Në një intervistë analisti Lorenc Vangjeli analizon rikthimin e gjuhës së ashpër të presidentit. Pse gjithçka që ndodh midis Ramës dhe Metës nuk është tamam ashtu siç duket në vështrim të parë.
Bashkëjetesa e vështirë në luftë dhe paqja që risjell betejat e radhës, por në mungesë të një lufte finale mes tyre. Sepse në prani dhe mungesë të tyre, janë shqiptarët që ndeshen me njëri tjetrin në emër të tyre, si gladiatorët e MMA-së.
Presidenti Meta foli me tone të ashpra ndaj mazhorancës, duke paralajmëruar Ramën për një “revoltë popullore” dhe daljen e atij vetë në krye të saj, para 25 prillit. Si e komentoni këtë lëvizje të fundit të kreut të shtetit?
Është e njëjta lëvizje, në të njëjtin drejtim, me të njëjtin qëllim, me të njëjtat mjete dhe formë, por me intesitet të shtuar. Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë mërinë e tij me kryeministrin në asnjë nga xhepat e kostumit presidencial, të cilin e dizenjoi njëri dhe e veshi tjetri. Ka poste zyrtare të cilët i japin mbartësit të tyre një fizionomi të veçantë. Ka individë që i japin postit ku ndodhen portretin e tyre. Ndaj, për të kuptuar presidentin Meta, duhet të flitet me politikanin Ilir Meta. Njeriun e fortë që reagon fort, lufton ashpër, bie thellë e ngrihet lart në betejat që nis vetë apo ia imponojnë të tjerët, por humbet pothuaj rregullisht në paqe. Në mos për arsyen/arsyet e sotme, nesër do të kishte patjetër një shkak e shkas që titujt e medias të nisnin të gjithë në të njëjtën mënyrë: shpërthen Ilir Meta! Shqipëria ka hyrë në stinën e fundit politike përpara zgjedhjeve të 25 prillit dhe pakkush, si dhe sa Ilir Meta, nuk e kupton klimën dhe frymën me të cilën publiku dhe partitë politike po hyjnë në fushatë. Toni i lartë i Metës dëshmon pikërisht shqetësimin e lartë të tij për opozitën me gjak nordik të Tiranës. Shtatë muaj përpara vijës së finishit për qiramarrjen e pushtetit për katër vjet, opozita nuk ka mundur as të krijojë frymë optimizmi, përveç budallallëqeve të facebook-ut që më së shumti hedhin në rrjet personazhe groteske të saj. E vetmja ofertë e saj është peneli i ngjyer në zi për ta pikturuar ish-piktorin kryeministër si djallin total. Mbas një rrugëtimi prej më gati tre vjet e gjysmë nëpër rrugë, i vetmi stacion ku ka mbërritur opozita është rruga. Dhe ajo duhet të përgatitet të paguajë për ato gafa të frikshme që ka bërë edhe përkundër këshillave të presidentit. Kjo është llogaria që bën Ilir Meta, ky politikan race, që është i aftë të notojë edhe në baltën e Tiranës, por ka problem me pishinën. Duke e menduar opozitën të paaftë të fitojë, atij nuk i mbetet gjë tjetër përveçse të thërrasë popullin në apel. Të njëjtin popull të cilit i kërkon të revoltohet dhe që ai i ka caktuar datën 25 prill për të vendosur. Dhe për më shumë, në llogaritë e tij afatgjata, cilido qoftë rezultati i 25 prillit, Metës i duhet të rillogaritë pozicionin e tij, orientimin dhe rolin në jetën publike të vendit. Ai nuk ka simpati për zotin Basha si kryeministër të mundshëm, apo për Lulin si kryetar partie të mundur disa herë rresht. Ata të dy janë si autobusët e Unazës që udhëtojnë në kahe të kundërta: edhe kur janë përballë, nuk puqen kurrsesi!
Me këto deklarata a po merr Meta rolin e protagonistit të opozitës? E dëmton apo e ndihmon kjo opozitën?
Nëse opozita do të ishte e fortë aq sa e vetëgjykon veten, kur matet qoftë me hijen e mëngjesit, qoftë me ëndrrat e gjumit të drekës apo qoftë edhe me vegimin që jep vera e shumtë në të gdhirë, hapësirat për një president si Meta do të ishin të kufizuara. Meta është realisht fati i opozitës. Ai ka mundur të plotësojë boshllëqet që lëvizja në bosh e opozitës reale nuk ka mundur t’i plotësojë. Në Shqipëri, si në çdo vend tjetër, pushteti nuk është vetëm karrigia apo posti zyrtar. Pushteti moral, pushteti i fjalës, pushteti që vetë individi arrin të sigurojë me përditshmërinë e tij, shpesh janë shumë më shumë të rëndësishme se pushtetet e votuara apo të emëruara. Aq më tepër në kushte opozite. Është fat që dikush të emërohet ministër, deputet apo drejtor diku. Është gjithashtu fat, siç ndodh rëndom në Tiranë, të emërohesh edhe biznesmen i pasur dhe i suksesshëm. Një kryeministër mund të marrë nga rruga cilindo dhe mund t’i japë çdo post që mendon. Në të kundërt, askush nuk mund të emërojë një luftëtar në opozitë. Ky soj qytetari i angazhuar vetëkrijohet, por nuk prodhohet. Shiheni historinë e emrave në Shqipëri dhe do ta kuptoni çfarë keqkuptimi fatal kanë prodhuar njerëzit që kanë pasur mundësi të bëjnë të tilla emërime në Shqipëri. Njerëz të suksesshëm, plot lavdi, para e tangërllëk sa kohë që janë në pushtet, bëhen sh…rrë pule në rërë, sapo partia e tyre del në opozitë. Meta nuk po merr rolin e protagonistit të opozitës. Ai është në rolin e tij jetësor, si një individ që ka provuar gjithçka. Falë fatit që ndihmon vetëm të fortët dhe talentit vetjak nga njëra anë dhe talentit që zakonisht kanë vetëm njerëzit e fortë në politikë, Iliri po interpreton Metën në mënyrën e tij. Në atë mënyrë që kritikët do t’ia quanin ecje në skaj të interpretimit moral e juridik të Kushtetutës, ndërsa përkrahësit do t’ia brohorisnin si favor për opozitën.
Fakti që të dyja palët, Meta dhe Rama po përplasen fort mes tyre, a paralajmëron fundin politik të njërit prej tyre, dhe cili mund të jetë humbësi në këndvështrimin tuaj?
Spektatorët e ngeshëm të politikës, ata që i shohin lajmet e Tiranës si ndeshje MMA-je, Mixed Martial Arts, me një tas kokoshkash përpara, me adresën e google si bibliotekë që u jep përgjigje për çdo pyetje që kanë, mund ta shohin edhe me këtë sy: po ndeshen në një duel për jetë a vdekje, në fund të të cilit, patjetër njërit do t’ia mbledhin copat me lopatë. Nuk është kështu! Nuk është fare kështu! As Rama dhe as Meta nuk janë në gjendje sot të kujtojnë të gjitha betejat dhe aktet e paqes mes tyre. Edhe pse çdo betejë e kanë luftuar si luftë finale, edhe pse çdo çast paqeje u është dukur të dyve si i përjetshëm. Ky nuk është një segment, por një cikël. Nuk është përjashtim, por është rregull. E vetmja gjë që do të ndryshonte apo ndërlikonte fatin e të dyve përballë njëri-tjetrit, nuk gjendet në mekanizmat e sistemit. Në kushtet e sotme ata do të vazhdojnë të jenë aty ku janë, përballë, në krah të njëri-tjetrit apo njëri sipër e tjetri poshtë, deri sa të vendosin vetë të jetë kështu. Vetëm një ndërhyrje nga jashtë, nga drejtësia, mund t’i jepte epërsi fatale njërit mbi fatin e tjetrit. Në të kundërt, në të gjitha rastet, pavarësisht se kush është në opozitë e kush është në pushtet, ata edhe në ditën më të largët mes tyre, janë më pranë se dy vëllezër gjaku. Sepse i bashkon pushteti. Dhe i lejon fati që të hanë kokoshka duke parë gjysmë të përgjumur se si shqiptarët ndeshen në emër të tyre si gladiatorët e MMA-së.(Fjala)
Z.Vangjeli!
Simpatia jote ndaj Metes eshte mbreselenese! Jam dakort me ato qe thua, por cdo fjali e jotja do kishte vlere nese doke kishe vene perpara lidhzen kushtezuese “neqoftese” (if) qe do te thote qe IM do te ishte ky qe pershkruan Ti, por neqoftese ne popull nuk do te njihej si hajdut dhe i korruptuar champion i certifikuar!
LIKE FLOLIRI MONA Basha jan te pavlere
RAMA BURE SHTETI e do POPULLI
Likja nje malok I pavlere
Nuk eshte aspak e nevojshme nje opozite e forte per te fituar zgjedhjet e ardhshme . Mjaftojne bemat e Rilindjes dhe merzitja qe dallohet tek cdo njeri . Kete gje e di dhe bufi . Kushdo qe e mban veten me te zgjuar se bufi e ka te qarte se zgjedhjet i ka te humbura Rilindja . Kete gje e di edhe kryetari i PD ( edhe ai eshte me i zgjuar se bufi ) prandaj eshte i qete dhe nuk ka perse te tregohet i forte apo te beje premtime te kota .
Duket qe koha nuk ka levizur,per ´´gazetarin´´Vangjeli:
Ka shkruar si Sanco Panco i dikurshem i agait te Cepanit,kur ai i hidhte ndonje kocke poshte nga tavolina e kryetarit te kuvendit.
Zagaret lindin dhe ngordhin njesoj,pa ndryshuar!
Por vec keta lloj zagaresh kaq te lire,qe lehin per again dhe kur ai i ka braktisur,nuk i gjen ne asnje liber zoologjie.
Qerimi Ervin,jam kurioz te di se ku i ke bere aty syze.Une ende skam syze pasi shoh ende mire .Ne keto 30 vjet te ashtequajtura demokraci nuk kam pare opozite me te lodhur,me te percare dhe me te pa afte.Me nje kryetar opozite te mefshte,te terhequar per hunde nga kryetari de fakto,as mish as peshk,me nje president hajdut i njohur si i tille nga te gjithe shqiptaret(qe po ben rrolin e kryetarit te opozites), nuk di si to fitoje.Me keta tipa nuk ka nevoje te jesh i forte si Edi Rama per te fituar.Edhe pse Shqiperia ta treguar se eshte vendi i cudirave,eshte rrezik qe edhe une qe sdi cfare eshte politika po te kandidoja kunder tyre do i mundja.
Shqiptaret kane sy e menfje. Do votojne per vrasesit, hajdutet dhe genjeshtaret apo per ata qe punojne. Shqiperia ecen.
Degjo Lorenc Vangjeli..!!!
Ne vent qe te besh nje shkrim dhe te thuash se presidenti yne, ka lujtur nga mendja,dhe po largohet nga roli i presidentit, dhe po luan rolin e opozites,,ngre ne qiell Meten dhe do tju thuash me kete shkrim.opozitareve, qe Luli sben per ju ,eshte Meta qe duhet ta drejtoje Opoziten..
Kaqe finok je more Vangjel,sa nuk kupton se shoku tent Meta eshte ne buze te Varit..
Si mendon ti se nuk e hiqte dot Rama nga president..hahaha
Nuk e hoqi qe ta diskretitoje..dhe te mos e linte te bente lufte per te ringjallur LSI
Ae kupton more Vangjel qe per nje muaj ai, do te meret si i pandehur,nga organet e drejtesise?
Pra edhe Luli e di kete qe Meta eshte mik me Berishen..dhe po e le qe te vetediskretitohet..
A e di mor shoku Vangjo se LSI e Ilir Metes..po shteron; tere po kalojne me Ps
Vetem dy kane ngelur shoke te tij Nikolle Lesi dhe Lorenc Vangjeli..Dicka kini ngjyer..nga floriri Meta…
Sado qe derdellitet me simpatizant injorant,Meta ka marre fund,do pesoj fatin e gjithe te korruptuarve dhe hajduteve …ne burg! Drejtesia vonon por nuk harron!
Meta basha berisha kulici Dubai los blankos heroine e kane hallin Te dea o lenc Mos e mbulo mutin me shure.
Cfar di une per bemat e rilindjes:
Qyshkur rilindja erdhi ne pushtet une kam drita 24 ore…
Qyshkur rilindja erdhi ne pushtet une e kam lagjen ku banoj te asfaltuar dhe te ndricuar madje me panel diellor…
Kam nje kend lojrash mu aty ku ishte nje qoshe plerash dhe narkomanesh…
Kam shkollen nipave krejt te re, me ambjente sportive, por edhe nje mini fushe sporti ne mehalle!
Kur shkoj ne rrethe te ndryshme te Shqiperise: kudo i shof te rregulluar, te ndricuar, pa plera dhe me vjen cudi!
Madje dhe qendra, deri dje te humbura ne skaje gati te panjohur dhe anonime, tani kane identitet, kane lulishte, stola dhe sheshe te rregulluar..
Tirana ne te cilen une rroj prej shume brezash, sot eshte krenaria ime, qe me ben te ndjehem si ne Milano, apo cfardo qyteti europian…
Sot, apo me mire qekur rilindja erdhi ne pushtet: une nuk kam frike se me heqin nga puna per bindje politike, nuk kam frike te flas dhe shkruaj kunder qeverise, madje ne murin e kryeministrit, nuk kam frike se me persekutojn, rrahin, dhunojn, sic ndodhte me pare..
Jane kaq shume ndryshimet e bera nga rilindasit dhe ky kryeminister, sa qe nuk ka Lul, Lir, Lol, qe t’ja marrin voten qytetarit mndjehapur..
Shqiptaret e gjore kane ngelur si kaprolli, ose te hidhet ne goje te luanit ose krokodilit.
Ik o kok loqe ik
Pallosh bolshevik bythqir i lindur
Opozita jone e dhjere.presidenti i cakerdisur.njihen shume mire nga populli.bemat e tyre jane te frikshme.tre aktoret kryesor te opozites se sotme.jane objekt hetimi organeve te reja te drejtesise.ata jane te akuzuar publikisht per krimet e tyre ne qeverisje.ata kane akuzuar njeri tjetrin publikisht.per krime mosturoze.ata nuk kane te drejte logjore te jene ne politike.pa lare hesapet me drejtesine e re.atyre ju intereson destabilizimi.per ti krijuar mundesi vetes ti shpetojne gjykimit.per krimet e kryera.po nuk kane shanse.lodhen kot.se keta trimat shume shpejt do ti shohim se sa ju vlen lekura.kjo nuk eshte pune e E.R.kjo eshte ne dore te partnerve strategjik.pune e cila do te kryhet ne mandatin e trete te P.S
Bastardi Meta duhet neBURG!!!!!
Meten populli nuk do ta shohe me sy jo ta votoje.
Meta ka ikur nga mendja nga frika SPAK e flet percart.
Lorenc Vangjeli. Jane disa komentues te sotem por edhe me heret, qe keto lloj shkrimesh ti konsiderojne “bythelepirje” ndaj Metes. Une nuk shkoj aq larg, por do i quaja pak me lehte si “mythelepirje” tuajat, aresyet dihen.
Si analist ” i madh”, ke perdorur disa here togfjaleshin “politikan rrace”, pra sipas teje “Ilir Meta na qenka politikan rrace”.
Kjo puna e “politikanit te rraces”, apo “iks politikan eshte kafshe ne politike”, etj eshte nje teme e gjate dhe jo e lehte per tu trajtuar.
Por termi rrace ne pergjithesi perdoret gjeresisht per kafshet si “gomar rrace”, “Mushk rrace”, “qen rrace” etj. etj.
Por politiqenet tane, me ndonje perjashti, kenaqen dhe u rriten veshet kur u thua “politikan rrace” apo “kafshe politike” dhe nuk i ze gjumi nga lumturia qe me ne fund e arriten shkallen e te cilesuarit “rrace”.
Hajt po ta pranojme per hatrin tend me qe nuk je bythelepires por “mythlepires”, dicka me lehte.
Po ca “politikan rrace” eshte nje person si Meta qe:
– dergohet nga Sali Berisha, nen instruktimin e famekeqit ish kryetarit te SHISH Bashkim Gazidede per te penetruar ne strukturat e lerta te PS e me vone ti beje gjemen asaj partie? (E ka shpjeguar me fakte analisti i mirenjohur Mero Baze ne nje liber te tij, duke sjelle provaa qe asnje “qen rrace” deri me tani nuk i ka mohuar?)
– Cfar “qen rrace” eshte Meta i cili gjithnje nen drejtimin e Berishes e Gazidedes, arriti te ndertoje kurthin per arrestimin e liderit historik te PS, politikanin e shquar te asaj kohe Fator Nano? Vete Sali Berisha disa here i eshte drejtuar Nanos me thenien “Ty Fatos te kane futur te tuejt ne burg”.
– Cfar “mushk rrace” mund te jete Presidenti yne “i nerum” i cili punoi fuqishem, nen drejtimin e Berishes, duke perdorur intriga te frikshme deri sa e percau Partine Socialiste dhe e deergoi ne opozite, ne nje kohe qe kjo PS arriti te conte ne detyren e Kryeministrit, nje njeri me nje kulture te manget, pa asnje eksperience por qe te vetmen gje qe beri eshte se vodhi sa mundi dhe pasi e kreu misionin e tij theu qafen nga PS.
