Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se të gjitha marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen, por jo “në përputhje me rregulloret e Kosovës”, sepse, sipas tij, “nëse gjithçka shikohet në këtë mënyrë, që të jetë në përputhje me rregulloret e Prishtinës ose Beogradit dhe të mos ndryshohet asgjë”, atëherë “është e pamundur të arrihet ndonjë kompromis”.
Vuçiq i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd nëse është sinjal i mirë deklarata e zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, se gjithçka që është nënshkruar më 2013 dhe 2015 duhet të realizohet dhe se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet me rregulloret e Prishtinës.
Vuçiq tha se në Bruksel nuk është biseduar për zbatimin në bazë të rregulloreve, spese në atë rast, negociatat, sipas tij, nuk do të ishin as të nevojshme.
“Kemi negociuar, sepse jo gjithçka është në përputhje me rregulloret. Mesazhet e Prishtinës shpesh nuk janë të qarta për mua, sepse nuk janë racionale”, tha Vuçiq.
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.
Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.
Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Derisa Kosova thotë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e Asociacionit, Serbia insiston që të bisedohet për të.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti të hënën se çështja e Asociacionit është një temë tashmë e mbyllur.
Të hënën, në Bruksel është dashur të mbahet një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh, por është shtyrë, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët evropianë, situatës së krijuar me koronavirus.
Ti mor BASTARD CETNIK nuk zbaton asnje marreveshje as me Shqiperine dhe jo me me Kosoven.Europa KURVE qe te ferkon koken nuk te detyron per kete prandaj dhe brockullat qe thua nuk i beson njeri.Populli shqiptar duhet te bojkotoje produktet serbe nese i ka mbetur pak tru dhe dinjitet.
Vucic me masken e Paqes eshte me i rrezikshem se Milloshevic me fytyren e Luftes.
C’FARE BOJKOTI TI BEJE QEVERIA SHQIPTARE NE LIDHJE ME IMPORTET NGA JUGOSLLAVIJA????????????????????
TE NDALOJE EKSPORTIMIN E ENERGJISE ELEKTRIKE?
APO TE NDALOJE IMPORTIN E MILLIT TE BUKES SE GOJES.DUKE E DITUR SE BASHKE ME MILLIN JANE GJETUR MBRENDA NE THASE EDHE MINJE TE NGORDHUR. PO BERI KETO DY GJERA QEVERIA SHIPTARE , POPULLI NGORDHI PER BUKEN E GOJES.
PASTAJ DO TI LUTET GREKUT PER NJE QESE MIELL,QE PO TE PRETE ME GOJE HAPUR.
NE ATE VENDE KA 30 VJETE QE PUNOHET VETEM PER TE BERE PALLATE E VILA ,ME KETO NDERTESA KANE ZAPTUAR EDHE TOKEN E BUKES.
AI VENDE ESHTE I SHITUR TOTALISHTE.VETEM TURIZMI DHE HIDROCENTRALET MUNDE TA MBAJNE NE KEMBE.TE TJERA PROHIME QE FSHATARET PRODHOJNE HIDHEN NEPER LUMENJE SE NUKE JA VLENE ,C’DO GJE NE ATE VENDE ESHTE IMPORTE .AH SE DESHE HARROVE ,ATJE PRODHOHET EDHE KANABISI ,QE QEVERITARET E THITHIN NGA PAKE TE GJITHE ,SEPSE PA ATE NUKE JANE NORMAL.