Lista të hapura, Ylli Manjani: Janë njësoj si shpërthimi i ujërave të zeza, hapin probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat

21 Shtator 2020, 16:54Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur kundër hapjes së listave, dhe propozimit të Partisë Socialiste, mbi zgjedhjen e deputetëve në votimet e ardhshme parlamentare.

“Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurt; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!

E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.

Sepse, në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat”,- shkruan ai në rrjetet e tij sociale.

Postimi i plotë:

Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurt; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!

E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.

Sepse në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat.

Mbi të gjitha KOMPLIKON PROCESIN E VOTIMIT. Ja nxin jetën zgjedhësit, i cili do ti duhet njëkohësisht të mbajë mend numrin e partisë që do të zgjedhë dhe numrin (apo numrat) që korrespondojnë me emrat që preferon.

Nëse votimi bëhet me më shumë sesa një zgjedhje numri (emri) memoria rëndohen edhe më shumë. Por edhe nëse mbetet thjesht me një zgjedhje të vetme, prapë do kërkohet një formulë plotësuese që e llogarit votën me tepri të zgjedhjes së bërë për llogari të emrave të tjerë në listë.

E komplikuar, por edhe e rreme për zgjedhësin sepse duhet sikur ky e ka në dorë. Në fakt s’ka asgjë në dorë.

Rrisku i pavlefshmërisë së votës bëhet i madh. Kështu procesi i votimit bëhet një ndëshkues fatal i vullnetit të zgjedhësit.

Qëllimi i sistemeve zgjedhore nuk është ti nxihet jeta e të mos i llogaritet vota votuesit. Përkundrazi, sistemet duhet të synojnë thjeshtimin e procedurave, por duke rritur mundësinë e zgjedhjes.

Hapja e listave nuk e garanton të drejtën e zgjedhjes, por me shumë gjasë e rriskon. Në fakt zgjedhësi duhet të zgjedhë midis emrave (që në fletë-votim janë numra) që i vë partia. Do tu duhet të mbajë mend numrin e partisë dhe numrin ose numrat e kandidatëve që ai do.

Imagjinoni sa do komplikohej nëse zgjedhësi do të duhej të mbante mend numra për kandidatët burra e numra për kandidatët gra!!!!

Mbi të gjitha, hapja e listave nuk hap garën por legalizon emrat që vë partia, sido që ajo ti paraqesë me numër rendor apo me rend alfabetik.

Nesë e kanë me kaq qejf votimin e emrave le ta bëjnë me zona njëemërore dhe të jetë konkurrim i lirë. Le ti ruajnë edhe qarqet po të duan. Ti ndajnë në aq minizona sa mandate ka qarku.

Të paktën zgjedhësit do kenë emra për të zgjedhur jo numra e shifra që nuk dihet se si dalin në fund.

Po kështu si e kanë nisur nuk do qullosin asgjë. ǒështë më e keqja do ta komplikojnë dhe do tua nxijnë jetën zgjedhësve.

P.S. Teoritë që kështu e ka ky shtet e ashtu një shtet tjetër, për mua janë majmunizëm dhe nuk pranoj të arsyetoj mbi to. Çdo shoqëri ndërton rregullat e veta të përfaqësimit demokratik, që nuk janë kurrë njësoj me të një shoqërie tjetër.

4 komente në “Lista të hapura, Ylli Manjani: Janë njësoj si shpërthimi i ujërave të zeza, hapin probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat”

  1. Troposa says:

    Dhe ti myteber je pjese e ketyre UJRAVE…

  2. Toni says:

    Po ik ore [email protected] na trego ujerat e zeza ti aty po dalin gjith intelektualet e vendit pro listave ti ushtar medioker me ide dhe teza primitive do te besh propagand

  3. Me listat e mbyllyra i kemi pare dhe degjuar se cfare kungujsh jane zgjedhur dhe se kryetaret e partive mbushnin xhepat duke shitur postin e deputetit si parate. Listat e mira eshte te jene te hapura dhe te zgjidhet ai ose ajo qe e meriton. Mjaft kemi pare soj soj majmuni qe sdine te flasin. E shihni lulin me nje tufe zagaresh qe vetequhen kryetare partish por as pallati ku jetojne nuk i voton.

  4. rexha 10 says:

    KJO PUNE E JOTE MORE MANJAN ESHTE SIKURE TE KESHE NJE THESE STANDARET ME MILLE ,DHE TA PESHOSHE NE KANDAR.
    TI I THUA SE 50 KILE MBANE THESI .
    MAGAZINIERI TE THOTE VERE MORE NE KANDARE ,,SE MOSE I KE HEDHUR UJI MILLIT ,DHE THESI ESHTE ME I RENDE.MBASI PRANON TA VENDOSESH NE KANDARE THESI PESHONTE 50 KG.E SHIKON I THA MAGAZINIERI QE BERE MIRE QE E PESHOVE.PSE I THA .SEPSE DUA TE HA EDHE UNE.PO NUKE PESHOVA THASET ME MILLE ,DUHET TE LARGOHEM NGA VENDI I PUNES.
    ME PAKE FJALE DO TE HASHE EDHE TI ME FJALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje