Kritikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan ndaj Izraelit në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bënë që ambasadori izraelit të braktisë sallën.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, gjatë pjesës së fjalimit të Presidentit Erdogan përmes videolidhjes në sesionin 75. të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku kritikoi Izraelin në çështjen e Palestinës për “politikat shtypëse, të dhunshme dhe shkurajuese”, u largua nga salla e sesionit.
Në pjesën në fjalë Presidenti Erdogan tha:
“Dora e ndryrë që zgjatet ndaj privatësisë së Jerusalemit, që mirëpret të shenjtën e tre feve të mëdha, po e rrit gjithnjë e më shumë guximin.
Populli palestinez, pavarësisht të gjitha presioneve, dhunës dhe politikave shkurajuese të Izraelit, po bën ballë prej gjysmë shekulli.
Pasi u refuzua nga pala palestineze dokumenti i dorëzimit nën emrin e “projektit të shekullit” dhe që iu imponua Palestinës, këtë radhë Izraeli me bashkëpunuesit e tij kësaj here kanë përshpejtuar nismat për të pushtuar kalanë nga brenda. Turqia nuk do të mbështesë asnjë plan që populli palestinez nuk e miraton.
Përfshirja (ortakëria) e disa vendeve të rajonit në këtë lojë nuk ka asnjë kuptim tjetër veçse shërbesë në shkeljen e parametrave ndërkombëtare të Izraelit.
Vendet që kanë deklaruar se do të hapin ambasadë në Jerusalem, pavarësisht rezolutave të OKB-së dhe drejtësisë ndërkombëtare, shërbejnë vetëm për ta bërë konfliktin edhe më të komplikuar.
Çështja e Palestinës mund të zgjidhet vetëm me krijimin e një shteti palestinez të pavarur brenda një hapësirë gjeografike sovrane dhe të vazhdueshme me bazë kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
Në përjashtim të kësaj kërkimet e tjera për zgjidhje janë të kota, të njëanshme dhe të padrejta”.
Ashtu si dhe ceshtja e popullsive kurde qe nuk mund te zgjidhet ndryshe, por vetem brenda nje hapesire gjeografike sovrane te tyre ku 60% e ketyre territoreve ndodhet ne Turqine e sotme (nje zone ne Turqine jug-lindore qe perfshin 10% te territorit te Turqise) dhe pjesa tjeter ne Irak, Siri e Iran.
O Klimax po sa larg hidhesh o derdimen.Po ne kemi Camerine akoma te pushtuar dhe po ja u mohojme shqiptareve te drejten e tyre te shenjte.