Avioni luftarak që tmerroi parizienët

30 Shtator 2020, 22:40Bota TEMA

Një avion luftarak ka bërë me zemër sot parizienët raporton BBC.

Teksa qyteti vijonte jetën normale, sot në qiellin e Parisit është shfaqur një avion luftarak, i cili ka trembur tej mase kryeqytetasit në Francë.

Kjo për dy arsye. Së pari pasi zhurma e tij është tepër e frikshme dhe së dyti vjen një javë pas sulmit me thikë të një personi, ngjarje që u konsiderua akt terrorist.

Më vonë u njoftua se avioni luftarak ishte i Francës dhe kishte për qëllim të ndihmonte dy avionë komercialë, të cilët kishin humbur kontaktet në radio.

Si pasojë e zhurmës së fortë, lojtarët e turneut Grand Slam të tenisit në French Open ndalën lojën dhe panë me habi.

Njoftimi i policisë pas pak ngjarjes sipas AFP-së ishte ky: “Një Rafale, që kishte për synim të ndihmonte një avion që kishte humbur kontaktin në radio, u autorizua të nisej me shpejtësi për të arritur avionin në vështirësi.”

Zhurma e pazakontë dhe tej mase e fortë që lëshon avioni në fjalë vjen për shkak të valëve goditëse që ai lëshon, e ngjashme me shpërthimet ose bubullimat.

1 komente në “Avioni luftarak që tmerroi parizienët”

  1. BBC says:

    Zhurma veçanerisht e forte si shperthim e avioneve gjuajtes gjate fluturimit eshte kur kalohet shpejtesia e zerit apo thene ndryshe muri i zerit o gazetare tranzicioni.
    Si ka mundesi qe ky popull eshte budallepsur kaq shume vetem ne 30 vjet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje