Nga Dashnor Kaloçi
Publikohet historia e panjohur e familjes Gjeloshi nga Trieshi i Malit të Zi, nëpërmjet dëshmive të rralla të Zef Dod Gjeloshajt, njërit prej pinjollëve të saj, i cili në janarin e vitit 1950, pas konflikteve që familja e tij pati me regjimin titist, ku mbetën të vrarë disa djem të tyre si dhe ngjarjes kur familja Gjeloshi luftoi për disa orë kundra forcave ushtarake serbo-malazeze, pasi nuk pranoi ta dorzonte një oficer serb (nipi i Gjoko Mirashoviç, “Hero i Popujve të Jugosllavisë” që ka dy buste në Mal të Zi), që u kishte kërkuar besë, ai u detyrua dhe u arratis nga Mali i Zi, duke ardhur në Shqipëri, si emigrant politik.
“Stabilizmi” i Zefit në kampin e Llakatundit të Vlorës, ku regjimi komunist i Enver Hoxhës mbante të izoluar rreth 800 shtetas jugosllavë me origjinë shqiptare, të cilët për shkak të politikës diskriminuese të regjimit titist ndaj popullsisë shqiptare që jetonte në trojet e tyre etnike në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe krimeve të Rankoviçit ndaj tyre, ishin arratisur dhe kishin ardhur në Shqipëri.
Emërimi i Zefit si mësues në rrethin e Lushnjes ku në vitin 1951, Ministria e Punëve të Brendëshme e thirri në Tiranë, ku dy oficerët, Petrit Arbana dhe Vilson Pecani që mbulonin emigracionin jugosllav në Shqipëri, e ngarkuan me një mision sekret, duke e dërguar në Jugosllavi së bashku me kolonelin serbo-malazez, Petër Bllazhoviç, i cili kishte braktisur funksionin e Shefit të UDB-së për Malin e Zi dhe kishte dalë në arrati. Çfarë detyrash kreu Zef Gjeloshaj në Jugosllavi, si përfundoi misioni sekret që i’u ngarkua nga Ministria e Brendëshme në Tiranë dhe përse ai u dënua me 15 vjet burg në Shqipëri, duke u akuzuar se me dorën e tij kishte vrarë kolonelin e UDB-së?!
Atë fillim të janarit të vitit 1950, teksa Zef Gjeloshaj nga Trieshi i Malit të Zi i detyruar nga përndjekjet dhe genocidi serbo-malazez, po kalonte kufirin jugosllav për të hyrë në Shqipëri, ai nuk e kishte menduar kurrë se në atdheun amë, për të cilin kishte thurur ato ëndërrat e bukura, do të arrestohej dhe do të dënohej me 15 vite burg politik. Dhe aq më tepër që ai dënim politik i dhënë nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, do të kishte të bënte me një akuzë shumë të rëndë dhe tepër absurde, pasi Zefi akuzohej se: “kishte vrarë me dorën e tij një kolonel të UDB-së jugosllave”!
Pak kohë pasi ishte arratisur nga Jugosllavia dhe kishte ardhur në Shqipëri, me kërkesë nga kuadrot e lartë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, atij i’u ngarkua një mision special. Misioni konsistonte në futjen ilegale, në Mal të Zi të Zefit, së bashku me kolonelin e UDB-së Peter Bllazhoviç, për të kryer disa detyra të veçanta për regjimin komunist të Enver Hoxhës.
Kush ishte Zef Gjeloshaj, cila ishte e kaluara e tij dhe si mundi ai që të arratisej nga Jugosllavia dhe të vinte në Shqipëri në vitin 1950?! Cili ishte koloneli i UDB-së, Peter Bllazhoviç, ku kishte sherbyer ai deri në vitin 1948, dhe përse në atë periudhë ai e kishte braktisur postin e shefit të UDB-së për Titogradin dhe ishte në arrati? Si e mësuan organet e zbulimit shqiptar vëndodhjen e Bllazhoviçit në pyjet e Malit të Zi dhe si arritën agjentët të kontaktonin me të?! Çfarë misioni sekret i ishte ngarkuar Lekoviçit nga Mehmet Shehu dhe përse ai kishte heshtur gjatë takimit me ambasadorin sovjetik në Tiranë? Përse pas daljes nga burgu shteti shqiptar i lejoi të dy kolonelët jugosllavë që të riatdhesohen në Jugosllavi dhe përse Zefi do të fitonte pafajësinë në vitin 1984?
Lidhur me të gjitha këto dhe të tjera ngjarje dhe fakte nga jeta e tij, si dhe historinë e familjes së tij, edhe pse në një moshë të thyer e me një jetë plot peripecira e vuajtje të mëdha, Zef Gjeloshaj i kujtonte me detaje dhe hollësira gjithçka kishte kaluar, duke na i rrëfyer publikisht në këtë intervistë që po publikojmë në disa numra, ekskluzivisht për Memorie.al
Zoti Gjeloshaj, a mund të na thoni më konkretisht, kush ishin njerëzit që hynë në kontakt me kolonelin e Malit të Zi?
Në atë kohë Zbulimi Shqiptar, pra Drejtoria e Sigurimit të Shtetit që operonte jashtë Shqipërisë, dërgoi një grup special për të kontaktuar me kolonelin Bllazhoviç në pyjet e Malit të Zi, ku ai qëndronte në arrati, dhe në krye të atij grupi që u nis nga Tirana, ishte Jole Markoviç, i cili në atë kohë kryente detyrën e kryetarit të Emigracionit J ugosllav në Shqipëri. Një nga arsyet e dërgimit të Markoviçit në krye të grupit, ishte se ai e kishte kunat, kolonelin Bllazhoviç. Pas këtij takimi, u bë e mundur ardhja e tij në Shqipëri, pasi ata e tërhoqën dhe e sollën deri në kufi, e më pas në Tiranë.
Në ç’periudhë erdhi koloneli Bllazhoviç në Tiranë dhe nga kush u prit ai?
Mesa më kujtohet, pasi i’u dorëzua autoriteteve përkatëse të Sigurimit të Shtetit, që kishin dalë ta prisnin në zonën kufitare të Shkodrës, ai u soll me shpejtësi në Tiranë dhe me të kontaktuan autoritetet më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe të Informbyrosë. Aq e rëndësishme u konsiderua ardhja e tij në Tiranë, saqë atë erdhi për ta takuar enkas nga Moska kryetari i Informbyrosë, Judini.
Ku mbahej koloneli Bllazhoviç, gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë dhe si trajtohej ai?
Si fillim desha të them që ardhja e tij në Shqipëri fillimisht u mbajt shumë e fshehtë, sepse për ardhjen e tij, kishin dijeni vetëm krerët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme që mbulonin sektorin e Zbulimit, si dhe disa drejtues të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që merreshin apo mbulonin emigracionin politik jugosllav. Menjëherë pas ardhjes së tij në Tiranë, Bllazhoviçi u sistemua në disa vila të posaçme që ishin nën administrim nga Sigurimi i Shtetit. Atij i bëhej një trajtim special dhe në shumicën e rasteve, koloneli Bllazhoviç shoqërohej nga gjeneral Zoi Themeli, që në atë kohë ishte në detyrën e Shefit të Zbulimit Politik Shqiptar.
Sa kohë u mbajt Bllazhoviçi në Shqipëri dhe çfar i’u kërkua atij nga Zbulimi Politik shqiptar?
Koloneli Bllazhoviç u mbajt deri nga fillimi i shtatorit të vitit 1951, dhe në atë kohë Zbulimi i kërkoi atij që të dërgohej me një mision tepër sekret në Jugosllavi, ndërsa shoqëruesi i tij, do isha unë.
Po përse u zgjodhët pikërisht ju për të shoqëruar kolonelin Bllazhoviç në atë mision sekret në Jugosllavi?!
Po siç thashë dhe pak më lart, një nga arsyet kryesore ishte fakti se unë dija gjuhën dhe vëndet ku do kryhej ai mision.
Kush dhe kur iu thërri për të kryer këtë mision së bashku me kolonelin Bllazhoviç?
Në vitin 1951, teksa unë punoja si mësues në fshatrat e Lushnjes, më njoftuan që të paraqitesha në Ministrinë e Punëve të Brëndshme në Tiranë. Pas njoftimit, unë erdha në Tiranë dhe në ministri, më priti sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Spiro Pano, së bashku me Vilson Pecanin që mbulonte emigracionin në aparatin e Komitetit Qëndror.
Vetëm ata të dy u pritën, apo kishte dhe të tjerë?
Bashkë me ata të dy, ishin prezent dhe disa sovjetikë, që u prezantuan si shokë të Informbyrosë.
Po koloneli Bllazhoviç, ishte aty me ju?
Po, patjetër, bashkë me mua aty ishte dhe koloneli Bllazhoviç, që asokohe ishte një burrë rreth të 60-ve.
Ju e kishit njohur më parë Bllazhoviçin apo e shihnit për herë të parë atë?
Emrin e tij unë e kisha dëgjuar në Mal të Zi, por e pashë për herë të parë aty, dhe m’u duk njeri i mirë.
Si u’a prezantuan juve kolonelin Bllazhoviç?
Spiro Pano dhe Vilson Pecani, pasi më prezantuan sovjetikët e Informbyrosë, më takuan dhe më prezantuan edhe me Bllazhoviçin, duke më thënë, se ai ishte një shok komunist i mirë dhe se luftonte për idealet internacionaliste. Po kështu ata më thanë që ai kishte njohje deri tek autoritetet më të larta në Mal të Zi, madje dhe me Presidentit Federativ të saj, Bllazho Jovanoviçin.
Sa kohë qëndruan në atë zyrë dhe çfar i’u thanë tjetër aty?
Aty qëndrova dy orë dhe pas prezantimit, Spiro dhe Vilsoni më komunikuan detyrën e misionit special, duke qënë dhe shoqëruesi i tij, pasi ai nuk dinte mirë shqip, ndërsa unë zotëroja serbo-kroatishten.
Ku konsistonte ky mision dhe cilat ishin detyrat që i’u dhanë?
Si fillim, më thanë që kryetari i grupit (pasi këtë e quajtën grup), do të ishte Bllazhoviçi, ndërsa unë do të isha nën urdhrat e tij. Një nga detyrat kryesore që na u ngarkua, ishte krijimi i celulave komuniste anti-titiste në Jugosllavi, që do të vepronin nën urdhrat e Informbyrosë. Po kështu një detyrë tjetër që na dhanë, ishte se: nëse ai do të takonte autoritetet e larta të atij vëndi, si ministra apo dhe gjeneralë, madje deri tek Bllazho Jovanoviçi, unë duhet të shkëputesha dhe nuk duhet që t’i dëgjoja bisedat e tyre. Pas kësaj na dhanë një shumë të madhe të hollash dhe na thanë që për çdo gjë, duhet të paguanim me para në dorë, që mos t’u ngelnim borxh fshatarëve serbo-malazezë, që do të na strehonin në male.
Vetëm këto ishin detyrat që i’u ngarkuan për këtë mision sekret?
Po, por përveç këtyre, unë isha i bindur, që kolonelit Bllazhoviç, i kishin dhënë letra dhe mesazhe për t’i dërguar në Jugosllavi, madje dhe nga vetë Enver Hoxha.
A ju kujtohet dhe a mund të na thoni ndonjë gjë më konkrete, në lidhje me detyrat që i’u ngarkuan në atë mision sekret që do kryenit në Jugosllavi?
Një ndër detyrat kryesore që na u dha asokohe, ishte kjo: “Më mirë të miqësoheni me shifrantin e Divizionit Ushtarak të Titogradit, se sa të bëni për vete 40 njerëz të thjeshtë. Aty tek ai duhet të ngulmoni dhe të bëni të pamundurën që të miqësoheni sa më shumë me të”!
Pas këtyre detyrave që u dhanë, çfar ndodhi më pas me ju?
Pasi na dhanë të gjitha porositë specifike dhe këshillat e nevojshme për misionin special sekret që ne do të kryenim në Jugosllavi në kuadër të Informbyrosë, mua dhe kolonelin e UDB-së Bllazhoviç, na mbajtën për afro dy javë nëpër disa vila sekrete në Tiranë, të cilat përdoreshin nga shërbimet sekrete të Zbulimit Shqiptar për nevojat e tyre.
Çfar bëtë gjatë atyre dy javëve që qëndruat në ato ambiente, u ngarkuat me ndonjë përgatitje tjetër në kuadër të misionit që do të kryenit?
Gjatë atyre dy javëve që ne qëndruam në ambientet sekrete të Tiranës, nuk i’u nënshtruam asnjë lloj përgatitje të veçantë. Kjo ishte krejt e panevojshme, sepse ne i kishim shumë të qarta detyrat që do të kryenim dhe ato nuk kishin nevojë për ndonjë përgatitje tjetër. Por gjatë atyre ditëve që qëndruam në Tiranë, na sillnin literaturë nga ato që dërgonte Informbyroja nga Moska, të cilat ishin kundër politikës që po ndiqte regjimi i Titos. Kjo literaturë ishte e përditëshme për ne.
A kishit kontakte me persona të tjerë?
Kishim vazhdimisht kontakte, sepse gjatë gjithë atyre ditëve, kolonelin Bllazhoviç, vinin për ta takuar shumë nga kuadrot e lartë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, si dhe ushtarak madhor të Ministrisë së Brendëshme të Drejtorisë së Zbulimit, me të cilët ai bisedonte gjatë dhe në të gjitha këto biseda unë isha i pranishëm duke kryer rolin e përkthyesit.
Nëse ju kujtohet, çfar bisedohej mes tyre?
Bisedat ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht ishin marëdhëniet ne mes, Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Kjo mbizotëronte në të gjitha bisedat.
Po me persona të tjerë patët kontakte ato ditë?
Më kujtohet se gjatë atyre dy javëve të qëndrimit tonë në vilën sekrete në pritje për t’u nisur në Jugosllavi, vinte shpesh herë një shofer i Ministrisë së Brendëshme, me preteksin se ishte shofer gadishmërie dhe priste shefat e tij. Mua nuk më ishte thënë gjë për misionin e tij, por nuk ishte e vështirë ta kuptoje, që ai kishte një mision nga Zbulimi Shqiptar, për të bërë propagandë pranë kolonelit Bllazhoviç, duke i thënë se: “regjimi titist në Jugosllavi, ishte në gramhat e fundit, ndërsa Shqipëria po përparonte, duke ecur nën mësimet e Moskës dhe Stalinit të madh”!
Kur u nisët nga Tirana për në Jugosllavi dhe si e kaluat kufirin?
Në fillimin e shtatorit të vitit 1951, mua dhe kolonelin Bllazhoviç, na lajmëruan të bëheshim gati se do të udhëtonim natën në drejtim të kufirit me ish Jugosllavinë. Pasi u bëmë gati, duke sistemuar të gjitha materialet që do të na duheshin për misionin tonë, si dhe armatimet përkatëse, na hipën në një “Xhip” të Ministrisë së Brendëshme, ku ndodheshin dhe dy oficer të Zbulimit Shqiptar, e së bashku udhëtuam në drejtim të Shkodrës. Misioni ynë ishte tepër sekret dhe për për këtë as Dega e Punëve të Brendëshme të Shkodrës nuk kishte dijeni. Kjo u duk qartë pasi makina kaloi direkt pa asnjë ndalim, drejt rrugës së Hanit të Hotit dhe ne zbritëm nga makinat, në afërsi të Hanit të Hotit, ku dy oficerët e Zbulimit Shqiptar, na shoqëruan deri në Malin e Greçes, në zonën e Kelmendit, ku ne fjetëm një natë në një vënd sekret, i cili nga larg, ruhej me ushtarë. Të nesërmen, dy oficerët e Zbulimit Shqiptar, na çuan deri në vijën e kufirit, të cilën e kaluam pa ndonjë problem, sepse me porosinë e tyre nga Tirana, kufiri ishte lënë krejt i lirë, pa roje.
Pasi kaluat kufirin, në ç’drejtim udhëtuat dhe cili ishte itinerari juaj në tokën jugosllave?
Sipas detyrave tepër të qarta që na ishin dhënë në Tiranë, qëllimi ynë ishte për të shkuar në drejtim të fshatit Piper, që ndodhej përtej Moraçës dhe rruga që do të bënim ne, ishte nëpër male e pyje të larta, që ishte shumë vështirë që t’i kaloje ditën dhe jo natën, siç ishim të detyruar të udhëtonim ne.
Kur mbërritët atje dhe gjatë rrugës a kishit rrezik për t’u zbuluar nga rojet?
Megjithëse ne ecëm për disa ditë e netë nëpër male dhe pyje, duke shmangur shumë rreziqe dhe në të ftohtin që po bënte megjithëse ishte muaji shtator, nuk mundëm që të arrinim në vëndin e caktuar.
Për çfar arsye nuk mbërritët dot?
Pas një udhëtimi të gjatë me shumë rreziqe, unë me kolonelin e UDB-Së, Peter Bllazhoviç, mbetëm për ditë të tëra në malin e Leva-Reka. Aty u bllokuam keq, kishim mungesë për ujë, se ushqime kishim edhe për disa ditë të tjera. Ramë dakort që unë të zbrisja poshtë në lumin Leva-Reka, për të mbushur ujë dhe pas një rrugëtimi të gjatë, i mbusha paguret në lum, e u ktheva përsëri në vëndin ku e kisha lënë kolonelin. Por për çudi, kolonelin nuk e gjeta më në vëndin e caktuar, aty në shpellën ku e kisha lënë.
Çfar kishte ngjarë?
Nuk e di, unë nuk lash vënd pa kërrkuar, si në shpellë, ashtu dhe jashtë saj, por nuk e gjeta!
Po materialet që kishit marrë me vete, ishin në vendin ku ju po qëndronit, në shpellë?
Aty nuk gjeta asnjë gjë, nuk kishte asnjë shenjë! Ai i kishte marrë me vete të gjitha pajisjet që kishim, si dylbitë, automatikun, bombat e dorës, paratë, e gjithçka tjetër.
Çfar bëtë ju më pas kur nuk e gjetët kolonelin aty?
Pasi nuk e gjeta kolonelin në vëndin që e lashë, u fsheha diku jo shumë larg këtij vëndi, me shpresë se mund të lidhesha përsëri me të. Por ajo pritje ishte e kotë dhe të nesërmen, unë vendosa që të tërhiqesha nga ajo krahinë që nuk e njihja dhe të udhëtoja për në drejtim të territoreve të tjera shqiptare të Malit të Zi, vënde që i njihja mirë. Qëllimi im ishte që të kryeja disa nga detyrat e tjera, që më kishin ngarkuar në Tiranë.
Cilat ishin dhe a i kryet këto detyra?
Ato detyra nuk kishin ndonjë rëndësi të madhe, pasi ishin në plan të dytë, në misionin që na kishin ngarkuar.
Pas kryerjes së tyre, çfar bëtë?
Pasi kreva me sukses një pjesë të detyrave, u nisa për në drejtim të Hanit të Hotit, ku duhet të kaloja kufirin shtetëror për të hyrë në Shqipëri.
Ku dhe si e kaluat kufirin?
Kufirin e kalova në një vënd që na ishte caktuar që në Tiranë, në afërsi të Hanit të Hotit. Aty shkova dhe u dorëzova drejt në postën kufitare, ku sipas porosive që kisha marrë, ju dhashë numërin (kodin) dhe pas kësaj, ata u lidhën me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, për të më dërguar makinën që do të më merrte mua për në Tiranë. Të nesërmen, pasi erdhi makina me dy oficerë të Zbulimit, unë udhëtova bashkë me ta për në Tiranë.
Ku iu dërguan dhe kush ju priti?
Sapo mbërritëm në Tiranë, mua më dërguan menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, ku më priti Vilson Pecani, Petrit Arbana dhe disa oficerë të Sigurimit të Shtetit. Bashkë me ta ishin dhe disa nënpunës të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që mbulonin sektorin e Informbyrosë.
Çfar thanë ata kur ju panë të vetëm, pa kolonelin Bllazhoviç?
Në praninë e të gjithë atyre personave, unë raportova duke treguar me hollësi dhe saktësi të gjithë ngjarjen, si kishte ndodhur, duke filluar që nga hyrja jonë në tokën jugosllave dhe kthimin të vetëm pa kolonelin./Memorie.al
Heroi i famshëm nga Ballkani dhe Lufta e Parë Botërore, gjenerali partizan Djoko Mirasevic, mbajtësi i medaljes Obilic, dy yje të Karadjordj me shpata, Legjioni i Nderit dhe dhjetëra medalje të tjera të larta të merituara në fushën e betejës, përjetoi dhe kaloi një Golgotë të vërtetë dhe tragjedi familjare.
Andrija Mugoša, dëshmoi se si dhe mbi çfarë baze u arrestua Gjenerali Mirašević: “Në hotelin Moskva në Beograd, ne u ulëm Djoko Mirasevic, Vojo Biljanovic dhe një gjeneral Udbe (Malazezi) dhe biseduam. Djoko tha që ne duhet të kishim shkuar në takim Informbiro dhe le të hedhim poshtë akuzat … Pas kësaj bisede, Djoko u arrestua. Unë e thirra Biljanoviçin dhe gjeneralin (Mugosa nuk tregon emrin e gjeneralit) dhe u thashë atyre se njëri nga të tre ne kishim paraqitur një raport te Udba. Edhe pse të dy punuan atje, ata e mohuan që të bënin ”.
