Nga Adriatik Doçi
Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia ditën që Komisioni i Vetingut ka vendosur përfundimin e hetimeve për pasurinë përrallore të gjyqtarit, duke mos u ndalur në dy kriteret e tjera, pasi gjetjet rreth pasurisë ishin të mjaftueshme për të vendosur për fatin e ‘fenomenit’ Gjoni. Në datën 17 korrik 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të mbyllë hetimet 17-mujore për pasurinë e Gjin Gjonit, ndërsa ky i fundit, po atë ditë, i ka paraqitur dorëheqjen Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nuk dihet ende se çfarë përmban dosja Vetingut për pasurinë e Gjin Gjonit, por gjyqtari është kallëzuar në vitin 2014 për pastrim parash, fshehje dhe mashtrim me pasurinë, në një vlerë mbi 2 milionë euro.
Gjin Gjoni e mbuloi dorëheqjen e tij nga frika e Vetingut dhe pamundësia për të justifikuar pasurinë me dy alibi. Fillimisht tha se Vetingu ishte politik dhe i njëanshëm, se ishte shpallur armik i partisë etj. Më vonë, përmes një tjetër kërkese drejtuar KLGJ, Gjin Gjoni pretendon se dha dorëheqjen pasi ishte propozuar nga Partia Demokratike si kandidat për deputet. Por, ky dokument i siguruar nga Shqiptarja.com, hedh poshtë të dyja alibitë. Pas mbylljes së hetimeve, Komisioni Vetingut, në 20 korrik 2020, ka njoftuar Gjin Gjonin për mes e-mailit për mbylljen e hetimeve dhe se kishte të drejtën të provonte të kundërtën rezultateve të hetimit për pasurinë.
Në datën 27 korrik 2020, Gjin Gjoni ka tërhequr një kopje të dosjes së pasurisë dhe ka kërkuar kohë deri në 10 gusht 2020 për paraqitjen e shpjegimeve. Trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia e kanë pranuar këtë kërkesë të gjyqtarit. Ndërkohë që Komisioni ishte në pritje të prapësimeve të rezultateve të hetimit nga Gjin Gjoni, në 30 korrik 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar KPK se ka vendosur miratimin e dorëheqjes së gjyqtarit po atë ditë, pra në 30 korrik 2020. Edhe pse nuk ishte më gjyqtar, Gjin Gjoni, në datat 10, 12 dhe 13 gusht 2020, Gjin Gjoni i ka nisur me e-mail shpjegimet e tij për pasurinë, shpjegime të cilat tashmë ishin nul.
Nga ana tjetër, edhe pse Gjin Gjoni kishte dhënë dorëheqjen, Komisioni i Vetingut e ftoi atë në 22 shator 2020, të paraqitej në seancë dëgjimore dhe të deklaronte publikisht dorëheqjen. Por, Gjin Gjoni i ka nisur një e-mail Komisionit të Vetingut, ku shkruante se “Që nga data 31.7.2020 nuk jam më në sistemin e drejtësisë dhe si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë me një vendim të KLGj-së, i cili nuk është ankimuar. Ligji dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka dhënë në mënyrë taksative mënyrën si vepron KPK-ja në këto raste”.
Në këto rrethana, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, në datën 30 shtator 2020, ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut si dhe të përjashtojë Gjin Gjonin për 15 vite nga drejtësia. Me këtë vendim, Komisioni i Vetingut ka dhënë fund karrierës 27-vjeçare të Gjin Gjonit, një prej gjyqtarëve më të lakuar për pasuri të dyshimtë dhe vendime të shumëdebatuara të drejtësisë shqiptare.
Dy versionet e Gjin Gjonit për dorëheqjen
1. Përgjatë 27 viteve i kam shërbyer me devotshmëri vetëm kushtetutës dhe ligjit. Kam ditur t’i qëndroj me profesionalizëm presionit. Prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps. Lëvizjet dhe sita e vettingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës, nëse firmos dhe vulos pa menduar, nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë. Për 7 vite me radhë i jam nënshtruar sulmeve politike nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv. E vetmja mënyrë që ka mbetur për t’i shërbyer publikut është që të dorëhiqem duke mos lënë padrejtësinë që të marrë përpara këdo vetëm nga frika e ‘pushkatimit pa gjyq’. Trupa që më gjykon mua dhe kolegët e mi, është në nivel që lë për të dëshiruar, 80% kanë qenë nëpunës të kësaj administrate”.
2. Marçela Shehu: “Pranë KLGJ, në datë 20.07.2019 është depozituar një kërkesë nga gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë z. Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Ndërkohë, më datë 23.07.2020, pranë Këshillit është depozituar një kërkesë tjetër nga Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar se dorëheqja e tij nga statusi i magjistratit të shqyrtohet dhe të jepet me efektet e menjëhershme… Si motiv të dorëheqjes së tij, z, Gjin Gjoni ka parashtruar faktin se nga ana e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike Lezhë dhe njëkohësisht të Partisë Demokratike Tiranë, është propozuar për të qenë kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme politike në Qarkun e Lezhës. Në këto kushte ai ka kërkuar shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së parevokueshme me efekt të menjëhershëm”.
Pasuria e Gjin Gjonit
Gjin Gjoni është një ndër gjyqtarët më të pasur të drejtësisë shqiptare, ndonëse kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2003, rezultonte i pastrehë. 9 vjet më pas, në vitin 2012, ka deklaruar bashkë me bashkëshorten Elona Çaushi, blerjen e një rezidence me vlerë 700 mijë euro si dhe një dyqan me vlerë 150 mijë euro. Në vitin 2010 kanë deklaruar makinë 62 000 euro. Në vitin 2011, deklarojnë blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 53 200 000 lekë ose rreth 500 mijë USD etj. Gjin Gjoni ka deklaruar se pasuria e tij buron nga bashkëshortja, Elona Çaushi, pasi është e pasur. Por, në vitin 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i kallëzoi penalisht Gjin Gjonin dhe Elona Çaushit, me pretendimin se deri në atë kohë ata nuk justifikonin një pasuri me vlerë 2.4 milionë euro, ndërsa i akuzoi për falsifikim dokumentesh, pastrim parash, mashtrim me pasurinë etj.
Karriera e Gjin Gjonit
Gjin Gjoni është arsimuar fillimisht në Universitetin Bujqësor i Tiranës, fakt të cilin është kujdesur për ta fshehur gjithmonë. Në vitin 1993 ka filluar punë si ndihmës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa kryer arsimin përkatës, por me kursin e famshëm të ‘Plepave’ në Durrës. Edhe kursin Gjin Gjoni e ka fshehur me kujdes. Por, misteri më i madh me arsimimin e Gjin Gjonit lidhet me kryerjen e fakultetit. Gjin Gjoni ka deklaruar se ka bërë vetëm një vit shkollë të lartë për jurist, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4-vjet, gjithnjë nëse merr numrin e provimeve të domosdoshme. Në maj të 2013, Gjin Gjoni u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u detyrua të publikonte CV-në. Në CV shkruan se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994. Dhe çudia vazhdon. Pas ‘diplomimit’ për një vit, Gjin Gjoni kryen edhe një master në “E drejta e Biznesi Evropian”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 2010-2011. Edhe sot e kësaj dite, Gjin Gjoni nuk e ka sqaruar publikuan se si ka mundësi që është ‘diplomuar’ për një vit.
Mungesa e një arsimimi të besueshëm nuk e ka penguar Gjin Gjonin të bëjë një karrierë të shkëlqyer në drejtësinë shqiptare. Në vitin 1994 nga ndihmës gjyqtar bëhet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2009, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2013 zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra bëhet pjesë e qeverisjes së drejtësisë. Po në vitin 2013, ishte zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Në vitin 2015, Gjin Gjoni zgjidhet president i Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit. Në vitin 2016 zgjidhet përmes një shorti të dyshimtë anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Në vitin 1996-1997 Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë dhe në vitet 1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera.(Shqiptarja.com)
????
Po pra por kur do ja merrni leket ketij robqirit?
Apo vetem gam gam.
keta moterqirat vertet bejne gam gam… ky rrobqiri duhet te ishte pas hekurave
Po leket qe Ka vjedhur do t,I haje sagari?!
Po me pasurine e vendesur keshtu cfare ben SPAk?. Cfare i duhet atij me drejtesia lek ka marr boll,kur do ti sekuestrohen pasurite kjo i intereson popullit
Nuk ka sekuestro se hapet loja pastaj per te gjithe, edhe per Politikanet qe i bie eshte Sporte i rende.
Rama na ka zhgejy me shume gjera ,por kur thoshte me mire pa Gjykates e Prokurore se me kete nivele Alabakesh me Kurse Plepash qe kontrollonin Drejtesin dhe Mbanin postet me te larta ne Drejtesi ,kishte 100% te drejte. Cfar demi i kane bere keta rq Shqiperise kushe e di sa vite duhen qe ta marrim veten.
Si mund të arrij një maskara i tillë me vetëm 1 vit shkollë të jetë gjykatës. Ky shkërdhat e drejtësis shqiptare duhet të paguaj deri në një të gjitha padrejtësit që ka bërë.
