Greqia dhe Qipro janë ulur në këndin më të keq të tavolinës së vendeve anëtare të BE-së ndërkohë që qeveria qipriote nuk pranoi të nënshkruante masat e sanksioneve kundër presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Nikozia përdori fuqitë e vetos në shenjë proteste për shkak të refuzimit të Komisionit Europian për vendosjen e sanksioneve.
Qipro, nuk duhet harruar, u pushtua Turqia në vitin 1974. Shumë mbeten të indinjuar në lidhje me aneksimin e Krimesë dhe sanksionet janë ende në fuqi kundër Moskës.Për mijëvjeçarë, identiteti i Greqisë nuk bazohet vetëm në territorin e saj por në ishujt e saj. 200 vjet më parë në 1821, ishin grekët e ishullit ata që u ngritën për të kërkuar lirinë dhe pavarësinë nga kolonizuesit e tyre Osmanë.
Tani Presidenti Erdogan në sytë e shumë grekëve dhe qipriotëve dëshiron të rivendosë shkëlqimin e kësaj perandorie. Në një konferencë në Athinë në fillim të këtij muaji, ish-presidenti francez, François Hollande tha se “Sulltani Erdogan” po kërkonte të militarizonte Mesdheun Lindor; kishte shkelur detyrimet e Traktatit të NATO-s duke blerë raketa ruse; kishte burgosur qindra gazetarë dhe kundërshtarë politikë; është i fiksuar me islamizmin, duke promovuar Islamin në Evropë dhe ka shndërruar dy prej katedraleve më të vjetra bizantine në Stamboll në xhami.
Megjithatë Hollande u kundërshtua nga ish-nënkancelari dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Ai ngriti supet dhe i tha Hollande dhe ministrave grekë se nëse Turqia sanksionohej për blerjen e raketave ruse të mbrojtjes ajrore S-400 në shkelje të detyrimeve të Traktatit të NATO-s ose bëhej që të largohej nga NATO, do të bëhej shpejt një fuqi bërthamore.
Ai shtoi se nëse BE solidarizohej me Greqinë dhe merrte ndonjë masë kundër Erdoganit, Europa do të duhej të ndërtonte mure të reja në të gjitha kufijtë e saj duke përfshirë edhe muret e brendshme në vende si Hungaria, pasi Erdogan do të dërgonte një milion ose më shumë refugjatë në BE.
Për Gabriel, problemi kryesor ishte që Shtetet e Bashkuara nuk ishin të gatshme të sanksiononin Turqinë dhe duke pasur parasysh NATO-n e kontrolluar nga SHBA-ja, Turqisë nuk do t’I viheshin kufij në Mesdhe. Për Gabriel, përgjigjja ishte “durimi strategjik”.
Grekët janë më se të zhgënjyerit me këtë politikën e Berlini, megjithëse ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Greqi, John Kittmer, theksoi në një letër për institucionin kryesor të politikës së mbrojtjes në Londër, Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara se grekët duhet të përmirësojnë diplomacinë me vendet anëtare të BE.
Parisi aktualisht është mbështetësi numër një i Greqisë. Kur diskutohej për qeverinë plotësisht të korruptuar greke në vitin 1980, presidenti i atëhershëm francez, Valéry Giscard d’Estaing, u përgjigj me madhështi: “Europa pa Platonin është e paimagjinueshme”.
Britania ishte një nga kombet me helenofile të Europës. Por kryeministri Boris Johnson është krenar për prejardhjen e tij turke nga gjyshi i tij i madh, Kemal Ali dhe që nga Brexit, Mbretëria e Bashkuar nuk është më një lojtar i politikës së jashtme.
Tani është Franca ajo që është balancuesi kryesor i Greqisë edhe pse Ministri Francez i Evropës, Clément Beaune, ka qortuar Qipron për bllokimin e sanksioneve kundër Lukashenko.
Macron dërgoi një fregatë detare franceze për të paralajmëruar Erdogan por BE mund të trajtojë vetëm një problem të politikës së jashtme në të njëjtën kohë dhe tani Bjellorusia merr të gjithë vëmendjen.
Angela Merkel pati një telefonatë me Erdogan dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel këtë javë dhe i tha Erdoganit të hynte në bisedime me Greqinë për të cilat Sulltani pranoi.
Askush nuk mban shumë shpresë për një afrim të ri Turqi-Greqi siç ndodhi gjatë diplomacisë së 1998 të iniciuar nga ministri i jashtëm i atëhershëm i Greqisë, George Papandreou, në 1998. Kjo bëri që Turqia të pranohej si kandidat për në BE. Toni Bler dhe shumë të tjerë mbështetën kthimin e Turqisë në Europë.
Por 20 vjet më vonë Erdogan e ka bërë të qartë se ai nuk ka interes në një Turqi europiane, por dëshiron një Turqi islamike Osmane.(gazetasi)
Nje injorance fund e krye qe BE do ti kushtoj shume kur Kina ta perdori csuus belli te Greqise per i vajtur tek derae shtepisee Filipineve, Malajzise dhe Indonezise.Athere BE e coroditur nuk do te kete asnje argumnet per ta kundershtuar Kinen . Ne 1821 nuk ishin greket e ishujve qe u ngriten kunder osmaneve, por shqiptaret e Hidres dhe Specias.
BE ,e pazonja te mbrojë kufinjtë e saj ,i jep prioritet vetëm interesave ekonomike,por koha e ka treguar që njerëz të kalibrit të erdoganit nuk janë të besueshëm sepse shantazhi dhe intriga janë thellë në DNA e tyre
Nuk besoj se Turqia por edhe Shqiperia r vogël do te pranojnë te mbaje ne qafe tere jeten zgjedhen greke qe europianet e ruset
dy janë problemet e mëdha të Europës në këtë rast: Bomba “Refugjatët” që e ka në dorë ta zbrazë mbi Europë Erdogani dhe shtyrja e Turqisë për ta braktisur NATO-n nëse Franca dhe ndonjë tjetër do mbetej në anën e Greqisë në rast të ndonjë konflikti ( që besoj se do shmanget me ndërhyrjen e mnutës së fundit nga Amerika).
Turqia e larguar nga NATO-ja sikur me të drejtë thuhet në artikull do të përfundonte më shpejt nga sa mendohet në fuqi bërthamore dhe kjo do ta ndryshonte tërësisht gjeopolitikën jo vetëm rajonale. një Turqi e tillë me një ekspanzion ekonomik ku për epokën Erdogan ka arritur të ngritet do përfundonte përditë e më shumë në një perandori nga ku ndarja përëndim lindje nga boshti i dallueshmërisë ideologjike që mbolli lufta e dytë botërore do të kalonte te ndarja përëndim-lindje me theks të rritur fetar. Europa do ta avuante këtë për dekada të tëra në përpjekjen e saj për ta ndryshuar gjendjen me masa kriteresh socializimi të hapsirave armiqësore. Ky rrezik nuk i duhet askujt si aventurë!
Ikni punoni bacen Mos u merrni me gjera qe nuk keni haberin,nuk pushuat se shkruari brockulla as Turqia dhe asnje shtet tjeter nuk ben dot asgje
per burokratet e dhjamosur europiane,por edhe ata boterore,nuk eshte e veshtire per te kuptuar qe shtete si Greqia(apo Shqiperia qofte)nuk kane shume vlere kur vjen puna per te vene ne peshore interesat e tyre ndaj njerit apo tjetrit, apo me konkretisht per te perzgjegjur midis nje shtet qe prodhon suflaqe dhe nje nje tjetri qe ka luatur prej 500 vjetesh guret e diplomacise boterore…
problemi eshte se suflaqexhinjte kujtojne se jane qendra e botes,ngaqe jane mesuar te ketcenojne keta dhjeramanet tane keto 30 vjet..
Per ca greke ishujsh flet gazetari? Ata ishin te gjithe arvanitas.