Zbardhen datat e votimit të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike në 12 qarqe të vendit.
Mësohet se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD, është drejt finalizimit të punës për përzgjedhjen e kandidatëve.
Sipas Abc News, votimi për deputetë të PD në qarkun e Kukësit do të bëhet më 25 shtator, në Dibër më 26 shtator, në Gjirokastër më 27 shtator, në Berat më 28 shtator.
Votimi për deputetë të PD në qarkun Shkodër do të bëhet më 30 shtator, në Lezhë më 1 tetor, në Durrës më 3 tetor, në Vlorë më 5 tetor.
Qytetarët do votojnë për kandidatët për deputetë nga PD në rrethet Korçë më 7 tetor, në Fier më 8 tetor, dhe në Tiranë më 10 tetor
Duke qene se te gjithe kane opsionet dhe rezervat e tyre, perplasja ne PD ne fund te procesit eshte e garantuar!