Najada Çomo mesazh vajzës për ditëlindje nga Infektivi: Zemër, e di që u trishtove që nuk erdha!

20 Shtator 2020, 18:41Sociale TEMA

Në një kohë kur rastet me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta dhe kur dy spitalet, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal, për shefen e Infektivit Najada Çomo nuk ka pushim.

Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për Çomon ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.

Përmes një postimi në Facebook doktoresha i kërkon falje publike vajzës.

Postimi i plotë:

“Zemër,  e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm,  sigurisht me lotë, plot.

Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid,  ju lashë vetëm e di,  ty edhe babin.

E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”.

Ditën e sotme u regjistruan 159 raste të reja me Covid-19 dhe 4 viktima, ndërsa në dy spitalet Covid qëndrojnë të shtruar 185 persona, 15 në terapi intensive, prej tyre 6 në intubim.

5 komente në “Najada Çomo mesazh vajzës për ditëlindje nga Infektivi: Zemër, e di që u trishtove që nuk erdha!”

  1. qytetari says:

    Njerzi si Najada,jane super heronj,qe cdo mengjez shkojne ne front,kunder nje armiku vdekjeprures,qe sulmon dhe nuk shihet.
    Meritoni,gjithe nderimet me te larta.

  2. Vjola says:

    Edhe 100 vjet vajza ! Ju doktorresh Najada edhe koleget e tu te kini shendet dhe lumturi ne familje .

  3. qytetari says:

    E madhe Doktoreshe Najada, fisnike deri ne madheshti. Ju uroj JU dhe familjes jete dhe lumturi, Vajza edhe 100 vjet te lumtura me prinder si JU ne menyre te veçante me nje nene heroine si JU.

  4. Roza says:

    Edhe 100 vjec te te behet vajza
    Faleminderit qe egzistojne akoma njerez te tille ne Shqiperi

  5. Agron says:

    Jete te gjate dhe te lumtur vajzes tende, Doktoreshe. Respekt per Ju dhe nenen tende, Doktoreshe Bukurien.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje