Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur sot për propozimet në Këshillin Politik.
Hajdari tha se propozimi i PS-së lë në fuqi sistemin e vjetër dhe jo një sistem të ri.
Ajo këshilloi opozitën e Lulzim Bashës që të kthehet në tryezë me një propozim kokret ose të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare.
“Opozita parlamentare natyrisht ka rolin e saj dhe aty jemi për t’i dalë zot listave të hapura. Mendojmë se listat e hapura do ishin një hap i drejtë.
Të shikojmë reagimin e PD-së, uroj që ata të vijnë me një propozim konkret, ose minimalisht të ecin përkrah me propozimin tonë”, u shpreh ajo në emisionin “Top Talk”.
Deputetja u pyet nëse i trembet një bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ajo u përgjigj se nuk surprizohet.
“Uroj që kjo mos jetë një shkelje syri midis tyre. Dhe nuk surprizohem nëse ndodh kjo sepse ata dëshirojnë që të mbajnë pushtetin e njëri-tjetrit”, theksoi Hajdari.
po