"Drogë, vjedhje dhe rrëmbim personi", OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në Tiranë dhe Berat

25 Shtator 2020, 12:38Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 “të fortëve” në Tiranë dhe Berat.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

T.S., banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M.S., banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

K.H., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

N.D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

G.T., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje