Listat e hapura, Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD dhe PS. Dhe nuk do të surprizohesha nga kjo

21 Shtator 2020, 18:27Politika TEMA

Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur sot për propozimet në Këshillin Politik.

Hajdari tha se propozimi i PS-së lë në fuqi sistemin e vjetër dhe jo një sistem të ri.

Ajo këshilloi opozitën e Lulzim Bashës që të kthehet në tryezë me një propozim kokret ose të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare.

“Opozita parlamentare natyrisht ka rolin e saj dhe aty jemi për t’i dalë zot listave të hapura. Mendojmë se listat e hapura do ishin një hap i drejtë.

Të shikojmë reagimin e PD-së, uroj që ata të vijnë me një propozim konkret, ose minimalisht të ecin përkrah me propozimin tonë”, u shpreh ajo në emisionin “Top Talk”.

Deputetja u pyet nëse i trembet një bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ajo u përgjigj se nuk surprizohet.

“Uroj që kjo mos jetë një shkelje syri midis tyre. Dhe nuk surprizohem nëse ndodh kjo sepse ata dëshirojnë që të mbajnë pushtetin e njëri-tjetrit”, theksoi Hajdari.

1 komente në “Listat e hapura, Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD dhe PS. Dhe nuk do të surprizohesha nga kjo”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje