama do jete deputet ne Durres dhe jo ne Vloren e Laberise partizane?
    Pra, Vlonjatet u zgjuan dhe kuptuan me ne fund se kush i’a shkaterroi Vloren ashtu si gjithe Shqiperine me guret e Metes dhe betonizimin e bregdetit si pasardhes i Saliut.
    Edhe pse Rama i ndertoi aeroport ne Vlore…e premtoi qiqra ne Peshkopi?

    1. Zigur Qorri says:

      Prof. Dr. Docent , Asistent dhe pak Idjot Kolec Dega.

      Më duket se ke rënë nga dega e fikut dhe ke ngelur pak çyrik.

  17. Phoneix says:

    Sa të kenë Kaçin ato, se rrujn fare për Ramën. Ah, edhe Liken se është burrë, kur thotë po është po.

  18. Bobi prej Tirone says:

    Te gjithe jane Legena.Hiq Mutin dhe ve Kaken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje