Denoncimi i "çuditshëm" në polici: Adoptova një qen por më iku, kam dhe pasaportë

30 Shtator 2020, 14:24Kronika TEMA

A. K nuk e kishte parë ndonjëherë nga afër derën e policisë.

Por erdhi dita dhe për të që të kërkojë takim për një çështje sipas tij të ngutshme dhe urgjente.

29-vjeçari me arsim të lartë dhe punonjës në call center, i kërkoi policisë numër tre, sipas burimeveqë të vihen në lëvizje dhe t’i gjejnë qenin.

Ai tregoi lidhjen me kafshën shtëpiake, të cilën e përshkroi me detaje që prej ditës së parë që e takoi. 29-vjeçari rrëfen në kallëzimin për humbjen e qenit se në muajin maj ai adoptoi qenin pastor gjerman. “Për qenin disponoj dhe pasaportë”, – deklaron 29-vjeçari.

Mbrëmjen e datës 21 shtator i riu doli xhiro bashkë me qenin. “Gjendesha në Rrugën e Barrikadave, e lëshova qenin me gjithë litar dhe ai kaloi me shpejtësi rrugën. U largua dhe më humbi nga sytë”.

Në kërkesën e tij i riu që u lodh disa ditë duke e kërkuar kafshën por pa rezultat, iu dha për orientim oficerëve të policisë, duke ju treguar edhe pasaportën.(gazetaSI)

1 komente në “Denoncimi i “çuditshëm” në polici: Adoptova një qen por më iku, kam dhe pasaportë”

  1. Qinani says:

    Epo,paska qen qen besnik .se iku ke i zoti.
    Qen per koken e qenit
    Tamam qen mo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje