Makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur Cezeri, është testuar me sukses në Stamboll.
Kompania Baykar, prodhues i makinës fluturuese, njoftoi se Cezeri i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra në testet prototip të fluturimit.
“Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani.
Bayraktar shtoi se do të nevojiten rreth 10-15 vite që Cezeri të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vite për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.
Çfare ndryshimi ka kjo makine nga helikopteri? Nuk na e thatë. Me çfare motorri punon kjo, me qumesht lope, apo me shurre pele?
Temë interesante, por mos perktheni sa per te kaluar radhen o gazetarë që keni marre punen me mik. Lexoni nja dy tre artikuj per kete temë, bej nje permbledhje te fakteve, informone lexuesin sa me shume, dhe atehere me bere pune gazetari.
Jeni kthyer ne perkthyes. I merrni gjerat bruto, pa perpunim fare
Ndryshe nga helikopteri, makina fluturuese nuk ka helika. Eshte teknologji ne zhvillim. Normalisht qe do te mbetet gjithmone teknologji e limituar, me perdorim te caktuar: me se shumti te pasurit per te shkuar ne gjera si takime te pune ne distanca te aferta. Shume kompani ne bote po punojne per makina fluturuese, me deshiren per ti bere elektrike dhe autonome (pra pa dretues, gje qe ndoshta nuk do jete kurre praktike ne mase).