Vetem ne shqiperi ndodh kur nje drejtues i larte i shtetit, vjedh aq sa te rroje pesedhjete vjet te tjera, ose jep doreheqjen ose e pushojne dhe kaq. Tjetri ven pasuri ne kurriz te drejtesise te nje fakiri fukara, ku i ka rivrare per se dyti me vendimet qe jipte ky bastard dhe shum gjyqetare e gjyqetare qe bashkepunonin ne gjykaten e apelit. Nuk kund ta kuotoj kush ne bote se si vetem mun te pezullohet pa u çuar dhe ky i pandehur per pasurine e vene ne menyre te pa ligjeshme, si rrjedhoje e ardhur kjo pasuri nga lirimet e shum vrasesve qe i vrafshin keta ndyresira.
Ky eshte dhenderi i ” socialistit ” FATOS PIONIER TARIFA….
Ore ini nè terezi ju te qeverris apo jo , si e kini lejuar tè iki nè shtepi me dy _ tre milion € te vjedhura.
Prokuroria dhe gjykata duhet te bejne punen e tyre si qytetar administrator qe ka qene. Parate e vjedhura duhet te sekuestrohen dhe Gjini duhet te beje burgun; tjeter eshte perjashtimi qe i kane bere. KJo eshte drejtesia
Ngreje gurin e pendeses Gjin.
More po si e nxirni ne gazete kete maskara malok,kete hajdut te ndyre pa shkolle qe Ilir Floriri i dha dhe leje barre.Gjin Gjoni i plepave te Sali Kermes duhet ti merret pasurija e vjedhuur dhe te dergohet per te jetuar bashke me gruan hajdute ne Rech(burg),SPAK-u dhe BKH-it te mos tremben nga keto plehra por te hidhen ne AKTIVITET simbas funksionit ORGANIK.Masori Boston
Ghin Gjoni pranoi te marre nje ordinere qe bashkejetoi me #babain e vet#, ia vodhi pasurine dhe me Ghin Gjonin e certifikoi vjedhjen dhe e uzurpoi, Ghin Gjoni e ka siguruar jeten e vet dhe te 7 pale brezave, vetem ambasada e Kuvaitit i jep 10 mije euro ne muaj, shifni hallet e juaja dhe mos u merrni me horra dhe me kurva sepse ato e kane rregullluar jeten e tyre, Shpetim Caushi ka qene fytyra me e zeze ne trupin diplomatik shqiptar qe e shfrytezoi ate post vetem per nje te ardhme me te sigurte, e coi te bijen tek shoku i tij qe te bashkejetonte megjithese se kishte nje diference prej 30 vjetesh, degjenerim qe asnjehere nuk eshte pare ne trupin dipllomatik ne Gjermani
Tamam,kjo i inereson popullit,kure do t’i sekuestrohen parat e vjedhura dhe t’i kalojn arkes se shtetit qe Gjin Gjoni ka vene pasuri perrallore.Madje karshilleku me i medh i behet popullit si per inat,Pd-ke e shpall kandidate per deputet ne 25 2021.Turp.
Me perhashtimin ai ate kerkon qe te shpetoje ngaspaku merreni dhe pkaseni brena se ai ka vjedh miliiona ewro me vendime te korrptuara ky te meret i pandehur dhe ti meren parat e te mos dale nga burgu SPAK ku je?
Gjin Gjoni eshte yll para disa kuadrove te PD dhe LSI qe pa mbaruar shkollen e mesme , rezultojne te diplomuar neper universitete.
Eh kete brum prodhoje epoka e cjapit te tropojes.
E na dalin e pellasin se qeveria me Edi Ramen synojne te zen drejtesine…, Ka akoma shume Gjin Gjona ne drejtsi. S’mbaron davaja vetem me Gjin Leshin se ka dhe shume te tjer qe fshihen si minj haleje neper skuthat e drejtesise. Pa u zhdukur keta plehra, qe e zhvaten popullin dhe kan ven pasurin me gjakun e njerzve qe i mashtruan dhe shfrytzuan… Jo vetem te hiqen por the t’u merren pasurit qe kan ven. Atehere behet drejtesia. Te gjithe Gjin Gjonat e Plepave duhen shporrur nga drejtsia sa me par.
MOSE ESHTE I BIRI I XHELIL GJONIT .PASTAJ THONE SE PEDIA ESHTE PARTI DEMOKRATIKE ,SEPSE I MUNGONTE VETEM KY KOMUNISTE.
KY NJERI KA MARRE GJYSMEN E TOKAVE TE SHQIPRISE DHE AIROPORTIN E TIRONES.
PERSE OFL ,QE ME DUKET SI NJE ORGANIZATE TERRORRISTE ME KETE EMER ,NUKE I SEKUESTRON TE GJITHA PASURITE QE KA????? LERE PASTAJ PARATE E THATA. BKH , APO SPAKU DUHET TA FILLOI HETIMIN TEKE PRESIDENTI ,DHE TE VAZHDOJE ME ANTARET E KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE KU BENTE PJESE EDHE KY ZOTRIA .MERRUNI NE FILLIM ME TE GJALLET ,PASTAJ ME TE VDEKURIT.