– Cfar “derr race” mund te jete nje njeri i cili si nenkryeminister i Sali Berishes, ekspozohet me ze e figure me bllok ne dore duke vjedhur rreth 700.000 dollare vetem nga nje tender?
– Si mund te quhet “politikan rrace” nje njeri qe mbajti me parate e krimit per vite te tera nje parti anonime, duke kaluar paturpesisht ne koalicion sa me nje parti e sa me nje tjeter?
– Si mund te quhet “politikan rrace nje njeri qe familjarisht bashke me bashkeshorten “edhe kjo politikane rrace”, akuzohen nga Sali Berisha, Lulzim Basha e shume politikane te tjere si trafikant droge si familje, per vrasjen e tre personave dhe zhdukjen e eshtrave te tyre per te mbuluar veprat kriminale te tyre?
– Si mund te jete “politikan rrace” nje njeri qe nuk di te lidh dy fjale, nuk di te artikuloje apo te jape nje mesazh per te qene, qe mezi mesoi pas 30 vjetesh nje anglishte te cale, qe nuk e viziton asnje homolog apo personalitet i huaj, qe cdo dite shkel ligjin kushtetues, njeri qe cfar thot sot nuk e thot neset etj, etj?
Megjithate Vangjel, ha edhe ti nje cope buke dhe co dicka edhe ne shtepi se ke femije per te mbajtur.
Sa keq, si mund te deformohet nje njeri nga analist dikur i pavarur e me integritet, ne nje “mythelepires”.
Vlera ketyre langove qe permend me siper o Vangjel Lorenci eshte sepse krahas idotesise se tyre perpugthet edhe me idotesine Tuaj qe per nje moment po mos te njohesh portretin e Ilirit te duket sikur je ti vete me gazetarine idoteske qe mbart!Ti si langara i radhes ne emision per tu dukur si kandidat per Kryeminiser ose minimumi si Iliri i drejtohesh Kryeministrit qe tenton te te sqaroje:Shiko nuk me duhen mua ato(pallavrat) qe thua por dua pergjigjie direkte!
Pra ne nje wc ku te kundermon era eshte veshtire te ndash mutin me shurren,ndaj edhe fjalet apo shkriete tua nuk kane efekt!
Me perjashtim te dy apo tre gazetareve ,ju kazani mediatik keni ndertuar nje pushtet qe ne fakt duhet te ishte sipas renditjes i katerti qe duke na çare menderen me idotesirat e Juaja i keni dhene shancin qe Meta ose Iliri te behet padashur protagonist i tere jetes politike ne vend edhe pse ka shkuar deri ne nivelin me te ulet duke na kercenuar se do te vrase edhe vehten por nuk eshte i sigurte se kush mund ti vije ne varrim,pavaresisht premtimit tuaj te perditeshem qe Ju jeni me te dhe ai me Ju!
Ndaj o Lorenc ,ja perse i duhet edhe nje mandat Rames qe brenda ketij mandati te merret me premtimin qe ka dhene qe po fitova do te beje 100 riciklimin e pleherave qe sot gjenden kudo ne parlament,ne rruge ne presidence dhe ne dritaret e kazanit mediatik!
Ne vitet 90 i madhe Frok pat shkruajtur nje artikull te titulluar “Si nuk doli nje budalla nga Blloku”(ku ne fakt doli vone e ai ishte Andi),ndaj edhe une dua te beje te njejten pyetje:Si nuk doli asnje budalla nga kazani mediatik se gjithandej ka dale keto 30 vite shkerdhatokraci,ku trikoleshet u veshen me kostume e kostumaxhite jane katandisur me triko te leshte!
Si radhe here e lexova me pozitivitet Lorencin, vetem se sado pozitivitet te kesh prapes prape duket sensi i tij i servilit ndaj Metes.
Lorence se je burri jo budalla, po po the ti Meta per fat te keq ne mendojme hajdutin. Boll me me servilizma.
Shqiperia ka nevoje per mendje punetore pozitive jo mendje qe shikojne ne enderr floririn, prandaj me mire mos shkruani se me shume e beni lemsh popullin se sa e sqaroni.
GAZETAR gjigand!
Apel do të thotë thjesht “thirrje”
Meta thërret popullin në apel!
Pra “Meta thërret popullin në thirrje”!!!