Aktivistja e “Black Lives Matter” përplas me makinë mbështetësit e Donald Trump

28 Shtator 2020, 10:55Lifestyle TEMA
Aktivistja e “Black Lives Matter” përplas me makinë

Një organizatore e manifestimeve të “Black Lives Matter” është vënë në pranga pasi përplasi me makinë e saj disa mbështetës të presidentit Donald Trump në jug të Kalifornisë, ku për pasojë 2 prej tyre mbetën të plagosur.

40-vjeçarja Tatiana Turner u ndalua disa minuta pas ngjarjes nga policia dhe tashmë ajo akuzohet për sulm dhe tentativë vrasje. Incidenti u regjistruar të shtunën në qytetin Yorba Lina, 50 km larg qendrës së Los Angeles.

Kaosi nisi pasi rreth 250 protestues të “Black Lives Matter” u përballën me disa mbështetës të kreut të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kishin organizuar një manifestime aty pranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje