Nga Enver Robelli
Tiana Lowe është një “gazetare” amerikane. Shkruan për një fletushkë propagandistike të Washingtonit. Tiana Lowe është “eksperte” për Ballkan. Sidomos për Kosovën.
Ajo në Twitter shkruan: Krimi më i madh i Bill Clintonit nuk ka qenë degradimi i Zyrës Ovale dhe pengimi i i drejtësisë.
Sipas Lowe krimi më i madh i Clintonit paskësh qenë fushata për të bombarduar Serbinë duke shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe duke gënjyer dy dekada me radhë mbi intervenimin kundër Serbisë.
Sipas Lowe NATO vrau 500 civilë serbë duke bombarduar Beogradin dhe shkatërrroi Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).
Lowe vazhdon: pas “çlirimit” të Kosovës (thonjëzat janë të Lowe) Kosova dëboi mbi 200 mijë serbë dhe minoritarë të tjerë, vrau qindra.
Në pogromin antiserb të vitit 2004 u përzunë mijëra, u dogjën qindra shtëpi e kisha dhe u vranë dhjetëra njerëz.
Tani Lowe ka nisur të merret me historinë e Ballkanit: në Twitter ajo ka shkruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë daton me shekuj.
Beteja e Kosovës mes serbëve dhe kolonistëve pushtues osmanë u zhvillua më 1389. Andaj t’i quash monumentale përparimet e arritura muajve të fundit është pak, pra Trumpit i qofshim falë.
Ky është postimi i Lowe dhe pikërisht këtë postim e ka shpërndarë Richard Grenelli në profilin e tij në Twitter.
Është manipulim i historisë dhe në këtë manipulim merr pjesë Grenelli bashkë me Lowe. Kjo e fundit për interesa serbomëdha, Grenelli për interesa elektorale dhe urrejtëse kundër demokratëve.
Pra, Kosova tash është vetëm top loje për deformim të historisë. Andaj lejohet çdo gjë.
Edhe rrena se më 1389 shqiptarët nuk kanë ekzistuar fare në Kosovë, edhe sugjerimi perfid se shqiptarët mund të kenë ardhur në Kosovë bashkë me pushtuesit osmanë.
Servilët symbyllur shqiptarë janë të gatshëm t’i brohorasin edhe kësaj propagande, kinse në emër të “proamerikanizmit”. Historianët seriozë e kanë shpjeguar moti se Beteja e Kosovës e vitit 1389 ka qenë një luftë e popujve ballkanikë kundër osmanëve.
Historianët seriozë po ashtu kanë theksuar se më e rëndësishme se beteja e vitit 1389, është Beteja e Dytë e Fushë Kosovës, ajo e vitit 1448, në hungarisht e njohur si “második rigómezei csata”, në turqisht: “İkinci Kosova muharebesi”.
Në atë betejë hungarezët, shqiptarët dhe të tjerët që luftuan kundër osmanëve – nuk u përkrahën nga serbët. Kështu u vulos sundimi osman në Ballkan.
Gjëra të ndërlikuara janë këto për Grenellin, ndërsa për manipulatoren Tiana Lowe dhe për servilët shqiptarë të paaftë të mendojnë me kokën e tyre nuk duhet humbur shumë fjalë. Bota e tyre është tribuna për të bërtitur dhe nxjerrë shkumë për goje.
E vetmja mbrojtje e vertete vjen nga Turqia . Sa me shpejt ta “honepsin” shqipetaret kete fakt aq me mire per ta . Shikojini ngjarjet me realizem . Do kishim qejf te na ndihmonte U.S.A , por nuk ndodh ashtu . Hapni mendjen .
Ne fakt pushtimi Otoman eshte zanafilla e te gjitha te keqijave te shqiptareve.
Ai pushtim na ndau nga Europa kristiane per 500 vjet. E jo vetem ndarje gjeografike, por edhe kulturore.
Per sa kohe ti meshojme teorise tende, ne do perfundojme me keq se Palestina. Lexo pak histori dhe bej krahasimet.
Ndihma e Turqise nuk e ka forcen e ndihmes se Perendimit.
PS : As USA e askush tjeter nuk na ndihmon neqoftese ne nuk jemi si ata, neqoftese ne nuk kemi te njejtin brume. Ne duhet te ishim zgjuar tashma.
Dihet qe nuk ngrihesh dot ne pozicione drejtuese ne politike po nuk ishe servil dhe po nuk ishe i kontrollueshem (domethene me te palara ne dollap me te cilat mund te te bejne shantazh). Nuk i ka qejf njeri njerezit e drejte e me dinjitet se te hapin telashe. Cfare ka ketu per tu habitur? Keshtu funksionojne gjerat ne kete bote.
Me GRENELL PEDEN dhe TRUMPIN ARROGANT DHE PRO-SERB Kosova po humbet gjithnje e me shume.Uroj qe TRUMP te thyej qafen ne nentor se perndryshe pavaresia e Kosoves eshte ne rrezik.Sic duket Grenellit ia kane palluar mire sumen se i pelqen te defreje me serbet dhe tu sherbeje atyre.FUCK THEM.
Lanvdi udheheqsit me te madh dhe me largpames te kombit shqiptar ENVER HOXHES qe mbrojtuen e vendit e mbeshteste te forcat eveta , i futi shqelmin ne byth amerikes e rusis per interesin e kombit , do mbetet atdhetari me i madh ne historin e kti kombi bashk me Skenderbeun. kta bythqiret bythlepires e alabak te politikes sot , qe qien ne byth per ameriken le ti shikojn hajrin amerikes me trampin , pushtat antishqiptar qe nuk njohin atdhe por veç paran , historia kta pisa do ti ver ne shtyllen e turpit , Kosova duhet te bej ushtri te fort ti dali per zot vet vendit vet , ska rrug tjeter.