Maqedonia e Veriut sërish në telashe. Bullgaria i bllokon negociatat: Nuk ka komb e as gjuhë maqedonase

24 Shtator 2020, 12:18Rajoni TEMA

Qeveria bullgare do që BE-ja t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti.

Qeveria e shtetit që i përkiste Jugosllavisë deri në 1991 dhe është kandidat i BE që nga viti 2005 shpresonte se u kishte dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve historike me fqinjët e saj duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Pasi u anëtarësua në NATO marsin e kaluar, vendi më në fund donte të niste rrugën e gjatë për anëtarësimin e plotë në BE. Por Bullgaria i sheh gjërat ndryshe.

Një dokument i titulluar “Memorandum Shpjegues mbi Marrëdhëniet e Republikës së Bullgarisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe procesin e asociimit dhe të stabilizimit” tërhoqi vëmendjen e mediave të Maqedonisë së Veriut javën e kaluar. Dokumenti prej 6 faqesh u dërgua nga kryeqyteti i Bullgarisë Sofje në 26 kryeqytetet e BE-së në gusht 2020. Ai shpjegon qëndrimin bullgar për disa çështje historike. Thelbësore për këtë janë “ndërhyrjet etnike dhe gjuhësore” që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut në vitet 70 që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Procesi i pranimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron një mundësi të vërtetë për udhëheqjen e saj për të hequr dorë nga trashëgimia dhe praktika ideologjike e Jugosllavisë komuniste. Procesi i zgjerimit nuk duhet të legjitimojë ndërhyrjen etnike dhe gjuhësore të regjimeve të kaluara autoritare,” thuhet në memorandum.

“Maqedonas” – një identitet artificial?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por u lanë trurin gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase” u imponuan artificialisht. Ky pretendim nuk është i ri, është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

Por si anëtare e BE-së Bullgaria tani ka një avantazh ndaj kandidatit të BE-së Maqedonisë së Veriut, avantazh që Sofja padyshim që dëshiron të shfrytëzojë.

Profesor Dr. Ulf Brunnbauer, drejtues i Departamentit të Historisë së Evropës Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Regensburgut, i tha DW se memorandumi ishte mënyra e Bullgarisë për “zbatimin e një këndvështrimi nacionalist ndaj historisë dhe kulturës së një vendi tjetër dhe banorëve të tij”. Brunnbauer vazhdon: “kjo është sikur gjermanët t’u thoshin austriakëve se ata në të vërtetë janë gjermanë, ose nëse Danimarka do t’i deklaronte norvegjezët si anormalë, sepse vendi i tyre dikur ishte pjesë e Perandorisë daneze dhe gjuha e tyre standarde u zhvillua më vonë se gjuha daneze”.

Po a ekziston vërtetë Maqedonia?

Në Maqedoninë e Veriut, memorandumi u prit me tronditje – por edhe pjesë të opinionit publik bullgar e dënojnë gjithashtu tekstin. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov tha për mediat, se gjuha “nuk është një kriter për njohjen dhe mosnjohjen në Evropë në shekullin 21”. E drejta për vetëvendosje nuk mund të mohohet.

Sociologu bullgar Ivaylo Ditshev shkroi në një koment për DW maqedonisht se mesazhi kryesor i memorandumit ishte de facto “se Maqedonia në të vërtetë nuk ekziston”. Ditshev vazhdon: “Dhe kur një komb i ri me kokëfortësi refuzon të shpërbëjë vetveten – Bullgaria e sheh këtë si një akt agresioni.”

Pushtim apo çlirim?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bullgaria, aleate me Fuqitë e Boshtit – Romën, Berlinin dhe Tokion, pushtoi pjesë të asaj që tani është Maqedonia e Veriut. Në historiografinë e Maqedonisë së Veriut, kjo periudhë quhet “okupimi fashist bullgar”. Në Bullgari, nga ana tjetër, thuhet se trupat bullgare “çliruan” vëllezërit në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të miratuar nga parlamenti Bullgar vitin e kaluar, Maqedonisë së Veriut iu kërkua të ndalojë përdorimin e termit “okupim fashist” në librat e historisë duke iu referuar Bullgarisë dhe të fshijë të gjitha referenca të tilla nga monumentet në vend.

Tani qeveria bullgare po kërkon që Komisioni t’i rikthehet punës – dhe të arrijë rezultate. Përndryshe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE do të ndalet para se ajo të fillojë.

Nuk ka vend për pyetje dypalëshe

Ndërsa BE deri tani nuk e ka komentuar mosmarrëveshjen e re bullgaro-maqedonase, Gjermania, aktualisht kryetare e Presidencës së Këshillit të BE, u bëri thirrje të dy vendeve për t’i zgjidhur të gjitha problemet e hapura në komisionin e historianëve. Ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein, e kundërshtoi përpjekjen e Bullgarisë për t’u marrë me mosmarrëveshjet dypalëshe në kuadrin e zgjerimit të BE.

“Problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe,” tha Holstein për Radion Evropa e Lirë. Por sipas Dragi Georgiev, kryetar i ekipit të ekspertëve të Maqedonisë së Veriut në Komisionin bullgaro-maqedonas-verior, kjo nuk do të jetë e lehtë. “Memorandumi bullgar, i cili deklaron që gjuha dhe kultura moderne maqedonase nuk ekzistojnë, nuk është i dobishëm për suksesin e komisionit,” i tha Georgiev DW.

18 komente në “Maqedonia e Veriut sërish në telashe. Bullgaria i bllokon negociatat: Nuk ka komb e as gjuhë maqedonase”

  1. Kosta says:

    Problem eshte kjo gje ne europe, pothuaj te gjitha shtetet kane hatermbetje ndaj te tjereve per ceshtje kombesh/territoresh.
    Shiko Hungarine me Kroacine, budallek ka dhe aty plot.
    Sigurisht kryesine per idiotesira te tilla e mbajne greket e karit qe me mendjen e tyre te pjerdhur e duan greqine deri ne Slloveni. ?
    .
    Nga ana tjeter, Bullgaria ka te drejte: nuk ka komb maqedonas aktualisht.
    Ka patur ne lashtesi po por, keta aktualet gjysma jane sllavizuar (bullgare-serb-kroat) dhe vetem gjysma shqiptare mund te pretendohet qe jane pasardhes te maqedonise se lashte.
    Sllavet aktual ne maqedoni skane asnje lidhje (gjuhe, zakone, kuture) me maqedonine e lashte.

    1. ..... says:

      Te ka ngelur sahati te greqia o trap.

      1. Ilir says:

        Ashtu si grekeve u mbeti trapi ne goje…dhe ne b….

    2. Jorgos Pulos says:

      problemet e ballkanit dhe ballkanizimi njihen mire paçka se bota preferon ti mbaje ne heshtje.
      nuk munden shtetet ballkanike te behen pengese per integrimin e ballkanit. ben kot si bullgaria si greqia. nqs nje vend ballkanik si bullgaria psh kerkon te behet pengese per nje vend tjeter per te cilin gjermania et al ka hapur dyert, bullgaria do mari ftesen per tu larguar nga BE. kjo vlen per te gjitha shtetet dhe BE nuk ka per tu marre me vogelsira te llojit soap opera.

      eshte ndryshe per çeshtje thelbesore si Turqia me kurdet. por krejt paradoksale kur mendon per çeshtjen Çame ne greqi, qe shkelja e te drejtave te njeriut ka permasa me te medha se e kurdeve po te filloje e te analizohet me pikat mbi “i”. te pakten kurdet njihen si kurde dhe kane gjuhen e zakonet e tyre. por çeshtja çame ne fakt eshte veper e Europes, per te cilen duhet te turperoheshin per se pari Anglia dhe te gjithe te tjeret me rradhe.

      a do ta marri ndonjehere pergjegjsine BE per çeshtjen Çame? vares se sa te gatshem jane shqiptaret te bejen te pergjegjshe per veten e tyre pike se pari.

  2. Operacioni Zjarri says:

    Maqedonia eshte shtet i sajuar. Shtet i ngritur ne tokat shqiptare si emer perdor ate te maqedoneve te lashte si gjuhe perdor ate bullgare. Mirepo si shtet funksionojne me mire se ne. Si i bie me rregull treshi çfare jemi ne?

  3. Sheethead says:

    Ngatrresat e se kaluares jane aq te medha, sa nuk mund te zgjidhen. Rruga e vetme eshte pajtimi dhe shikimi para. Bullgaret, greket dhe serbet, e kane te forte frymen nacionaliste, e ushqen ortodoksia. Po nuk ka te ardhme. E provuan serbet dhe hengren bomba.

  4. altini says:

    Bullgaret kane te drejte. Maqedonia eshte Shqipetare dhe sllavet jane te ardhur dhe zbritur nga sllavet e maleve Pirenej. Perhapesit e gjuhes sllave ne Maqedoni kane qene Kirilli dhe Metodi dy murgj bullgare kur u larguan nga mali i shenjte (greqi)…

  5. Bbb says:

    Eshte nje shtet jastek…..per te shmangur perplasjen drejtperdrejt shqiptar me grek me serbe dhe bullgare…
    Lere ça tregojne bullgaret e MV historira me ca barinj te 1800 qe kane heronj kombetare ata…po ai vend eshte krijuar vetem si jastek
    Aty ka nga te katra ato popullsi prej kohesh por shumica shqiptare…megjithate nqs ne ballkanasit do ishim njerez do e benim MV Zvicrën e ballkanit
    Po MV ama …jo edhe Kosoven sic duket kane vendosur. Kosova nuk eshte as faktikisht multietnike…edhe matematikisht eshte nje eksperiment idiot

  6. fshatari.pafashat says:

    Maqedonia ka pas qene province e pernndorise Romake, sikurse Ikirikiumi, Epiri, Helada… Lexoni Plutarkun… .

    1. abc says:

      O fshatar pa tru, Maqedonia u krijua dhe u be e famshme te pakten 200 vjet perpara se te krijohej Perandoria Romake.
      1- Perse gjithe Bota e quan Aleksandrin Grek, perse perandoria e Aleksandrit dhe periudha e pij quhet Boterisht “periudha Helinistike”. Shiko ne internet.
      2- Perse monedhat e Aleksandrit jane te shkruara me Alfabet dhe Gjuhe Helene .. perse, kur ju pretendoni qe Maqedonishtja eshte Gjuhe tjeter.
      Shiko ne internet ” the Aleksander Coin”.

      1. Papi says:

        Nuk e mora vesh kush dhe sa vjec ju mesua greqishtja lekes?
        Po ai filip barbari (baba lekes) qe dogji greqine fliste greqisht?

      2. Dajti says:

        Perse greqishtja shkruhet me alfabet semit (fenikas)?

      3. ben says:

        abc-Aristotle (apo sic i themi ne shqip-Aristoteli) ka qene mesuesi i Aleksandrit qe i mesonte gjuhen greke ne moshen 19 vjecare. Gjuha e nenes mesohet qe ne belbezimet e para, prandaj mos perhapni me fake news se gjoja maqedonasit ishin greke.
        Greket e lasht i quanin maqedonasit “barbare”, nje terminologji qe perdorej prej tyre per te identifikuar popujt jo greke. Ka shume prova per kete nga historiane te lashtesise, greke dhe romake. Alaksandri e pushtoi Greqine, ose me sakte qytet shtetet greke dhe e shpalli veten mbret te Greqise dhe Maqedonise. Pra nje pushtues i huaj si Aleksandri i madh i Maqedonise nuk mundet kurre te behet vendalli, se keshtu ju pelqen juve. Termi “barbar” u adoptua edhe nga romaket me te njejtin kuptim.
        Sa i perket te shkruares ne monedhat maqedonase, ajo eshte me se e kuptueshme se greqishtja ishte e vetmja gjuhe e shkruar e epokes si dhe gjuha e komunikimit midis popujve ne shkembimet tregetare apo nder-shteterore.
        Historia e Greqise u hiperbolizua per qellime politike nga Fuqite e Medha per vete pozicionin gjeografik te territorit ku sot shtrihet Greqia.

  7. Kim été says:

    Dhe neve na i ka bllokuar Norvegjia.

  8. omar abaz topelensi says:

    Vetem turqit shipfoles te maqedonise jugosllave jane pasardhes te skenderit te madh te gerqise
    na rrofshi karrin o gjyzele

  9. Arberor Epiroti says:

    Nuk është problemi për të krijuar mosmarveshje mes shteteve, praktiksht në Ballkan. Para shumë vitesh (afër 10 viteve) u bë një lidhje matesore me Vajzë nga Tirana dh djali nga Kumanova. Të dy familjet ishin intelektuale. Unë, mbasi u njohem mes krushqish, mbas disa muajsh njihjeje, i bëra pyetje “dhenderrit” :
    A ka mundësi të më thuash se në cilin fshat apo qytet të shtetit tuaj (Maqedonise) flitet gjuha maqedonase? Ai mu përgjigj: tek ne flitet gjuha sllave. Unë : po pse pretendoni që shteti juaj të quhet Maqedonu kur nuk ka gjuhë maqedonisht.?
    Shprehimisht i thashe se gjuha sllave tek ju është imponuar. Perandoritë e djeshme dhe shtetet e sotme kanë ndikuar tek ju nëpërmjet fese, ne rastin tuaj feja ortodoksise, ka konvertuar shume banorë etnike shqiptare në në ortodoks duke ju quajtyr, disaserbe e disa greke. Për fundimisht gjuha shqipe që flitet në shtetin Maqedon, është pikerisht gjuha “maqedonase” e kohes së lashtësisë. Që histotia e njeh si GJuha ILIRO – THRAKE.
    Mendoj se duhet të flasim për të vërtetat, ti leme menjane nacionaluzmat ekupuese dhe patriotizmat me dyfeqe. Historia është për të vërtetat, prandaj le ta shkepusim nga politikat e djllezuara si ballkanike dhe europiane.
    Arbëror Epiroti. 24/09/2020. –

  10. Ka te drejte bullgaria se historia u be lesh me tresh says:

    ….dhe mbetjet islamqene duhet te ikin ne turqi, shqiptari i vertete duhet te pastrohet nga muti otoman.

  11. DRENICA E KUQE says:

    Maqedonia asnjehere nuk ka qene pjese e Bullgarise, as historikisht as gjeografikisht dhe bullgaromedhenjte e dine ate fare mire. Lakmia ndaj territoreve autoktone shqiptare ka qene pjese e politikave antishqiptare serbomedha, bullgaromedha e grekomedha, etj.
    Kete çeshtje eshte dashur ta inicoje Shqiperia (Tirana zyrtare), pra çeshtjen e Maqedonise shqiptare te Lekes se Madh (Aleksandrit te Madh) dhe jo Sofja antishqiptare.
    Eshte e vertete se nuk ka komb maqedonas as gjuhe maqedonase, sepse, Maqedonia historikisht eshte territor autokton iliro-shqiptar, qe do te thote me komb origjine shqiptar dhe me gjuhe origjine gjuhen shqipe.
    Maqedonia shqiptare eshte sajuar (krijuar) si shtet artificial ne Jugosllavi, ne token shqiptare, te pushtuar nga Jugosllavia, nga Bullgaria dhe nga Greqia (qe te gjitha me apetite te pashuara pushtuese e gllaberuese te tokave shqiptare, gje qe po shihet edhe sot per drite dielli…
    Prandaj, keto apetite shoviniste serbomedha, bullgaromedha e grekomedha duhet t’i nderprese populli dhe shteti shqiptar. Kete duhet ta mbeshtese edhe BE, NATO e shtetet demokratoike te botes, qe nuk duhet, me asnje kusht, te bine pre e apetiteve dhe pretendimeve te fqinjeve dinake e pushtues te Shqiperise, qe edhe sot po perpiqen t’I luajne te njejtat role pushtuese e fashiste ndaj popullit shqiptar dhe tokave autoktone te tij…
    Evrope, kujdes nga ky mashtrim i ri bullgaromadh, kujdes nga dhuratat qe u ofrojne greket, serbet dhe bullgaret, per ripushtimin dhe ricopetimin e tokave shqiptare sipas apetiteve te tyre fashiste!…
    Por, kete kujdes, ne radhe te pare, duhet ta kete diplomacia shqiptare e Tiranes zyrtare dhe e te gjithe shqiptareve ne trojet e tyre etnike!

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje