PD paralajmëron sërish bojkot?! Salianji: PS nuk hapi listat, rrezikohen zgjedhjet e integrimi në BE

19 Shtator 2020, 09:10Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në “Pa Protokoll” ne Report TV tha se PS bëri një gabim të madh që nuk hapi listat e kandidatëve për deputet.

Sipas tij, gjithë ky proces që po shtyhet e po vonohet mund të rrezikojë zgjedhjet. Ish-deputeti tha se duke kundërshtuar e duke mbajtur fjalën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, do të rrezikohet integrimin në Bashkimin Europian.

“Ra tërësisht perdja e propagandës. meraku i PS ishte taktika elektorale për të hequr koalicionet për të mos lejuar kandidimin me sigël e partive dhe kandidimi me koalicione e vendosur me Kushtetutë dhe kod zgjedhor.

Sot doli e qartë se PS nuk donte lista të hapura.

Cili është themeli dhe pse i pëlqejnë shq listat e hapura. kemi 3 vite që i kemi propozuar, por se kemi bërë se do të dilte çështja e koalicioneve.  njëjta sit është ehe sot, nëse me votë preferenciale do zgjedhë kandidatë dhe jo emrin e partisë, përsëri do të ketë vonesa e ngatërresa.

Listat e hapura pëlqehen se anë mundi të zgjedhin emrat. Damian Gjiknuri le ta vendosi veten të 9 në Vlorë edhe ta shohë e t’i marri votat e të dali. Kjo është një situatë absurde. sot ka kapërcyer një shkallë tjetër PS pa u konsultuar.

Me koalicionet duket qartë që është lëvizje për të mbrojtur personat e korruptuar. Tryeza është me garant, janë përfaqësuesit tanë strategjikë, BE,Ambasada e Britanisë, jemi në kushte që po tradhtohet nuk po mbahet fjala para partnerëve kombëtarë dhe këtu rriskohet integrimi dhe po tentojnë të vonojnë zgjedhjet e nuk do të kemi kohë të kalojmë në identifikimin biometrik”, tha Salianji.

4 komente në “PD paralajmëron sërish bojkot?! Salianji: PS nuk hapi listat, rrezikohen zgjedhjet e integrimi në BE”

  1. Korabi says:

    Mos është ky, ai shoku i Babales ?

  2. Dauti says:

    Dora vet, edhe ai pederasti qe grida i ka bere gojore.

  3. Daniel says:

    Rama fajtor qe meret me opoziten e rruges. Po mbahet peng vendi nga opozita. Te kthehet nga Gjermania ,nuk te pret njeri ne kohe pandemie. Ti tregoi vendin opozites.

  4. On says:

    O Salianj te paafte te krijoni fryme e besim injorant I paafte e fshatar…..aty I rreh Rames per integrimin….prishini pune Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje