Ish-bashkëshorti i aktores së njohur Naya Rivera, që u mbyt tragjikisht pak kohë më parë, iu është përgjigjur thashethemeve që qarkullojnë kohët e fundit, sipas të cilave, ai dhe motra e Naya-s po jetojnë një romancë së bashku.
Në fillim të kësaj jave, Daily Mail publikoi foto të aktorit Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera, ku dukeshin me “duar të bashkuara” pas kishin bërë shopping, duke shtuar se me shumë shanse, dyshja janë zhvendosur në një apartament të ri.
“Thuhet se shkëndija mes tyre filloi teksa mbështesnin njëri- tjetrin dhe vogëlushin e të ndjerës, pas vdekjes së saj në korrik”, shkruante Daily Mail.
Aktorja e “Glee” u gjend e vdekur disa orë pasi kishte dalë të lundronte me një varkë bashkë me të birin.
E para që i hodhi poshtë të tilla zëra ishte motra e Naya-s, duke thënë se shqetësimi i vetëm për ta është vogëlushi dhe se s’ka asnjë rëndësi si mund të duken gjërat nga jashtë.
“S’e besoj dot që kjo është jeta e vërtet dhe mua më duhet të sqaroj këto gjëra që s’kanë kuptim.
S’i kisha parë lajmet apo portalet në rrjete sociale që prej korrikut.
Nuk para komentoj gjëra të tilla sepse e di si funksionon, por kjo mori vëmendjen time sepse ka shumë njerëz që mund të thonë shumë gjëra dhe krijojnë opinione në një situatë familjare kaq tragjike”- u shpreh përmes një videoje ish-partneri i Naya-s, duke shtuar se sa e vështirë ka qenë t’i shpjegojë djalit të tij 5-vjeçar vdekjen e të ëmës.
Ryan tha se ishte kërkesa e të birit që tezja e tij të jetonte me ta, pasi ajo është “gjëja më e afërt me të ëmën tani”.
“Një duartrokitje për The Sun dhe Daily Mail dhe gjithë tabloidet e tjera që trillojnë histori të tilla fallco dhe flasin për një lidhje që nuk ekziston.
Sikur të isha i shqetësuar vërtet për një lidhje dhe të mos mendoja për gjithë atë çfarë ndodhi dhe çfarë po jetoj çdo ditë”- përfundon ai.
Megjithatë, tabloidet vazhdojnë të këmbëngulin se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt, dhe pas historisë tragjike, është duke lindur një romancë e re.
(TemA)
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera te kapur per dore
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera
Ryan Dorsey me ish-gruan e ndjere, Naya Rivera
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera, poshte Naya Rivera
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera duke dale nga shtepia
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera duke dale nga shtepia
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera
Ryan Dorsey me ish-gruan e ndjere, Naya Rivera
lerini ore njerzit te qihen rehat nuk shikoni ca kohe ka ardhur
po kujt i hyn ne pune ky shembull , se me ke fleh ky hallexhi, mir gomari qe ka ngordhur por ste lene as mizat, edhe nese bashkejeton me motren e gruas nuk eshte ndonje lajm qe te na habit apo ndonje kurjozitet, edhe nese martohet ku eshte problemi ketu, kjo eshte zgjithja me e bukur per femijen qe ta rrisi babai me tezen se sa babai me kurvat e rrugeve qe ju marrin pasurin dhe i trajtojne femijen keq e me keq, se nje femer e mire merr shokun e vet jo burre me femij , por femrat sot jane bere materjaliste marrin pasurin dhe pastaj thone dil perjashta se po me dhunon, bravo mor aktor ke bere zgjidhjen me te mire dhe te zgjuar per femijen tend dhe per pasurin tende
Ore gazetare , aman mos u beni si gazetaret e Aldos qe vetem gazetar nuk jane se na e shpifet. Duke mos qene gazetar te shkolluar per kete pune beni qe edhe ata qe jane te shkolluar te futen ne nje thes me ju.O gazeta tema ju lutem mos lejoni komente me fjale te pista .Faleminderit
po kujt i hyn ne pune ky shembull , se me ke fleh ky hallexhi, mir gomari qe ka ngordhur por ste lene as mizat, edhe nese bashkejeton me motren e gruas nuk eshte ndonje lajm qe te na habit apo ndonje kurjozitet, edhe nese martohet ku eshte problemi ketu, kjo eshte zgjithja me e bukur per femijen qe ta rrisi babai me tezen se sa babai me kurvat e rrugeve qe ju marrin pasurin dhe i trajtojne femijen keq e me keq, se nje femer e mire merr shokun e vet jo burre me femij , por femrat sot jane bere materjaliste marrin pasurin dhe pastaj thone dil perjashta se po me dhunon, bravo mor aktor ke bere zgjidhjen me te mire dhe te zgjuar per femijen tend dhe per pasurin tende
Shikoni kete ju , ku ne fund te fundit eshte i huaj , ka koncepte te gjera , gruaja i vdiq , me pak fjale ka nje preteks , dhe nuk shikoni kuqalin, ate barbunin e PD -se qe palloi vjeren , njeriu me i pamoralshem , tani me duket se ja vershellen dhe Doris Pack ……
Cjane keto thashetheme te pabaza, nga fotot duket qarte qe jane njerez esnafe.