Kryeministri Edi Rama tha se do të rishikohet taksa progresive, një taksë e vendosur pak vite më parë mbi rrogat e larta.
Sipas tij, kjo bëhet me synim për të lehtësuar barrën e atyre që jetojnë me punë.
“Sa i përket taksës progresive, jemi duke bërë një plan dhe sapo ta kemi gati do ta ndajmë me ju, edhe aty me synimin që të lehtësojmë barrë të atyre që jetojnë me pune, flas për ata që jetojnë me një pagë dhe të rrisin fuqinë blerëse të gjithsecilit, aq sa të jetë e mundur. Me platforma të krijuara dhe të trumbetuara në kushtet kur nuk ke asnjë përgjegjësi, kur nuk mban asnjë përgjegjësi dhe kur e di që shanset që të ta japin atë përgjegjësi janë minimale dhe lëshohet si Sudja dhe Vehbiu dhe kap ça të kapësh, Shqipëria nuk bën përpara. Prandaj, shqiptarët e kanë shumë të qartë”, theksoi ai.
Rama tha se taksat dhe TVSH-ja është hequr për biznesin e vogël. Pas propozimeve të kreut të opozitës për të ndihmuar këtë biznes, Rama tha se këtë nuk e dëgjon shtëpia diskografike e SHQUP-t. Nga Kryeministria, Rama u shpreh se do të mund të aplikojnë sërish edhe ata që nuk kanë përfituar gjatë periudhës së pandemisë.
“Dy fjalë përpara se t’ia kaloj ministres duke qenë se jemi të lidhur me ata që nuk më ndahen mua, bjeri, bjeri se i bie bukur. Dua të jap shumë shpejt dy-tre përgjigje. Dikush që shkruante ekzaktësisht; bjeri, bjeri se i bie bukur por shkollat po bëhen me lekë borxh. Në fakt jo! Asnjë shkollë në zonën e prekur nga tërmeti nuk ndërtohet me lekë borxh. Shkollat ndërtohen me lekët tona të buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër me fondet e Bashkimit Evropian.
Dikush tjetër thotë se jam i pari që humba tre muaj punën dhe nuk mora asgjë nga ky shtet. Megjithatë, nëse ka ende ndonjë që nuk është kujtuar të bëjë në kohë dhe në drejtimin e duhur ankesat dhe përsëri nuk do ta lëmë vetëm. Për sa i përket të kujtuarit që është një lloj kënge nga shtëpia diskografike e SHQUP-t që tani u kujtove të ulësh taksat, në fakt jo ne jemi kujtuar për uljen e taksave në fund të vitit 2013. Kemi premtuar përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël dhe taksimin e ndershëm si alternativë e taksës së sheshtë dhe kemi ulur me paketën e parë fiskale gjysmë për gjysmë taksën e biznesit të vogël. Këtë e dinë ata që merren me biznesin e vogël jo ata të shtëpisë diskografive të SHQUP-t apo ata që e ndjekin Shqipërinë nga larg përmes kanaleve apo porthaleve apo ata që nuk janë të interesuar për të vërtetën. Ulja e tanishme është një fakt i kryer. Premtimin e kemi dhënë më parë, përpara se të vinte karantina e Covid-t që deri në 2029, që nuk do të ketë taksë dhe TVSH për biznesin e vogël. Me gjithë na ra flama si gjithë botës, në korrik e kemi bërë ligj”, u shpreh ai.
Sa kom qesh….vete e vuri, vete e hoqi…..o zot
Njesh!
??
Të vetat i ka ky këto fjalë apo të Ben Hugo Bossit Talent Ahmetaj Nanos..
O artist? TVSH e ka në kurriz ai i fundit në rresht që konsumon produktet (populli dmth)
Po na bëhesh si Enveri e si Saliu tani me leksionet mbi ekonominë..