Gjenerali, të cilin Mugosa nuk e përmendi me emër (“i cili e dehu Miraseviç me Udba”), ishte malazezi Veljko Micunovic.
Arrestimi i heroit të njohur, rastësisht, u ndoq nga Ljubica, gruaja e Miloš Rašović, i cili po vizitonte Đoko me gruan e kirurgut të famshëm Jugosllav Dr. Ljubo Rašović.
“Diku pasdite, kujtoi Ljubica, agjentët e Udba hynë papritmas në shtëpi, u hodhën te Djoko, e shtynë me forcë në një dhomë dhe e lidhën. Ne të dy as nuk na lejohej të lëviznim. Ata na mbajtën atje deri të nesërmen, kur na çuan në burg. Ata më morën në pyetje për t’i treguar se me kë takohej Djoko dhe për çfarë po fliste. Kur u bindën se nuk dija asgjë për këtë, më lanë të shkoj. Gruaja e Ljubos u mbajt në burg për një javë sepse ajo ishte anëtare e CPY “.
Pas kthimit nga Goli Otok, Gjenerali Mirašević punoi në ndërtesa. Andrija Mugoša u sugjeroi Đoko Pajković dhe Veljko Vlahović të vizitonin mikun e tyre të luftës. Veljko refuzoi me vendosmëri, pasi ishte i bindur se Djoko po përgatitej vërtet për të vrarë Titon.
Golgota e familjes Mirasevic nga Doljan nuk e anashkaloi vëllanë e Djoko, Nikolla Niko, një oficer, apo djalin e tij Radomir, një major aviacioni, i cili, duke parë se çfarë duket gjithçka dhe sa vuajnë komunistët dhe revolucionarët e respektuar para drejtësisë së Zotit, vendos të ikë në Shqipëri. Marrëdhënia e tij ishte kumbari dhe shoku i tij Doda šeljošević, djali i të cilit Zef kishte ikur tashmë atje.
Duke arritur përmes Kuçës dhe Malesisë në shtëpinë e kumbarit në fshatin Nikmaraç, Radomir nuk kishte asnjë ide se spiunët dhe spiunët po ndiqnin gjurmët e tij dhe e raportonin atë te Udba. Kur agjentët i rrethuan gjatë natës, ata nuk donin të dorëzoheshin. Radomir Mirašević dhe Dodo Đelošević u qëlluan pa mëshirë. Po atë mbrëmje, djali i Dodos, Nos u arrestua dhe u dëbua në Goli Otok. Babai fatkeq Niko u end nëpër shtigjet e Kučka dhe Bratožić dhe kërkoi djalin e tij. Spiunët dhe spiunët e ndoqën nga afër, duke informuar Udbën, i cili e zuri pritën në kanionin e lumit të Vogël. Ata thonë se nuk donin ta vrisnin me një plumb, por e rrëzuan, poshtë një shkëmbi, në mënyrë që të dilte se ai kishte rrëshqitur vetë.
(VAZHDON)
Envoyer des commentaires
Historique
Enregistré
Nuk e njoh heroin per duket si puro shqiptar, Djoko Miraseviq a duhet te jete Gjok Mirashi ?!!
Kur ka ndodhur ngjarja ne fjale (rrethimi shtepise dhe vrasjet e dy informbyristeve) Zefi ka qene ne shqiperi i arratisur me pare , nuk ka qene prezent dmth deshmitar ……shkruani ngjarjet siç jane . Une jam vete me origjine nga Doljan (fshat ne Mal te Zi dhe im ate eshte emigranti i pare i ardhur nga Mali i Zi ne shqiperi ne 1948 dhe shume e shume historira te tjera qe po i rezervoj dhe do shoh se ku do te arrije Kaqoli Dashnor me “legjendat” e tija . SI NISI NGJARJA : Heroi i famshëm nga Ballkani dhe Lufta e Parë Botërore, gjenerali partizan Djoko Mirasevic, mbajtësi i medaljes Obilic, dy yje të Karadjordj me shpata, Legjioni i Nderit dhe dhjetëra medalje të tjera të larta të merituara në fushën e betejës, përjetoi dhe kaloi një Golgotë të vërtetë dhe tragjedi familjare.
Andrija Mugoša, dëshmoi se si dhe mbi çfarë baze u arrestua Gjenerali Mirašević: “Në hotelin Moskva në Beograd, ne u ulëm Djoko Mirasevic, Vojo Biljanovic dhe një gjeneral Udbe (Malazezi) dhe biseduam. Djoko tha që ne duhet të kishim shkuar në takim Informbiro dhe le të hedhim poshtë akuzat … Pas kësaj bisede, Djoko u arrestua. Unë e thirra Biljanoviçin dhe gjeneralin (Mugosa nuk tregon emrin e gjeneralit) dhe u thashë atyre se njëri nga të tre ne kishim paraqitur një raport te Udba. Edhe pse të dy punuan atje, ata e mohuan që të bënin ”.
Gjenerali, të cilin Mugosa nuk e përmendi me emër (“i cili e dehu Miraseviç me Udba”), ishte malazezi Veljko Micunovic.
Arrestimi i heroit të njohur, rastësisht, u ndoq nga Ljubica, gruaja e Miloš Rašović, i cili po vizitonte Đoko me gruan e kirurgut të famshëm Jugosllav Dr. Ljubo Rašović.
“Diku pasdite, kujtoi Ljubica, agjentët e Udba hynë papritmas në shtëpi, u hodhën te Djoko, e shtynë me forcë në një dhomë dhe e lidhën. Ne të dy as nuk na lejohej të lëviznim. Ata na mbajtën atje deri të nesërmen, kur na çuan në burg. Ata më morën në pyetje për t’i treguar se me kë takohej Djoko dhe për çfarë po fliste. Kur u bindën se nuk dija asgjë për këtë, më lanë të shkoj. Gruaja e Ljubos u mbajt në burg për një javë sepse ajo ishte anëtare e CPY “.
Pas kthimit nga Goli Otok, Gjenerali Mirašević punoi në ndërtesa. Andrija Mugoša u sugjeroi Đoko Pajković dhe Veljko Vlahović të vizitonin mikun e tyre të luftës. Veljko refuzoi me vendosmëri, pasi ishte i bindur se Djoko po përgatitej vërtet për të vrarë Titon.
Golgota e familjes Mirasevic nga Doljan nuk e anashkaloi vëllanë e Djoko, Nikolla Niko, një oficer, apo djalin e tij Radomir, një major aviacioni, i cili, duke parë se çfarë duket gjithçka dhe sa vuajnë komunistët dhe revolucionarët e respektuar para drejtësisë së Zotit, vendos të ikë në Shqipëri. Marrëdhënia e tij ishte kumbari dhe shoku i tij Doda šeljošević, djali i të cilit Zef kishte ikur tashmë atje.
Duke arritur përmes Kuçës dhe Malesisë në shtëpinë e kumbarit në fshatin Nikmaraç, Radomir nuk kishte asnjë ide se spiunët dhe spiunët po ndiqnin gjurmët e tij dhe e raportonin atë te Udba. Kur agjentët i rrethuan gjatë natës, ata nuk donin të dorëzoheshin. Radomir Mirašević dhe Dodo Đelošević u qëlluan pa mëshirë. Po atë mbrëmje, djali i Dodos, Nos u arrestua dhe u dëbua në Goli Otok. Babai fatkeq Niko u end nëpër shtigjet e Kučka dhe Bratožić dhe kërkoi djalin e tij. Spiunët dhe spiunët e ndoqën nga afër, duke informuar Udbën, i cili e zuri pritën në kanionin e lumit të Vogël. Ata thonë se nuk donin ta vrisnin me një plumb, por e rrëzuan, poshtë një shkëmbi, në mënyrë që të dilte se ai kishte rrëshqitur vetë.
(VAZHDON)
Envoyer des commentaires
Historique
Enregistré
Mjaft interesant më duket ,me sa di unë gjërat e tilla fillohen në pranver ose verë e jo në vjeshtë. Ushqime kishim mjaftueshëm,po sa kg duhet pasur te dyt dhe qfar ushqimi kishte ne atë kohë për të qendruar gjat pa u pfishur?.Kjo diq nuk shkon.