100 mijë € për ‘kokën’ e dy miqve: I penduari i drejtësisë rrëfen gjithçka mbi vrasjen e dyfishtë në Elbasan, Xhoni Rustën e plagosi në vithe se e parakaloi me “Audi”

1 Tetor 2020, 18:37Kronika TEMA

Erjon Alibej, besohet se ka paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij, Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në 20 dhe 30 korrik në qytetin e Elbasanit.

Një fakt i tillë mbi vlerën e pagesës, ka dalë gjatë dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Euglen Halili, i cili u ka treguar hetuesve se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpuntorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro, për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Regis Runaj, të dy personazhe që njihen në Elbasan, si shpërndarës dhe konsumatorë kokaine, shkruan Shqiptarja.com.

Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Elbasanit nuk ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë, një sasi të tillë eurosh por është e bindur se vrasja e dy të rinjve në Elbasan, është kryer nga vetë shokët e tyre, për qëllime përfitimi.

Dëmshmitari i mbrojtur Euglen Halili, ka treguar se se Erjon Alibej, ndryshe thiret dhe me emrin Agim Shurbi. Ky personazh mësohet se që prej muajit, Maj 2020 është marë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armë e municioneve”, por ccuditërisht gjatë kësaj kohe ka qënë i lirë, mandje duke pasur mundësi dhe të organizojë vrasjet.

Lirimi i tij është kryer nga gjykata e Elbasanit në muajin Shkurt 2020, ndërkohë vetë Alibej alias Agim Shurbi, ishte ndaluar në janar të vitit 2019. Ai ka qëndruar vetëm 1 vit në burg, pasi në 17 shkurt është liruar nga qelia duke u lënë në masën e “arrestit shtëpiak”.

Por kjo masë sigurimi, duket se nuk e ka paguar aspak Erjon Alibej të përfshihet në ngjarjet kriminale, ku së fundmi akuzohet nga prokuroria si financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit (Ilit) me 5 plumba dhe shokut të tij Regis Runaj me 27 goditje thike.

Ndërkohë për ngjarjen që Erjon Alibej alias Agim Shurbi është marë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”, ka ndodhur në vitin 2018 në Elbasan, ku Alibej ka qëlluar plot 3 herë me pistoletë në drejtim të Xhon Rustës.

Rusta është plagosur lehtë me dy plumba në vithe dhe një që e ka prekur në bark. Shkak i kësaj përplasje me armë ka qënë se Xhon Rusta, e ka parakaluar me makinën tip “Audi” Enea Alibej.

Erion Alibej u vu në pranga më 18 shtator. Përveçse ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Alibej dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj Bujar Çelës.

Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej njihet ndryshe edhe si Andrea Alibej apo Erion Dylgjeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje